Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Charlie Hebdo”, parathënia e një 11 shtatori europian?

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 14:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Alida Beqiraj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sulmi terrorist në revistën franceze satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona, nuk është thjesht një dhunim i fjalës së lirë, as vetëm një sulm esktremist mbi Francën dhe “Liberté, Égalité, Fraternité”-në e saj, por një goditje e paralajmëruar radikale islamike mbi kontinentin europian jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht. A duhet ta shohë Bashkimi Europian këtë ngjarje si parathënie të një 11 shtatori europian?

Mund t'ju interesojë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 2...

Para 38 minutash
Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 2 orësh
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 12 orësh

Federica Mogherini, Përfaqësuesja më e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe sigurinë, si dhe zëvendës-presidente e Komisionit Europian, pas deklaratave standard se lufta kundër terrorizmit, në të gjitha format e tij, është në qendër të politikës së jashtme të BE, specifikoi se ngjarja do të jetë pjesë kryesore e axhendës së mbledhjes së ardhshme të Këshillit për Cështjet e poltikës së jashtme më 19 janar. Po përse kjo ngjarje duhet të zgjojë Europën nga një gjumë letargjik disa vjecar dhe reagim joptimal sa I përket luftës kundër terrorizmit? Mjafton të themi, vetëm për faktin që nuk arriti të parandalohej një sulm i lajmëruar këtu e 10 vjet më parë, apo të zvogëloheshin në minimum ethet planetare të një radikalizmi islamik në rritje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo ngjarje e ka zanafillën në 30 shtator 2005 pas publikimit nga e përditshmja daneze “Jyllands-Posten” të një karrikature të profetit Muhamed me një callmë në kokë në formë bombe, gjë që provokoi indinjatë në komunitetin musliman në vend. Dezinjuesi I saj u akuzua për blasfemi dhe u kërcënua me vdekje nga grupe islamike.  Për disa kohë, si pasojë e këtyre kërcënimeve, kjo gazetë u mbajt në survejim dhe mbrojte speciale nga policia. Në vazhdim, në shenjë solidariteti, një numër I madh gazetash europiane publikuan në shkurt të 2006-ës, karikaturën e “Jyllands-Posten”. Gazeta franceze satirike “Charlie Hebdo”” ishte një prej atyre mediave që e mbrojti me forcë dhe u angazhua  për të mbrojtur lirinë e të shprehurit, edhe pse nën kërcënime të vazhdueshme.

Në këtë kuadër, ajo që ndodhi tek “Charlie Hebdo”, mund të kishte ndodhur në secilën prej gazetave që publikuan këtë karikaturë apo më pas, të tjera të ngjashme me të. Fati i gjithësecilit pjesëtar të stafit të këtyre redaksive, mund të ishte (uroj të mos jetë) I njëjtë me atë të 12 të vrarëve në Paris.   Mbetet për t’u parë nëse do të arrihen të parandalohen sulme të tilla barbare, pavarësisht kush i kryen ato, dy vëllezër franko-algjerianë të lindur në Paris, xhihadistë, isistë, apo kushdoqoftë.  Europa duhet të tregojë aftësi në menaxhimin e situatave të tilla duke fuqizuar pozitën e saj, fillimisht duke minimizuar krijimin e armiqësive mes nacioneve dhe zbehur ndasitë fetare. Edhe solidarizimi ndërkombëtar në forma të ndryshme pas ngjarjes së “Charlie Hebdo”, tregon  dicka.

Jo se nuk ka të njëjtën vlerë jeta e qindra fëmijëve të vrarë në Siri e palestinë, apo mijëra civilëve të pafajshëm të vrarë si pasojë e sulmeve të organizatave terroriste, por ngjarja e Parisit është e një përmase tjetër, për nga simbolika, por edhe nga fakti që sulmi është I paralajmëruar dhe bëhet ndaj një institucioni dhe pushteti të pavarur sic është media. Diversiteti I reagimeve është i natyrshëm,  në sintoni me bindjet fetare, formimin kulturor, shkollimin apo qasjen me realitetin të secilit prej nesh dhe I padëmshëm deri në momentin që dënohet cdo akt dhune në cfarëdolloj forme që vjen ai.

Edhe pse për shkak të natyrës njerëzore kërkojmë konspiracion për [do ngjarje, na duhet një Europë e fortë, sidomos Ballkanit Perëndimor që aspiron të bëhet pjesë e saj, së paku për të shuar konflikte etnike apo orekse të mundshme ekspansioniste.

Më 17 nëntor në Sidney në një fjalim në “Lowy Institute for International Policy” kancelarja gjermane Merkel, duke iu referuar Rusisë, ngriti shqetësimin se nuk ishte e sigurtë që Putini  do të ndalonte me Ukrainën dhe se BE-së do t’i duhej ndoshta të  përballej direkt me Rusinë. “Kjo nuk merr fund me Ukrainën. Mund të bëhet fjalë për Moldavinë, Gjeorgjinë. Nëse kjo situatë vazhdon, mund të bëhet fjalë për Serbinë, për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Përballë kësaj deklarate, duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mjafton të themi “je suis Charlie…”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 3 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 11 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 17 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 37 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.