Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta flet pas gjyqit dhe tregon për gjendjen: Jam më mirë se kurrë! Uji me klor, ushqehem shëndetshëm

Lajme E martë, 28 Prill 2026 15:06
Ilir Meta flet pas gjyqit dhe tregon për gjendjen: Jam më mirë se kurrë! Uji me klor, ushqehem shëndetshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas paraqitjes së tij në seancën e parë gjyqësore, ku u vu re ndryshimi në pamjen fizike. I ftuar në ”Top News”, ai tha se ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe mendore, duke theksuar se forma e tij fizike është përmirësuar falë një rutine të rregullt me aktivitet fizik prej disa orësh në ditë dhe një diete të kontrolluar. Sipas tij, ndryshimet në pamje nuk lidhen me mungesë ushqimi, por me stilin e jetesës që po ndjek aktualisht. Meta komentoi gjithashtu edhe kritikat për paraqitjen e jashtme, duke përmendur mungesën e kushteve si berberi apo cilësia e ujit, të cilat sipas tij ndikojnë në pamjen e flokëve dhe lëkurës. Ai ngriti shqetësim edhe për mënyrën sesi është trajtuar gjatë seancës, duke e cilësuar vendosjen në kafazin e qelqtë si një veprim denigrues dhe në kundërshtim me standardet e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Postimi i plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Para 2 orësh
28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Para 2 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 2 orësh

Gjendja ime fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike. Që nga 2 korriku i 2025, kur jam dënuar pa një akt vendimi ende zyrtar edhe sot vazhdojnë të gjitha kufizimet, përveç gjësë më të parëndësishme, ping-pongut, i cili është hequr si “sanksion” para një muaji. Me këtë rast dua t’ju siguroj se mbetem kampion absolut dhe me reflekse të jashtëzakonshme. Sa për dijeni, nënkampioni këtu është një 30-vjeçar, që dikur ka qenë edhe futbollist.
Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut. Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën edhe se të (b)analistëve që bëjnë “make up” para se të dalin në studio për të shfokusuar opinionin publik nga 2 skandalet e GJKKO-së dje.

Së pari, në kundërshtim edhe me deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër përdorimit të kafazit si mënyrë denigruese, antikushtetuese dhe në dhunim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pa surprizë GJKKO vendosi si standard dje rastin e trajtimit të një terroristi maroken në Francë, përgjegjës për sulm kamikaz me pasojë vdekjen e dhjetra qytetarëve francezë. Ky është një turp i ri i Ramaformës dhe pjellave të tij. Se si mund të jetë procesi i barabartë në këto kushte kur as dëgjon mirë, as dëgjohesh mirë dhe as kur mund të konsultohesh me avokatin, këtë vetëm njerëz të kapur dhe të pafytyrë mund ta justifikojnë. Pra përjashtimi ekstrem mbi precedentin e një terroristi, pranohet si “standard” nga Gjykata Speciale e një vendi anëtar të Këshillit të Europës e që do të anëtarësohet në BE.

Skandali i dytë është vendimi për të penguar transmetimin live të gjithë procesit të gjykimit kur çështja është e interesit të lartë publik dhe qytetarët nuk kanë pse informohen nga gazetarë patronazhistë pranë SPAK-ut e regjimit në mënyrë të deformuar, por duhet të dëgjojnë vetë akuzat edhe provat e pretenduara nga SPAK-u, por edhe faktet dhe provat e mia, pasi kam mbajtur tre funksionet më të larta të shtetit si asnjë tjetër në historinë e Shqipërisë që në 1912 dhe duhet të jap llogari edhe para qytetarëve.

Ndaj edhe duhet të shohin live se kur, si dhe me çfarë akti, vendimi, veprimi unë i kam shkaktuar një qindrakë dëm shtetit shqiptar. Ky proces edhe live do të jetë sipas rregullave të Gjykatës (dhe jo Kuvendit), e cila ka të drejtë të sanksionojë cilindo që shkel etikën e procesit apo del jashtë objektit të gjykimit. Për më tepër, në këtë proces nuk ka të penduar, por edhe nëse do të kishte në këtë rast s’kishte pse të jepej live. Ndërsa alibia se mund të ndikohen dëshmitarët është mashtrim, pasi ata i kanë dhënë me kohë dëshmitë dhe nën përgjegjësi penale. Po kështu tani ato mund të publikohen, siç kemi bërë edhe ne për disa prej tyre.

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 9 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 10 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 13 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 28 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.