
Pas diskutimeve dhe debateve të shumta në seancën plenare, janë miratuar me votat e mazhorancës 2 projektligje, që ishin pjesë e rendit të ditës. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është miratuar me 74 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër. Projektligji për nënproduktet me origjinë shtazore miratohet me 76 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër.