
Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në parim projektligji për barazinë gjinore këtë të enjte në Kuvend. Ndërkohë, me 77 vota është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Me këtë votim ndërpritet edhe procedura për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.
