Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ferit Vokopola, mistiku i pavarësisë, i fjalës dhe i besimit, zëri dhe përkushtimi i zellshëm i shpirtit kombëtar

Kultura E hënë, 18 Gusht 2025 10:40
Ferit Vokopola, mistiku i pavarësisë, i fjalës dhe i besimit, zëri dhe përkushtimi i zellshëm i shpirtit kombëtar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në horizontin e historisë sonë kombëtare, asaj shtjelle të rrapëllimshme që udhëpriu ekzistencën tonë nga një luftë në tjetrën, nga një trazim në një tjetër mosdakordësi, nga poterisjes së disa zërave dhe kushtrimit të rrënjëve dhe gurëve të kësaj topke të vaditur me gjak e me lot , disa figura nuk shfaqen me zhurmë e ambicie, por me një dritë të brendshme që i bën të qëndrojnë të patrazuara, përtej stuhive politike dhe shurdhësisë së kohës. Një prej tyre është Ferit Vokopola, i lindur më 18 gusht 1887 në Vokopolë të Beratit, firmëtar i Pavarësisë, poet dhe mendimtar mistik, që jetën e tij e bëri udhëtim midis dy dimensioneve të atdheut dhe besimit, rrugët prejnga ne do të gjenim përmbushjen e amanetit të të parëve dhe të hidhnim themelet e premtimit për gjeneratat.

Të quhesh “shqiptar i mirë, i ndershëm dhe i ditur” nuk ka qenë kurrë një etiketë e lehtë, por një provë e vështirë që shpesh të vinte në kalvar. Ferit Vokopola e dëshmoi këtë jo me retorikë, por me vepërm me sprovën e dëshmimit personal, përballë rrëmeteve, çarjeve dhe lëkundjeve sizmike të kohës. Ai ishte një shembull i rrallë i asaj bashkësie të heshtur njerëzish që e mbanin peshën e kombit mbi shpatulla, pa kërkuar shpërblim dhe pa bërë kompromis me lirinë e vet morale.
Dy burime fryme ushqenin qenien e tij, ishte mistika e atdheut dhe mistika e besimit, një rrugë e misticizmit të shpirtit që fton në zgjim çdo forcë dhe energji, çdo parim dhe ambicie, për t’i shndërruar në gurë të themeleve të asaj lartësie ku përkushtimi kërkojnë të ngrenë përjetësinë.

Nga njëra anë, si pasardhës i shehlerëve rufai, ai e shijonte thellësinë e sufizmit, duke i dhënë shqipes një përkthim të pastër dhe poetik të Kuranit, por edhe duke i dhënë mendimit islam shqiptar një dimension akademik e kritik. Nga ana tjetër, si bir i Rilindjes, ai mori prej brezit të burrështetasve shqiptarë një vokacion të pashuar për shërbimin ndaj kombit dhe shtetit, një përkushtim që kufizohej me sakralitetin.
Në këtë sintezë të rrallë, Vokopola kuptoi se feja dhe shteti duhej të qëndronin të dallueshëm, por gjithsesi të ndërvarur në shërbim të së mirës së përbashkët. Ishte besimtar i devotshëm, por mbi të gjitha ishte i ndërgjegjshëm se qytetari i lirë dhe kombi i fortë janë po aq amanet sa besimi vetë.
Kur i dhanë poste ministrore, nuk i shndërroi në stolí karriere, por i mbajti dhe i la pas pa dramë e pazare, duke dëshmuar se politika është vetëm një mjet shërbimi dhe jo një altar ku shiten ndërgjegje. Kështu fitoi respektin e atyre që e njihnin, edhe pse nuk i përkiste asnjë kaste pushteti. Ishte i urtë, rigoroz, i sjellshëm deri në finesë, dhe kultura e tij rrezatonte si një fisnikëri natyrore që nuk kishte nevojë për tituj apo privilegje.

Eqrem bej Vlora, Rexhep Agopashiq Mitrovica, Dervish bej Biçaku, Hafiz Sherif Langu, Elefter Nosi, Rauf Fico, Ali Asllani, Ferit Vokopola, Dhimitër Berati. Ndersa ne foton e trete, Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1937. Në mesin e tyre edhe Ferit Vokopola.

Mund t'ju interesojë

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës

Para 1 ore
Protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit, Policia shton masat e sigurisë

Protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit, Policia shton masat e sigurisë

Para 2 orësh
Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, tubimi zhvendoset para Kryeministrisë

Protestuesit marshojnë nëpër Tiranë, tubimi zhvendoset para Kryeministrisë

Para 2 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si poet dhe publicist, ai mbeti i përkorë. Shkroi pak, por thellë. Përktheu shumë, por me kujdes që fjala e huaj të shndërrohej në gjuhë të pastër shqipe. Në vargjet e tij gërshetohej një frymë filozofike e mistike, që e nxirrte lexuesin nga kufijtë e një poezie kombëtare klasike dhe e ngjiste drejt një përjetimi shpirtëror universal.
Ferit Vokopola nuk është vetëm një firmëtar i aktit të Pavarësisë, por edhe një firmëtar i heshtur i shpirtit shqiptar. Në një kohë kur historia shpesh e shurdhonte virtytin, ai u bë zë i maturisë dhe i thellësisë, duke dëshmuar se të jesh shqiptar i mirë, i ndershëm dhe i ditur është një akt jo vetëm i rrallë, por edhe i përjetshëm.
Nga rilindësit mori vokacionin e shërbimit ndaj kombit dhe shtetit, një vokacion që e ktheu në përkushtim pothuaj fetar. Në këtë sintezë, ai i kuptoi feja dhe shteti si dy fusha të dallueshme, por me një mision të përbashkët: njeriun dhe të mirën e tij.

Në poezinë e tij ai u bë zë i një mistike të re shqipe, ku fjalët nuk ishin vetëm vargje, por dritare që hapeshin mbi amshimin.
Në një nga vargjet e tij më të njohura ai shkruan: “Në zemrën time ka vend vetëm për dashuri,/ dhe dashuria është dritë që nuk shuhet kurrë.”
Ky varg, i thjeshtë në dukje, bart esencën e mendimit të tij mistik: dashuria si qendër e qenies dhe si urë mes njeriut dhe Hyjnores, mes individit dhe Atdheut.
Në një tjetër shkrim poetik ai pohonte: “Njeriu është një udhëtar i përkohshëm,/ por shpirti është një dritë që kërkon përjetësinë.”
Një varg që tingëllon si amanet filozofik dhe si bekim shpirtëror për një komb që në ato vite kërkonte vetë përjetësinë e tij nëpërmjet shtetit të pavarur.
Si publicist, Vokopola mbeti gjithnjë i matur, por mendimet e tij përkthejnë një mendje të thellë. Ai nuk bëri karrierë mbi politikën, edhe pse mbajti poste ministrore; për të politika ishte detyrë, jo stoli. I mbajti ato, i dorëzoi pa dramë e pazare, duke dhënë një shembull të rrallë të integritetit.
Në fund, Vokopola mbetet një poet i mistikës shqiptare dhe një firmëtar i shpirtit kombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajFerit Vokopola
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.