Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha: Procesi i legalizimeve nga Rama është kthyer në një proces korrupsioni

Lajme E hënë, 15 Mars 2021 15:19
Basha: Procesi i legalizimeve nga Rama është kthyer në një proces korrupsioni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje të Kamzës, të cilën shteti nuk po i jep zgjidhje për legalizimin. Kryefamiljari Gjergj Palucaj, thotë se edhe pse i ishtë premtuar që në 2013-ën që do t’i jepej legalizimi, ai ende dhe sot endet zyrave të shtetit për të marrë legalizimin, por që nuk po gjen zgjidhje.

Gjergj Palucaj: Jo, të pa legalizuar e kam. E kam ndërtuar para 25 vitesh, në 96-ën, edhe para 2006 aplikova për legalizim, çdo gjë në rregull, e kam me certifikatën pronësie tokën, ndërtimin. Më thirrin para tre vitesh në te telefon, në 2013-ën dolën me një pankartë para të gjithë popullit të Kamzës, deklaroi me përgjegjësi që do të bëjë legalizimet falas, për të gjithë shqiptarët, edhe me thёnё tё drejtën, tё jem i sinqertë, ja dhёnё votën nё 2013-ën se do ta bënte legalizimin. Prit s’ka! Mё thirri njё me emrin Edi, mё thotë, jam Edi te Aluizni thotë, hajde ka dalë emri pёr legalizim dhe u kënaqa, shkova gjithё qejf. Kur shkoj thotë nё rregull je, mё sill dhe njё herё letra e ja çova. Prit njё javë e prit njё muaj, prit njё javë e prit njё muaj, prit e prit, pastaj nё fund mё tha shko te dogana, ai se bёri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai gjithashtu thotë se edhe pse i ka shkruajtur kryeministrit, përsëri nuk ka gjetur asnjë zgjidhje. Të vetmet familje që e kanë marrë legalizimin, janë ato familje që kanë dhënë ryshfete deri në 4 mijë euro.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjergj Palucaj: I shkruajta Ramës. Ky ktheu përgjigje, tha shkruaji Shqipërisë që Duam. I shkruajta unë, i shkruajta herën e dytë kur më vjen një përgjigje se ku kanë humbur dokumentet, por sill dokumentet këtu thotë. I çoj unë me numër protokolli me vërtetimin e Aluizni-t që kam aplikuar me numër protokolli, me leje e me të gjitha. I çoj edhe certifikatën e pronësisë me e-mail ia çova prapë, s’më ktheu përgjigje asnjëherë. Kam bërë vetëm 6% të Rilindjes Kombëtare. Që i thotë ai Rilindje 65-shi edhe ka bërë ndonjë që ka paguar lekë. I pyes disa unë, thonë kanë paguar 5 mijë euro, 3 mijë euro, 4 mijë euro!

Mund t'ju interesojë

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 5 minutash
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 9 minutash
Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Para 23 minutash

Për këtë problematikë që shtrihet në të gjithë vendin, Basha tha se legalizimet kanë qenë një nga gënjeshtrat më të mëdhaja të kësaj qeverie. Por kjo do të marrë fund pas 25 prillit, ku procesi me legalizimet do të përmbyllet, pasi sipas Bashës ky është një borxh i Partisë Demokratike ndaj qytetarëve.

Lulzim Basha: Tani i gjithë ky proces është kthyer në një proces korrupsioni. E para e punës ai i mashtroj shqiptarët, siç mashtroj me 300 mijë vendet e punës ashtu mashtroj edhe me legalizimet falas edhe me shëndetësinë falas. E dyta e punës, ai e ka përdor për të pasuruar dhe mbushë xhepat e administratës së korruptuar se kanë vajtur njerëz të korruptuar kudo. Ti po me thua që 6% i kanë marrë pjesa tjetër jo. Pse? Sepse për të edhe çështja e legalizimit nuk është çështje e vuajtjes, e gjakut, e djersës, e mundit tuaj por është çështje e pushtetit të tij politik. Tani kemi një shans të bëhemi të gjithë bashkë në 25 prill. Dhe unë të garantoj që ai proces që e nisëm ne, do ta çojmë deri në fund. Po të garantoj ty dhe gjithë familjet, që kanë ngecur 8 vite se ai nuk e mbajti premtimet për legalizimet falas, që ne do ti përmbyllim e do ti japim rrugë, sepse e kemi borxh ndaj jush në radhë të parë që e lamë në dorë të tij dhe e kemi borxh të dyfishtë për të korrigjuar edhe për të çuar në vend të gjitha ato dështimet e këtyre 8 viteve. Kështu që mos u mërzisni, këtë që po më thua e prek kudo, ka padurim të njerëzve. Më 25 prill bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim edhe fitojmë edhe legalizimet, edhe ekonominë, edhe me shpresën e Zotit jo vetëm mos të largohen më fëmijët e shqiptarëve por të kenë mundësi edhe ata fëmijë që janë larguar, fëmijët tuaj që janë larguar t’ju krijojmë kushte të kthehen këtu me paga dinjitoze.

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 9 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 23 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 32 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.