
Jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliaj, avokati Artan Gjermeni.
Dorëheqja vjen pas rrëzimit të kërkesës së avokatit nga gjykata që Veliaj të njihet me aktet e dosjes.
Seanca paraprake që do të mbahej sot në GJKKO ndaj Erion Veliaj është shtyrë për datën 5 janar.
Veliaj kërkoi heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes në një formë të aksesueshme, si dhe shtyrjen e procedurës deri në garantimin e këtyre të drejtave.