Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjekmarkaj: Votoj kundër projektbuxhetit 2026, sepse u shërben monopoleve dhe jo qytetarëve

Lajme E enjte, 11 Dhjetor 2025 17:53
Gjekmarkaj: Votoj kundër projektbuxhetit 2026, sepse u shërben monopoleve dhe jo qytetarëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Kuvend gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit 2026, e ka etiketuar atë si një fabul propagande që u shërben monopoleve dhe jo qytetarëve. Ai deklaroi votën e tij kundër, duke argumentuar se ky projektligj thellon pabarazinë dhe institucionalizon korrupsionin. Gjekmarkaj akuzoi mazhorancën se ka hartuar një buxhet që nuk buron nga nevojat e komuniteteve, por nga interesat e klientëve të pushtetit.

”Ky është një buxhet i porositur nga interesat e monopoleve. Një buxhet që bashkon përfituesit në një tryezë”, tha ai, duke shtuar se investimet publike shkojnë aty ku ka fitim për oligarkët dhe jo aty ku ka nevojë qytetari. Sipas tij, rrugët ndërtohen me pesëfishin e çmimit dhe prishen para se të mbarojnë, ndërsa spitalet modernizohen vetëm në narrativë, duke lënë pacientët si ata te Onkologjiku në mëshirë të fatit. Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij, deputeti demokrat ia kushtoi varfërisë, të cilën e cilësoi jo thjesht si mungesë ekonomike, por si “zhveshje nga dinjiteti”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Kur prindi nuk i thotë dot më fëmijës se nesër do të jetë më mirë, shuhet e ardhmja. Këtu është pika kur Atdheu të vret dhe të dëbon”, u shpreh Gjekmarkaj, duke theksuar se kjo varfëri e programuar shërben për të mbajtur në këmbë arrogancën e pushtetit. Ai e cilësoi qeverinë si një skuadër artistësh që nuk prodhojnë kulturë, por fasada dhe skenarë vjedhjeje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjekmarkaj ngriti alarmin edhe për atë që e quajti “dekulturim të elitave”, duke paralajmëruar se varfërimi i mësuesve dhe intelektualëve e bën shoqërinë të paaftë për të reaguar ndaj autokracisë. Në mbyllje, ai konfirmoi votën kundër duke e cilësuar qëndrimin e tij si një refuzim ndaj filozofisë që e sheh shtetin si pronë private. ”Votoj kundër hajdutëve, kopukëve dhe teveqelave që i kanë zënë frymë gjithçkaje. Votoj për të mbrojtur dinjitetin e një Republike që po shuhet”.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 22 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 23 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 3 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 3 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 7 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 15 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.