Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta për ”sms-në 200 mijë euro”: Akuza e SPAK është imagjinare dhe e fabrikuar

Lajme E mërkurë, 13 Maj 2026 17:49
Ilir Meta për ”sms-në 200 mijë euro”: Akuza e SPAK është imagjinare dhe e fabrikuar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar publikisht për herë të parë pas lajmit se SPAK pretendon se ka zbuluar një mesazh ku ish-presidenti kërkonte 200 mijë euro në kuadër të dosjes CEZ-DIA. Meta mohon kategorikisht ekzistencën e shumës së përfolur, duke ironizuar hetuesit e Prokurorisë së Posaçme. ”Dua t’u siguroj se ‘eurot’ ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve”, shkruan ai. Sipas Metës, edhe vetë përmbajtja e mesazhit të pretenduar nuk përmend para, valuta apo favore financiare. Ai thekson se periudha kur pretendohet të jetë dërguar SMS-ja përkon me qershorin e vitit 2009, kohë kur, sipas tij, ishte vetëm deputet i opozitës dhe pa asnjë funksion qeveritar.

Postimi i plotë nga Meta

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Para 2 orësh
28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Para 2 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 2 orësh

𝐃𝐢𝐬𝐚 𝐬𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐞̈𝐧𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐬𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞̈ 𝐪𝐞̈ “𝐡𝐞𝐥𝐦𝐮𝐚𝐧” 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐙. 𝐄𝐧𝐭𝐨𝐧 𝐀𝐛𝐢𝐥𝐞𝐤𝐚𝐣 𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke patur konsideratë për objektivitetin dhe përgjegjshmërinë publike të Z. Enton Abilekaj, që sipas gjykimit tim është pjesë e pakicës së gazetarëve dhe analistëve të pavarur e ndoqa dje në një intervistë te Syri TV ku ndërthureshin disa tema të rëndësishme si ngrirja faktike e procesit të integrimit për shkak të ndikimit politik në gjyqësor kryesisht, roli i SPAK-ut për hetimet e korrupsionit 36-vjeçar, roli i tij për parandalimin e korrupsionit gjatë kohës së vetë SPAK-ut (pra nga 2019 e këtej), besueshmëria e hetimeve të deritanishme për çështjet e mëdha si Meta, Berisha, Veliaj, Ahmetaj, Balluku, etj., dua të bëj disa sqarime, jo për “replikë” në distancë, por për qartësime dhe saktësime të disa fakteve, “provave” dhe konkluzioneve.

Arsyeja kryesore pse unë kam kërkuar që gjyqi ndaj meje të jetë live për të gjithë të interesuarit është jo vetëm i mbështetur në Kushtetutë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe legjislacionin tonë, por sidomos në faktin se siç ju e dini më mirë se unë, mbi 90% e televizioneve dhe portaleve kontrollohen nga Qeveria Rama dhe gazetarët raportojnë pas gjyqit sipas direktivave të pronarëve, nën diktatin e zyrës së propagandës gëbelsiane të Edi Ramës, me qëllim çoroditjen e opinionit publik dhe shndërrimin e gënjeshtrave në “fakte” apo “prova” kundër opozitarëve, për të legjitimuar farsat gjyqësore, jo vetëm të urdhëruara nga Asambleja e PS-së, por edhe të iniciuara nga Edi Rama, që nga kallëzuesit e deri te hetimet, i cili siç dihet komandon edhe gjykatat. Ndaj edhe gjykata nuk e pranoi kërkesën tonë duke iu referuar një neni të Konventës Europiane, që nuk e lejon transmetimin live të gjykimit kur është kundër vetë i pandehuri.

Ndërkohë, që rasti ynë, është krejt i kundërt sepse i pandehuri insiston dhe kjo ka bazë të qartë ligjore sepse asnjë nga çështjet nuk ka lidhje me sigurinë kombëtare. Dëgjova se edhe Z. Abilekaj përmendi një “sms” me 200 mijë euro, që gjoja është paraqitur nga prokurorët spas raportimeve për çështjen CEZ-DIA. I nderuar Z. Abilekaj, pa u thelluar si në aspektin ligjor apo procedurial se çfarë konsiderohet provë, se si merret, administrohet apo përdoret ajo, dua t’ju siguroj se “eurot” ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve, siç kemi provuar edhe gjatë gjykimit në seancën paraprake. Është e qartë se edhe në fabrikimin e një “sms” të tillë të pretenduar, nuk ka as euro, as dollarë, as lekë dhe as fletëpalosje, apo postera, meqënëse mesazhi i pretenduar koinçidon me Qershorin 2009 para zgjedhjeve parlamentare kur unë kam qenë thjesht një deputet opozitar dhe pa asnjë funksion qeveritar. Po kështu, çuditërisht nga pala marrëse e kësaj “sms” nuk ka asnjë përgjigje apo reagim (!!!)
Ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se kjo “sms” është dërguar nga unë.

