Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blushi publikon raportin e KShH për Metën: Konfirmon trajtimin çnjerëzor dhe kriminal të tij! Të nisin hetimet

Lajme E enjte, 30 Prill 2026 15:49
Blushi publikon raportin e KShH për Metën: Konfirmon trajtimin çnjerëzor dhe kriminal të tij! Të nisin hetimet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), duke ngritur akuza të forta për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj presidentit të kësaj force politike, Ilir Meta, gjatë qëndrimit në paraburgim. Sipas raportit të KShH, Meta është përballur me shkelje të lirive themelore, përfshirë kufizimin e lirisë së shprehjes, pengimin e komunikimit me median dhe kufizime në kontaktet me familjarët dhe bashkëpunëtorët politikë. Blushi thekson se raporti përforcon edhe gjetjet e mëparshme të Avokatit të Popullit, rekomandimet e të cilit, sipas tij, janë shpërfillur prej muajsh. Një nga çështjet kryesore të ngritura lidhet me kohëzgjatjen e ajrimit. KShH konstaton se Meta ka qëndruar në ambiente të hapura më pak se 2 orë në ditë, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ku në disa raste ajrimi ka zgjatur vetëm 40 deri në 90 minuta.

Deklarata e plotë

Falenderim publik për Komitetin Shqiptar të Helsinkit, që në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe nën një klimë presioni të vazhdueshme, ia ka arritur të kryejë me profesionalizëm, paanësi dhe integritet misionin e tij të monitorimit dhe verifikimit të kushteve kriminale të paraburgimit politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta. Raporti konfirmon pa asnjë ekuivok vërtetësinë e të gjitha denoncimeve publike të Presidentit Meta, jo vetëm lidhur me shkeljet flagrante të lirive dhe të drejtave të tij themelore njerëzore dhe politike gjatë paraburgimit në IEVP “Jordan Misja”, por edhe kushtet çnjerëzore për të gjithë të paraburgosurit e tjerë, që vuajnë po njësoj në të gjithë vendin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jo vetëm kaq, por ky raport përforcon edhe konstatimet e mëparshme të institucionit kushtetues të Avokatit të Popullit, rekomandimet e të cilit për muaj me radhë janë shpërfillur qëllimisht, duke konfirmuar se kjo situatë shumë e rëndë nuk është rezultat i neglizhencës apo papërgjegjshmërisë, por dëshmi e qartë e persekucionit të qëllimshëm politik të Z. Meta të urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Ramës, që siç dihet botërisht është “de facto” jo vetëm gardiani, përgjegjësi i seksionit, drejtori i IEVP “Jordan Misja”, por njëherazi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Trajtimi çnjerëzor dhe degradues, kushtet denigruese dhe poshtëruese që i janë imponuar për më shumë se 20 muaj Z. Meta, si dhe kufizimet e padrejta që variojnë nga cenimi flagrant i lirisë së shprehjes deri te pengimi i kontakteve me familjarët dhe bashkëpunëtorët politikë, tashmë janë të dokumentuara qartë në këtë raport të KSHH, alarmues sa i përket nivelit të shkeljes së legjislacionit të brendshëm, Kushtetutës, por edhe të standardeve të Këshilli i Evropës mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve, si dhe të praktikës së konsoliduar të Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Konkretisht, KSHH evidenton cënimin e lirisë së shprehjes së Z. Meta, referuar faktit se ai është privuar nga e drejta për të komunikuar me median, të drejtë që ia garanton ligji, në veçanti me gazetarët që janë pajisur me leje nga Prokuroria e Posaçme SPAK për ta intervistuar.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 9 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 10 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 11 orësh

(DOKUMENTI 2)-KSH konstaton gjithashtu vërtetësinë e denoncimit publik të Z. Meta lidhur me trajtimin diferencues, duke mos u lejuar, në shkelje flagrante të ligjit, që të dalë në ajrim dy herë në ditë si pjesa tjetër e të paraburgosurve dhe të burgosurve, si dhe duke qëndruar në mjedise të hapura më pak se dy orë në ditë.

(DOKUMENTI 3)-“Kjo ankesë u verifikua nga gjetjet e monitorimit dhe këqyrja e librit të hyrje-daljeve për periudhën 06-09 Prill 2026, ku rezultoi se kohëzgjatja e ajrimit ka qenë më pak se 2 orë, duke variuar nga 40 deri në 90 minuta në ditë. Ky fakt bie ndesh me me pikën 1 të nenit 37¹ të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” i cili garanton jo më pak se 2 orë ajrim në ditë. KShH rekomandon marrjen e masave të menjëhershme për respektimin e kohës ligjore të ajrimit dhe trajtim të barabartë me të paraburgosurit e tjerë”. Një tjetër shkelje flagrante e ligjit, e konstatuar gjithashtu nga KSHH, që konfirmon vërtetësinë e denoncimit të Z. Meta, që gjithashtu është një nga 9 rekomandimet ende te pazbatuara qëllimisht prej muajsh të Avokatit të Popullit, lidhet edhe takimet e tij me familjarët dhe bashkëpunëtorët politikë në ambientet e paraburgimit.

