Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Balla në aktivitetin e Fondacionit Sapienza: Italia, mbështetësi kryesor i rrugës së Shqipërisë drejt BE-së

Lajme E premte, 24 Tetor 2025 19:18
Balla në aktivitetin e Fondacionit Sapienza: Italia, mbështetësi kryesor i rrugës së Shqipërisë drejt BE-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla mori pjesë në konferencën me temë “Të drejtat e pakicave etniko-gjuhësore, me veçanti ndaj asaj italo-shqiptare”, qe u zhvillua në Romë nga Fondacioni i Sapienza për kujtesën e konstitucionalistit të madh, arbëreshit Constantino Mortati.

Në fjalën e tij në nder të figurës së konstitucionalistit të madh arbëresh, Constantino Mortati Balla theksoi Arbëreshët, me historinë e tyre shekullore, janë rrënja më e lashtë e kësaj lidhjeje. Ata kanë mbajtur të gjallë gjuhën dhe traditën shqiptare dhe kanë ditur gjithashtu të bëhen pjesë integrale e kulturës italiane. Sipas Ballës marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë përfaqësojnë një shembull unik të miqësisë, bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë në hapësirën evropiane dhe mesdhetare.

“Sot, në një fazë të re të transformimit dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian, mund të themi se Italia mbetet aleati ynë më i madh dhe bashkëbiseduesi ynë strategjik natyral një vend që ka besuar, përpara të tjerëve, në të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues me Bashkimin Evropian dhe po vazhdon një proces reformash të thella në drejtësi, administratë publike dhe digjitalizim. Këto arritje janë gjithashtu fryt i bashkëpunimit, miqësisë dhe mbështetjes italiane, që na shoqërojnë me besnikëri dhe besim’, shtoi Balla.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më tej gjatë fjalës së tij, Balla vlerësoi komunitetin arbëresh si një urë historike që lidh dy popujt: “Tema e kësaj dite të drejtat e pakicave etniko-gjuhësore, me veçanti ndaj asaj italo-shqiptare na fton të reflektojmë mbi vlerën e diversitetit si pasuri e përbashkët dhe si themel i shoqërive të lira dhe pluraliste. Komuniteti arbëresh, i pranishëm në Itali prej më shumë se pesë shekujsh, përfaqëson një shembull unik se si identiteti mund të mbijetojë në kohë pa u kthyer kurrë në mbyllje në vetvete. Arbëreshët kanë ruajtur gjuhën, besimin, traditat dhe kujtesën e origjinës, duke kontribuar njëkohësisht në mënyrë të çmuar në kulturën dhe jetën qytetare italiane. Ne e mirëpresim me vlerësim të lartë politikën italiane për mbrojtjen gjuhësore dhe kulturore të komuniteteve arbëreshe dhe nismën “Moti i Madh”, të paraqitur në UNESCO si pasuri jomateriale e njerëzimit — një njohje që u përket të dy popujve tanë’, tha Balla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke u ndalur më gjerësisht te diaspora moderne shqiptare, emigrantët e pas ’90-ës, Balla u shpreh se shumë prej tyre janë tashmë qytetarë italianë, por vazhdojnë të ruajnë një lidhje emocionale dhe kulturore me atdheun e tyre, duke u bërë ambasadorë natyralë të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy kombeve tona. “Sot diaspora shqiptare në Itali përfaqëson një nga komunitetet më dinamike dhe më vitale të vendit. Me kontributin e saj në botën e sipërmarrjes, të shëndetësisë, ndërtimit, kulturës dhe sportit, komuniteti ynë merr pjesë në mënyrë të prekshme në rritjen ekonomike e shoqërore të Italisë, duke forcuar njëkohësisht imazhin e një Shqipërie moderne, punëtore dhe thellësisht evropiane”, tha Balla.

Mund t'ju interesojë

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filo...

Para 4 orësh
Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 5 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 5 orësh

Në konferencën e organizuar nga Universiteti La Sapienza për nder të juristit dhe konstitucionalistit arbëresh Costantino Mortati, trashëgimia juridike dhe morale e të cilit vazhdon të udhëheqë jetën demokratike të Europës, Balla u shpreh se të kujtosh Costantino Mortatin do të thotë të rikonfirmosh rëndësinë e Kushtetutës si garanci e të drejtave dhe lirive, por edhe si mjet uniteti në diversitet.

Etiketat e lidhura

Ballaitalia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.