Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:45 Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik… Edi  Rama shkruan në postimin e darkës në facebook: “Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha nga Selenica: E keqja, korrupsioni, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Ne do dalim të gjithë të votojmë dhe të sjellim ndryshimin

Lajme E mërkurë, 21 Prill 2021 23:13
Basha nga Selenica: E keqja, korrupsioni, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Ne do dalim të gjithë të votojmë dhe të sjellim ndryshimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Destinacioni i radhës i fushatës përmbyllëse të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte Selenica.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se e keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë.

Për këtë, kreu i opozitës u shpreh se vota për numrin 9 është shkon për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, dhe mbi të gjitha për dinjitetin.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Selenicë:


Mirëmbrëma vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, rinia e Selenicës. Mirë se ju gjej ju medaljon i trimërisë, i fisnikërisë, i bujarisë dhe i historisë së lavdishme të Vlorës dhe të Shqipërisë. Për mua është një emocion i papërmbajtshëm të ndodhem këtu përsëri në mesin tuaj dhe të shoh në këtë ore të vonë të mbrëmjes dhe të shoh dritën e shpresës, të besimit dhe të fitores dhe të dëgjoj nga Devolli në Durrës, nga Saranda në Tropojë këngën e fitores për çdo shqiptar. Fitoren e Vlorës dhe Labërisë, fitoren e Sarandën, fitores për Selenicën, fitores më të madhe dhe më të thellë. Përmes pjesëmarrjes më të madhe që ka njohur ndonjëherë Vlora dhe Shqipëria, sepse e madhe ka qenë barra këto tetë vite në familjet tuaja, në vatrat tuaja. Në gjokset e prindërve, në lotët e nënave, nga një njeri që erdhi, premtoi dhe tani vjen përsëri pa pikë trupi ju kërkon për herë të tretë votën dhe fjalën. Tetë vite nuk e mbaroi rrugën e premtuar, tetë vite zvarriti, tetë vite mashtrime për fermerët, tetë vite duhet të marrin fund për tre ditë e dy orë.
E keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Duke u bërë të gjithë bashkë dhe duke votuar ditën e diel numrin 9. 9 për Selenicën, 9 për Vlorën, 9 për Labërinë, 9 për Shqipërinë. S’ka bërë asgjë për ju. Kjo është shtëpia juaj, kjo është Selenica juaj, e selenicarëve punëtorë dhe fisnikë. Dhe ju jap planin e qeverisë së ardhshme, se ne do ta bëjmë realitet. E kam parë Selenicën, e kam parë me sy, e kam parë me sy sa afër është. Vëllezër dhe motra, është kaq afër dhe kaq larg por ne jemi njerëzit e rrugës së kombit, ne jemi njerëzit e tunelit të Elbasanit. Ju jap fjalën, ne do ta bëjmë urën realitet brenda dy viteve të para dhe Selenica nuk do të jetë më një ishull i izoluar por një qendër e fuqishme që lidh bashkë krahinat më krenare të jugut, Mallakastrën, Vlorën, gjithë këto fshatra të bukura me prodhime të jashtëzakonshme. Dhe po kështu këtë rrugë që zgjati 5 herë më shumë seç duhet të zgjaste, të premtuar dhe të stërpremtuar, dhe po kështu lotët e premtuara përsëri tani pas 8 viteve nga njeriu që bredh me 3D nën sqetull, me thesin e renave në shpinë, në 25 Prill Selenica ndahet nga 8 vite dështim. Selenica do të votojë ndryshimin, do të votojë numrin 9. Për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, për lotin e 4 dhe urën dhe mbi të gjitha për dinjitetin, për prindërit tanë, për rininë e mrekullueshme të Selenicës. 3 ditë vendimtare në të cilat nuk është fati i partive politike, por është fati i çdo familje, i çdo familje shqiptare, i çdo prindi shqiptar, i nënave shqiptare, i bijave dhe bijve tanë, i fëmijëve të këtij vendi. Prandaj jemi të gjithë bashkë dhe bashkë do të sjellim ndryshimin për Selenicën. Bashkë për ndryshimin! Votoni numrin 9! Dhe kështu Selenica fiton! Shqipëria Fiton!

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 minute
Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Para 15 minutash
Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Para 24 minutash

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 minute

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 15 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 24 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.