Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Lamallari flet në OKB: Shqipëria po forcon rolin si partner serioz në menaxhimin e migracionit të rregullt dhe të ligjshëm

Lajme E premte, 8 Maj 2026 17:06
Ministri Lamallari flet në OKB: Shqipëria po forcon rolin si partner serioz në menaxhimin e migracionit të rregullt dhe të ligjshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mbajti fjalën e rastit në OKB, në Forumin Ndërkombëtar për Migracionin. Ai rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për një migracion të sigurt, të rregullt dhe të ligjshëm, të mbështetur në të drejtat e njeriut, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe fuqizimin e diasporës shqiptare. Me reforma konkrete, politika të bazuara në të dhëna dhe partneritete rajonale e globale, Shqipëria po forcon rolin e saj si një partner serioz në qeverisjen moderne të migracionit dhe në rrugën drejt integrimit europian.

Fjala e plotë

Të nderuar delegatë të shteteve dhe qeverive, është një mundësi e shkëlqyer të adresoj këtë Forum në emër të Republikës së Shqipërisë në këtë moment kaq të rëndësishëm për qeverisjen globale të migracionit. Shqipëria është një vend origjine, tranziti dhe, gjithnjë e më shumë, edhe destinacion për migrantët. Me një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, migracioni vazhdon të formësojë shoqërinë dhe ekonominë tonë, si edhe drejtimin e zhvillimit të vendit, në përputhje të plotë me prioritetet tona kombëtare dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që prej miratimit të Paktit Global për Migracionin (GCM), Shqipëria ka mbetur fuqimisht e angazhuar për zbatimin e tij, e udhëhequr nga një qasje gjithëpërfshirëse e institucioneve dhe e shoqërisë. Ne kemi punuar ngushtësisht me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Rrjetin e OKB-së për Migracionin, si dhe me partnerë kombëtarë e ndërkombëtarë për avancimin e përpjekjeve tona kombëtare dhe përgatitjen e Raportit tonë Vullnetar për periudhën 2023–2025.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më lejoni të ndalem në 3 fusha kryesore progresi:

Së pari, Shqipëria ka forcuar hartimin e politikave të bazuara në evidencë duke përmirësuar sistemet e të dhënave mbi migracionin. Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024–2030 harmonizon masat kombëtare me të 23 objektivat e GCM-së. Ky dokument strategjik ka forcuar mekanizmin ndërinstitucional të menaxhimit të migracionit dhe shërben si garanci për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe refugjatëve, përfshirë integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare. Në të njëjtën kohë, ne njohim nevojën për të forcuar më tej kapacitetet monitoruese dhe sistemet e të dhënave në nivel vendor;

Mund t'ju interesojë

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 1 ore
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 ore
Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Para 1 ore

Së dyti, kemi avancuar rrugët e rregullta të migracionit dhe lëvizshmërinë e punës përmes bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, si dhe përmes zgjerimit të partneriteteve dypalëshe. Këto përpjekje synojnë të krijojnë mundësi të sigurta dhe të aksesueshme për punëtorët migrantë, duke iu përgjigjur njëkohësisht nevojave në zhvillim të tregut të punës, përfshirë forcimin e lidhjeve me komunitetet tona të diasporës;

Së treti, Shqipëria ka forcuar kapacitetet për menaxhimin e migracionit në mënyrë humane dhe të rregullt. Ne kemi përmirësuar koordinimin ndërinstitucional, planifikimin e emergjencave dhe kemi forcuar menaxhimin kufitar të ndjeshëm ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Paralelisht, po avancojmë përpjekjet për kthimin dhe riintegrimin, me theks më të madh te këshillimi, mbështetja e përshtatur dhe riintegrimi i qëndrueshëm në nivel lokal, duke forcuar njëkohësisht angazhimin me diasporën.

Shkëlqesi, Shqipëria mbetet ngultazi e përkushtuar në forcimin e mëtejshëm të mbarështimit të migracionit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe përgjegjësitë e përbashkëta. Ne do të vijojmë të investojmë në hartimin e politikave të bazuara në të dhëna, të zgjerojmë rrugët e sigurta e të rregullta dhe të forcojmë mekanizmat e mbrojtjes për të gjithë migrantët. Gjithashtu jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Besfort Lamallari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 36 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.