Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

PD: OKB-ja demaskon propagandën e Ramës, Shqipëria në alarm për pasigurinë ushqimore

Lajme E hënë, 24 Gusht 2026 16:03
PD: OKB-ja demaskon propagandën e Ramës, Shqipëria në alarm për pasigurinë ushqimore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar mbi të dhënat e FAO-s për pasigurinë ushqimore në Shqipëri. Sipas tij, 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë, ndërsa 8.3% përballen me pasiguri të rëndë. Muçollari theksoi se shifra është shumë më e lartë se në vendet e rajonit. Ai e cilësoi situatën si “dështim të modelit qeverisës” dhe tha se Paketa e Minimumit Jetik e propozuar nga PD është pjesë e zgjidhjes për të luftuar kequshqyerjen. Muçollari bëri thirrje për mbështetjen e protestës qytetare dhe ndryshimin e qeverisjes.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë, një shifër e vetme rrëzon gjithë propagandën e shfrenuar qeveritare: 31.8 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, të moderuar ose të rëndë. Nuk është shifër e opozitës, por vlerësimi faktual i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, për periudhën 2023–2025. Me fjalë të thjeshta: pothuajse 1 në çdo 3 shqiptarë përballet me pasiguri ushqimore. Për krahasim: në Maqedoninë e Veriut ky tregues është 9.2 për qind, në Malin e Zi 9 për qind, në Bosnjë-Hercegovinë 8.7 për qind dhe në Serbi 6.7 për qind. Në Shqipëri, ta themi edhe njëherë me dhimbje, është 31.8 për qind.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pra, nuk mund të fajësohet as kriza globale, as lufta, as inflacioni ndërkombëtar. Të njëjtat sfida i kanë pasur dhe kanë edhe fqinjët tanë. Diferenca është qeverisja. Pas më shumë se një dekade me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria ka një nivel të pasigurisë ushqimore rreth katër herë më të lartë se mesatarja europiane, shumëfish më të lartë se vendet e rajonit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe ndërsa qeveria flet për Shqipërinë turistike, për miliona vizitorë dhe rekorde ekonomike, 8.3 për qind e shqiptarëve përballen me pasiguri të rëndë ushqimore. Kjo do të thotë njerëz që hanë më pak nga sa u nevojitet, familje që mund të mbeten pa ushqim dhe qytetarë që, për shkak të mungesës së parave, mund të kalojnë edhe një ditë të plotë pa ngrënë. Në të njëjtën kohë, një dietë e shëndetshme në Shqipëri është bërë rreth 70 për qind më e shtrenjtë se në vitin 2017 dhe kushton rreth 30 për qind më shumë se mesatarja europiane. Ky është bilanci që nuk shfaqet në ekranet e propagandës.

Mund t'ju interesojë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa ka...

Para 4 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 4 orësh
Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qytetarëve

Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qyt...

Para 5 orësh

Një Shqipëri ku qeveria numëron turistët, por shumë familje numërojnë paratë për ushqimet e ditës. Një Shqipëri ku flitet për rritje ekonomike, ndërsa pothuajse një në tre qytetarë përballet me pasiguri ushqimore. Ky është dështim i një modeli qeverisës që pas më shumë se një dekade ka humbur lidhjen me jetën reale të qytetarëve dhe jeton me vjedhje dhe propagandë.

Partia Demokratike e ka paraqitur Paketen e minimumit Jetik si pjesë të zgjidhjes, që nuk lë asnjë qytetar të vuajë dhe të kequshqehet. Ne qëndrojmë pas kësaj Pakete dhe me ardhjen në qeveri, ajo do të jetë premtimi i parë i mbajtur. Mbi 90 ditë qëndresë qytetare kanë treguar se propaganda mund të sfidohet dhe se e vërteta nuk mund të fshihet pafundësisht. Prandaj kjo protestë duhet të ketë mbështetjen e çdo qytetari që kërkon ndryshim.

Etiketat e lidhura

PDSiguria Ushqimore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 4 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 4 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 4 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 4 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 6 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 7 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

3 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 12 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 4 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.