
Partia Demokratike ka nisur Foltoren e parë për 2026-ën, duke mbledhur mbështetësit përballë Kryeministrisë. Aty kërkohet që kryeministri Edi Rama të dorëhiqet për t’i hapur rrugën një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. I pranishëm është edhe kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar dhe nga deputetë të tjerë të PD dhe opozitës.