Nëse ju dëshironi unë mund të porosis dikë nga telefoni i burgut, po të më jepni numrin tuaj të telefonit, që në emrin tuaj dhe nga numri juaj t’i kërkohen për shembull Z. Baton Haxhiu 200 milionë lekë (të vjetra) pasi 200 mijë euro sot vlejnë shumë më pak për shkak të narkoeuros. E përmenda Z. Baton Haxhiu sepse ju ishit bashkë me të te emisioni i Z. Ylli Rakipi, ku debatua për këtë çështje. Jo vetëm kaq, por Z. Baton Haxhiu është bërë pjesë e hetimeve ndaj meje, jo nga unë, por nga SPAK-u dhe do kem fatin të çmallem me të në sallën e gjykimit. E siguroj Z. Baton Haxhiu se cilësia e hetimeve është edhe më e rëndë se cilësia e zbardhjes së dëshmisë së tij të publikuar nga SPAK-u dhe jo nga unë. Por ishte shumë e rëndë gjatë seancës paraprake kur prokurori pasi shpiku eurot te “prova”, që ne se kemi, e interpretuan si shpërblim për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA. Ndërkohë që DIA është regjistuar në Shqipëri 14 muaj pas kësaj “sms”-je të fabrikuar, ndërsa marrëveshjen me CEZ-in e ka lidhur 15 muaj pas kësaj “sms”, ndërsa pagesat e para nga CEZ-I i ka marrë 17 muaj pas kësaj “sms”.

Kjo lloj “sms” është bërë lajm që para 15 vitesh dhe e kanë marrë seriozisht vetëm ata që u ka “pëlqyer” për lojë politike. Ndoshta prokurorët më ngatërrojnë me Edi Ramën që shpall me firmën e tij fituese kompani që lindin vetëm 8 muaj më pas dhe dëmtojnë rëndë financat publike. 𝐒𝐞 𝐩𝐬𝐞 𝐮 𝐥𝐢𝐝𝐡 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐂𝐄𝐙-𝐃𝐈𝐀 𝐡𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝟏 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟏𝟎, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐬𝐞 𝐮 𝐥𝐢𝐝𝐡 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝟐 𝐬𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐞 𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐩𝐣𝐞𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐤𝐫𝐚𝐡𝐮 𝐢 𝐝𝐣𝐚𝐭𝐡𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐙. 𝐊𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐃𝐈𝐀-𝐬, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐬𝐡𝐞𝐟 𝐢 𝐧𝐞𝐠𝐨𝐜𝐢𝐚𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐈𝐀-𝐬 𝐦𝐞 𝐂𝐄𝐙-𝐢𝐧, 𝐙. 𝐄𝐥𝐯𝐢𝐬 𝐌𝐚𝐭𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝟐 𝐞𝐦𝐚𝐢𝐥𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐧𝐞̈ 𝟗 𝐝𝐡 𝟏𝟔 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟏𝟒 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐚𝐯𝐨𝐤𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐙. 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐕𝐣𝐞𝐧𝐞̈. Ato janë bërë publike nga Z. Tedi Blushi në media, por unë do t’i kërkoj t’ua dërgoj të plota edhe juve, Z. Baton Haxhiu, Z. Ylli Rakipi dhe padyshim edhe Z. Artan Hoxha, i cili sipas të dhënave të mia është prezantuar me Z. Elvis Mataj pas prillit të vitit 2014.Në këto e-maile do të gjeni edhe emrat e zyrtarëve çekë apo shqiptarë që sipas Elvisit u ishte  premtuar ryshfet apo pagesë si shpërblim.

Aty do të gjeni edhe nominalisht emrin edhe të një ministri të asaj kohe, i cili ka patur lidhje të afërt me Z. Ismailaj që në kohën kur punonin bashkë për Ministrinë e Punës Sociale. Po kështu, do i kërkoj Z. Blushi që t’ju dërgojë edhe juve personalisht, por edhe Z. Baton edhe Z. Artan Hoxha dëshminë e dhënë nën betim në 20 Dhjetor 2011, para Prokurorisë së Tiranës nga Z. Josef Hejsek se si është përzgjedhur DIA falë garancive të marra nga DIA e Uashingtonit, e cila kishte ofruar edhe garanci nga përvoja e kompanive amerikane që punonin në Çeki. Po kështu, meqenëse Z. Hoxha përmendi edhe Znj. Rebecca, do i kërkoj Z. Blushi t’ju dërgojë e-mailin që ajo i nis Z. Oligert Kume, Drejtor Rajonal i DIA-s, ku injoron shqetësimet e drejtuesve çekë që merreshin me Shqipërinë dhe e garanton se shefat kryesorë në Pragë të CEZ-it kishin mendim shumë të mirë për punën e DIA-s dhe se ajo do të blinte edhe në Shqipëri, por me çmimin që donte ajo dhe jo shefat e CEZ-it në Pragë.

