
Demokratë dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë për të vijuar ritualin e Foltores çdo të hënë.
Në mes të pjesëmarrësve është kreu i PD Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike, por edhe Partisë së Lirisë.
Kjo është foltorja e gjashtë radhazi e opozitës, ndërsa një javë më parë PD organizoi protestën e saj kombëtare të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.
