Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Desantila Qerimaj Rranxa & Jozef Radi: E magjishme “Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…” në poezin shqipe

Lajme E diel, 17 Gusht 2025 15:43
Desantila Qerimaj Rranxa & Jozef Radi: E magjishme “Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…” në poezin shqipe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Dy emra, dy kapacitete, dy kontribues, Jozef Radi dhe Desantila Qerimaj Rranxa, sjellin siç i kam quajtur poetet, Amazonat e betejave të ngadhënjimta të vlerës dhe përfaqësimit shpirtëror dhe krijues të letërsisë, i sjelli ashtu gardiane të shërbestarisë së asaj bote dhe atij besimi, që më shumë se qënieve tokësore, u pëshpërisin në vesh yjeve, atyre që shpesh pikojnë netëve të hutimta të dalldisjes së ndjenajve për t’u derdhur brenda nesh si një vërshim magme.
Antologjia “Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…” nuk është thjesht një përmbledhje poezish. Ajo është një hartë e ndjeshmërisë femërore, një udhërrëfyes i intimitetit dhe i përpjekjeve shpirtërore të grave shqiptare, të cilat përmes vargut bëjnë të dëgjohet një zë që shpesh është heshtur ose lënë në margjina.
Secila nga 29 autoret e përfshira në këtë vëllim sjell një copëz universi: herë një gur i rëndë kujtese, herë një petale drite, herë një dritare e hapur nga ku shohim sa të thella janë përjetimet e tyre. Poezitë nuk e kufizojnë veten në një tematikë të vetme: ato udhëtojnë nga dashuria tek humbja, nga përjetimi intim tek drama shoqërore, nga vendlindja tek mërgimi, duke krijuar një mozaik ndjesor që pasqyron vetë jetën në tërë larminë e saj.
Një nga aspektet më të fuqishme të kësaj antologjie është përdorimi i gegënishtes si gjuhë poetike. Fakti që edhe autorë nga jugu i Shqipërisë zgjedhin ta shkruajnë poezinë e tyre në këtë dialekt, tregon se gegnishtja nuk është vetëm një mjet komunikimi rajonal, por një territor shprehës i shpirtit.
Ajo mbart një muzikë të brendshme, një frymë lirike që e bën fjalën të prekë më thellë, të mbajë më gjatë tingullin dhe emocionin. Kjo zgjedhje gjuhësore është një akt kulture, një rikthim te rrënjët, një ftesë për të mos harruar se letërsia shqipe është më e gjerë dhe më e pasur se kornizat artificiale që shpesh i janë vënë.
Titulli “Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…” është vetë një poezi. Ai sugjeron një hapësirë të brendshme, një botë e padukshme që më në fund merr formë, bëhet e prekshme dhe e ndarë me lexuesin. Kjo botë nuk është vetëm intime; ajo është edhe shoqërore, historike dhe identitare.
Poezitë e grave shqiptare këtu janë të ngjashme me fije të holla që endin një qilim të madh, ku secila ngjyrë ka domethënien e vet, secila figurë ka një jehonë që shkon përtej vetes. Në fund, antologjia bëhet një tempull i zërit femëror, një provë se letërsia nuk njeh kufij gjinorë, por njeh vetëm thellësinë dhe fuqinë e fjalës.
Ky vëllim është një ftesë për ta parë letërsinë shqiptare me sy të rinj. Nuk është vetëm një libër që lexon poezi, por një libër që të lexon ty: të ballafaqon me ndjeshmëritë që ndoshta nuk i ke dëgjuar kurrë, të vendos përballë pyetjes se çfarë roli kanë pasur dhe duhet të kenë zërat e grave në kulturën tonë.
Në një kohë ku fjala shpesh humbet mes zhurmës, “Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…” është një dëshmi e gjallë se poezia, sidomos poezia e grave, është një hapësirë shpëtimi, një formë rezistence dhe një mënyrë për të mbajtur gjallë shpresën e të bukurës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Para 1 ore
28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 1 ore
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 2 orësh

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Desantila Qerimaj Rranxa, në profilin e saj shkruan: “Kjo Botë Shpirtnore Vajzash e Grash…”

‘Poetët janë ligjvënësit e palegjitimuem të kësaj bote’, shkruente Percy Bysshe Shelley në esenë e tij të famshme të vitit 1840 ku argumenton, me ‘thirrje’ të pamohueshme, “në mbrojtje të poezisë”, (siç titullohet eseja) e në mbrojtje të poetëve. Ndoshta, poezia ka nevojë për mbrojtje sepse asht sa e urryeme aq edhe e naltësueme… për mbrojtjen e vazhdimësisë, shfaqjes e vlerësimit, edhe pse bindem që ajo asht aq e pastër sa mbijeton pa ndihmën tonë.
Në thelb poezia ka nji ligj të vetin; ndjeshmëninë, të cilën po e humbme s’kena arsye me ekzistue má… E për kët’ ndjeshmëni, na duhen poetët.
Në mbrojtje të poezisë e poeteve, (jo vetëm tue mbledhë poezi për nji libër por edhe tue i studjue ato e shkrue nji kornizë letrare për çdo cikël poetik) punuem e iu përkushtuem antologjisë, ‘Kjo Botë Shpirtnore Vajzash e Grash… ’ ku marrin pjesë 29 autore, e ky asht rasti m’i falenderue me gjith zemër për shfaqjen e tyne (sa përgjegjësi, edhe nderim), tue i urue suskese e krijimtari të vazhdueshme, si rrjedhojë ndjeshmëni të tillë. Ndalesa te ky numër s’asht as përmbushëse as përmbyllëse… por nji vëllim tejet voluminoz poetik, s’i ban nder poezisë. Prandaj urojmë që ky të jetë nji hap, i pari në llojin e vet… me shtrue rrugë në mbrojtje të matejshme të poezisë shkrue prej vajzave e grave shqiptare.
Autoret e librit vijnë si zane e zana… Lirika e tyne përqëndrohet në nji botë shpirtnore që vlerëson, kërkon e vëzhgon (ndër të tjera) humanitetin, mallin e dashninë, tue depërtue me intensitet në jetën e grues e të mbrendshmes së saj përmes realitetesh e përjetimesh emocionale sa vullkanike aq edhe filozofike. Poetet tona meritojnë të studjohen me objektivitet, (si në kontekst, stil a përmbajtje), e ne u angazhuem me kenë krejt objektiv në hapat e këtij projekti tue mbajtë gjithmonë parasyesh faktin se po punojmë mbi nji fenomen të jashtzakonshëm poetik në letërsinë shqiptare të shekullit konkret.
…jane të shumta vajzat e gratë tona që e duen e shkruejn mirë poezi…
…janë të shumta vajzat e gratë tona që jetojnë për ndjenjën…
Falenderime të përzemërta përveç autoreve i shkojnë edhe shtëpisë botuese ‘Botimet Jozef’, Durrës, e cila realizoi me përpikmëni kërkesat jo të pakta për përfundimin e antologjisë.
‘Gjanat bahen mirë kur bahen me dashni’ … shkruej e i them vedit shpesh. Të njajtat fjalë qëndrojnë edhe për kët’ antologji, si nji parullë që i përket çdo gjaje që bajmë me pasion në jetë.
Uroj lexues që e lexojnë kët’ libër -për të cilin ka m’u folë ma hollësisht në nji t’ ardhme t’ afërt- ME DASHNI.

Etiketat e lidhura

“Kjo botë shpirtnore vajzash e grashë…”albert vatajDesantila Qerimaj RranxaJozef Radi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.