Por që të mos zgjatem te kjo çështje e stërgjykuar që nuk ka asnjë lidhje me mua dhe funksionet e mia, ju duhet ta keni të qartë se ajo “sms” e fabrikuar u rishpërnda nga mediat e regjimit për të fshehur të vërtetën që nuk duhet të buçasë dhe ulërijë, por të mbulohet me “gjethe fiku” dhe të fiket. Pra, faktin se edhe si në seancën paraprake, Prokurori edhe në seancën e fundit të gjykimit në themel, deklaroi me zë të ulur se nuk ekzistonte më akuza për korrupsion e pastrim parash, për lobimin me McKeon Group, pasi ishte vërtetuar se kishte vetëm një pagesë të ligjshme prej 15 mijë dollarësh, siç unë kam deklaruar që në vitin 2017, kur revista amerikane “Mother Jones” u hap me shpifjen se unë kisha paguar 1 milion dollarë për të bërë një foto “të pabërë” me Presidentin Tramp.

Po kështu, në Maj 2022 gazeta bulevardeske austriake “Kronen Zeitung”, u hap në faqe të parë me këtë shpifje dhe foton time, ndërkohë që unë isha President i Republikës. Përmenda vetëm këto të dyja, sepse në Shqipëri ky lajm është shpërndarë dhe rishpërndarë me dhjetëra herë. Bazuar mbi këto media, na regjistrohet edhe një kallëzim nga një person i njohur si kontigjent policie dhe formulohet edhe një akuzë bombastike për të justifikuar rrëmbimin para zgjedhjeve. Por pas zgjedhjeve akuza rrëzohet, jo vetëm se ishte shpifje, por na dilnin edhe nja dy dëshmitarë të rremë ose me “demencë” siç ka dalë moda tani. Ju me të drejtë thatë dje se u ngarkua perceptimi për Metën shumë i madh dhe tani s’po gjejmë lekët. Po pse i dashur Enton, unë e pagova “Mother Jones” për të shpifur kundër meje? Apo “Kronen Zeitung” dhe dhjetëra media dhe portale në Shqipëri ?

Po pse i dashur Enton, a mos kujtoni ju se kur unë u thirra në SPAK për këtë çështje, a nuk ua dhashë edhe provat se si e kisha denoncuar greko-amerikanin Fidetzis te Presidenti i McKeon Group pasi kishte regjistruar kontratë në emër të LSI në FARA, pa dijeninë dhe autorizimin tim dhe të LSI. Po rrëmbimi si do justifikohej? Të gjitha këto tymnaja propogandistike të dirigjuara nga Edi Rama shërbejnë për të spostuar vëmendjen nga afera e inceneratorit që ende nuk ekziston, por paguhet, sepse duhen paguar edhe b(analistët) për të përsëritur shpifjet, duhen paguar kallëzuesit e kështu me rradhë. Ato shërbejnë për të harruar mos-hetimin e aferave të McGonigalit në Shqipëri, që janë të hatashme. Ato shërbejnë për të harruar padinë e KLSH për Qeverinë e Ramës për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it e kështu pa fund. Ndaj ashtu siç është detyra ime të jap llogari para drejtësisë, është detyrë e imja, por edhe e drejtësisë të garantojmë transparencën e plotë të gjykimit të publikut.

𝐔𝐧𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐢𝐬𝐭𝐨𝐣 𝐩𝐚 𝐫𝐫𝐞𝐬𝐡𝐭𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈. 𝐍𝐞̈𝐬𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐭’𝐢 𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐬, 𝐤𝐣𝐨 𝐢 𝐭𝐡𝐨𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚. Vetëm nga korriku 2023 deri në tetor 2024, janë botuar mbi 300 shkrime me burime nga SPAK-u se Meta do të arrestohet sot dhe do arrestohet nesër, se Meta u arratis në Austri dhe do arratiset ne Hungari, se erdhi letërporosia nga Çekia dhe erdhi edhe nga Anglia. Apo se erdhi nga Amerika, nga Qipro dhe Gjibraltari. Qytetarët kanë të drejtë, mendoj unë, që t’i shohin të gjitha këto letërporosi dhe nëse Ilir Metës i është gjetur ndonjë qindarkë e paligjshme. Mos harroni se veprimet hetimore zyrtarisht kundër Metës janë kryer që në 2018, pra para 8 vitesh dhe në vazhdimësi. Asnjë dëshmitar nuk është ankuar se ka patur ndonjë shqetësim nga unë as kur kam qenë President dhe as më vonë. Asnjë “provë” nuk mund të helmohet nga unë, pasi ato janë të gjitha në favorin tim. Problemi është se akuza është fabrikuar e gjitha në bazë montazhesh dhe në kundërshtim flagrant me provat e pafundme që gjenden në fashikujt. Ne nuk i bëmë publike ato më parë se respektuam ligjin. 𝐀𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐮𝐫 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐞𝐭 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐭𝐦𝐞𝐫𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐓𝐑𝐀𝐍𝐒𝐏𝐀𝐑𝐄𝐍𝐂𝐀.

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 7 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 8 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 11 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 26 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.