Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Ibrahimaj prezanton thirrjen e re për vetëpunësim: Fondi i rritur për më shumë aplikantë në 2026

Lajme E mërkurë, 6 Maj 2026 18:26
Ministrja Ibrahimaj prezanton thirrjen e re për vetëpunësim: Fondi i rritur për më shumë aplikantë në 2026
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi shpalljen e thirrjes për vitin 2026 të Programit të Vetëpunësimit, një nga instrumentet kryesore të politikave aktive të punësimit, i cili synon të mbështesë punëkërkuesit e papunë në krijimin e aktivitetit të tyre ekonomik dhe në gjenerimin e vendeve të reja të punës. Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky program ndërhyn në një moment vendimtar për individët. kur ekziston një ide biznesi, por mungon mbështetja financiare për ta kthyer atë në një sipërmarrje funksionale.

“Programi i Vetëpunësimit është ndërtuar për të nxitur sipërmarrjen dhe për të mbështetur konkretisht të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre përmes një biznesi. Qëllimi ynë është që të shoqërojmë çdo ide nga faza fillestare deri në realizimin e saj,” u shpreh Ministrja. Ajo nënvizoi se programi nuk është i dedikuar vetëm për individët që kthehen nga emigracioni, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin të jetojnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Para 4 orësh
Protestuesit prekin pllakat përkujtimore të 21 Janarit, Balla: Sali, si nuk paske pas asnjë kod njerëzor?

Protestuesit prekin pllakat përkujtimore të 21 Janarit, Balla: Sali, si nuk paske pas a...

Para 7 orësh
Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga...

Para 8 orësh

Ministrja solli në vëmendje edhe historitë e suksesit të të rinjve që kanë përfituar nga këto skema mbështetëse, duke dëshmuar potencialin që ekziston në vend. Duke u ndalur te rëndësia e arsimit dhe formimit profesional, Ministrja Ibrahimaj theksoi, se politikat e ndjekura kanë synuar jo vetëm integrimin e të rinjve në tregun e punës, por edhe nxitjen e tyre për të hapur biznese të reja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Arsimi dhe formimi profesional i pajis të rinjtë me aftësi konkrete, duke u dhënë atyre një avantazh për të nisur më shpejt një aktivitet sipërmarrës,” deklaroi ajo. Programi i Vetëpunësimit është i strukturuar në disa faza, duke filluar nga aplikimi me një ide fillestare, vijuar me trajnimin për hartimin e një plani biznesi dhe më pas me vlerësimin për financim. Çdo vit, rreth 200 përfitues mbështeten për të zhvilluar sipërmarrjet e tyre, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe të ardhura për familjet shqiptare.

Ministrja bëri të ditur se për vitin 2026 fondi i programit është rritur, me synimin për të mbështetur një numër edhe më të madh aplikantësh. Ajo theksoi se programi është i hapur për të gjitha grupmoshat dhe nuk kufizohet vetëm te nxënësit e arsimit profesional. Në vijim, Ministrja Ibrahimaj u ndal edhe te programet e tjera mbështetëse për sipërmarrjen, duke përmendur financimin e startup-eve përmes agjencisë “Innovation4Albania”, e cila prej disa vitesh mbështet ide dhe biznese inovative në të gjithë vendin.

Ajo nënvizoi, se këto programe po shtrihen në të gjithë vendin duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. “Qëllimi ynë është të përhapim kulturën e sipërmarrjes, të forcojmë njohuritë e të rinjve dhe të sigurohemi që ata të ndërtojnë biznese të qëndrueshme dhe të suksesshme,” tha Ministrja. Në përfundim, Ministrja Ibrahimaj ftoi të gjithë të interesuarit të aplikojnë në thirrjen e hapur, duke theksuar se përfitimet nga programi shkojnë përtej mbështetjes financiare. “Aplikoni, aplikoni, aplikoni. Nuk keni asgjë për të humbur, por shumë për të fituar, si njohuri, përvojë dhe mundësi për të realizuar idenë tuaj,” përfundoi ajo.

Etiketat e lidhura

Ibrahimaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.