(DOKUMENTI 4)-“Meta u ankua se takimet me përfaqësues të partisë politike që ai drejton dhe me deputetët e Kuvendit të RSH llogariten si takime familjare, duke i kufizuar numrin total të takimeve të lejuara së paku 4 herë në muaj. Sikurse e ka evidentuar edhe në korrespondenca te mëhershme, KShH vlerëson se ky kufizim përbën shkelje të nenit 51 të ligjit nr. 81/2020, I cili parashikon se deputetët kanë të drejtë të hyjnë në institucion pa autorizim paraprak dhe pa asnjë kufizim të shprehur në numër takimesh. Duke konsumuar ‘kuotën’ e takimeve me subjekte politike, i paraburgosuri privohet de-facto nga kontakti me familjen, situatë kjo që sjell cënim të detyrimeve që burojnë nga nenet 49 dhe 49 të Ligjit nr.81/2020, si dhe dobëson efektivisht lidhjet e të paraburgosurit në kontakte fizike të rregullta me familjarët e tij.”
Në këtë kuadër, KSHH ka konstatuar edhe faktin, gjithashtu një rekomandim tjetër i Avokatit të Popullit, që qëllimisht nuk zbatohet, sa i përket heqjes së paligjshme të numrit të regjistuar të Sekretarit të Përgjithshëm, të Partisë së Lirisë, numër i ç’regjistruar në funksion jo vetëm të izolimit ekstrem por edhe për t’i pamundësuar në ekstrem Z. Meta komunikimin e tij politik me drejtuesit e partisë.

(DOKUMENTI 5)-Vijojmë me të tjera shkelje të të drejtave themelore të njeriut, sa i përket kushteve të paraburgimit
(DOKUMENTI 6 – ZILJA E EMERGJENCËS)
(DOKUMENTI 7 – MOSPËRFSHIRJA NË AKTIVITETE SPORTIVE)
(DOKUMENTI 8 – HIGJENA)
(DOKUMENTI 9 – DRITA)
(DOKUMENTI 10 – BIBLIOTEKA)

Këto fakte përbëjnë një shkelje të rëndë jo vetëm të legjislacionit të brendshëm, Kushtetutës, KEDNJ por edhe të standardeve të Këshilli i Evropës mbi Rregullat Evropiane të Burgjeve, si dhe të praktikës së konsoliduar të Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Heshtja dhe mosveprimi përballë këtyre shkeljeve shumë të rënda të të drejtave të njeriut, reflekton jo vetëm persekutimin politik të Z. Meta dhe shndërrimin e institucionit të paraburgimit në një institucion mesjetar ndëshkimi politik nga Edi Rama, por përbëjnë edhe shkelje që minojnë themelet e shtetit të së drejtës.

Sepse nuk janë vetëm kushtet e Z. Meta, por këto janë edhe standardet e trajtimit të të gjithë të paraburgosurve të tjerë, jo vetëm te 313 por në mbarë vendin, përfshi edhe standardet e trajtimit çnjerëzor të vetë gardianëve, që punojnë në kushte shumë të vështira, me paga mizerabël dhe që nuk trajtohen financiarisht për orët shtesë. I bëjmë thirrje publike Ministrit të Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të reagojnë pa vonesë, jo vetëm në zbatimin e 9 rekomandimeve të Avokatit të Popullit por edhe të rekomandimeve të fundit të KSHH.

I bëjmë thirrje gjithë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë të drejtat e njeriut në vendit tonë, të reagojë fuqishëm dhe të nxisin Qeverinë shqiptarë të heqë dorë nga trajtimi çnjerëzor ndaj të gjithë të paraburgosurve, si dhe praktikave kriminale ndëshkimore ndaj drejtuesve politikë. Dy palë verifikime, Avokati i Popullit dhe KSHH që konfirmojnë shkeljen me qëllim të ligjit, vë para përgjegjësisë edhe drejtësinë që duhet të reagojë menjëherë për këto dosje të gatshme, që meritojnë hetim të thelluar dhe ndëshkim sipas ligjit, jo vetëm në funksion në vend të sjelljes kriminale ndaj Z. Meta por edhe vendosjen e një standardi për mënyrën e trajtimit të gjithë të paraburgosurve në Republikën e Shqipërisë.

Nuk mund të ketë Shqipëri europiane në një realitet ku standardet themelore të shtetit ligjor rrëzohen njëra pas tjetrës, ku lufta kundër korrupsionit mbetet selektive, ku liria e medias dhe e shprehjes degradojnë, dhe ku liritë politike shtypen përmes praktikave të papranueshme të ndëshkimit dhe paraburgimit.

Një vend që trajton të paraburgosurit në mënyrë çnjerëzore dhe përdor sistemin e drejtësisë si instrument presioni politik, jo vetëm që largohet nga vlerat europiane, por rrezikon të kthehet në një model që bie ndesh me çdo standard demokratik. Madje, në disa raste, këto praktika janë më shqetësuese sesa mënyra se si regjime autoritare, si ai i Vladimir Putin, kanë trajtuar kundërshtarët e tyre politikë, ku figura si Alexei Navalny apo Mikhail Khodorkovsky kanë pasur mundësi të komunikojnë dhe të japin intervista publike.

Pa garantimin real të të drejtave themelore të njeriut, pa standarde minimale humane në sistemin e paraburgimit dhe pa respekt për pluralizmin politik, çdo retorikë për integrim të shpejtë në BE mbetet thjesht propagandë. Integrimi europian nuk është një proces formal, por një provë konkrete e demokracisë funksionale një provë që Shqipëria, në këto kushte, rrezikon ta dështojë.

Etiketat e lidhura

Arrestohet ilir metaTedi Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 31 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 32 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.