Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përplasja e Ramës me Tërmet Peçin përmes satirës nga Agron Gjekmarkaj

Lajme E shtunë, 9 Maj 2026 16:01
Përplasja e Ramës me Tërmet Peçin përmes satirës nga Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Duhet të sqarojmë që në fillim se “Kronika” përpiqet të mbajë drejtësi dhe t’u shkojë gjërave në thelb! Prej kohësh, e venitura Teza ka filluar një fushatë për të dobësuar pozitat e Termesë në sytë e Babos!

Të gjithë u habitën kur Babua iu hakërrye Termesë me fjalor harapçiu, se ai i shfaqi besnikëri sipas hierarkisë militare , si ushtari-komandarit! Disa thonin që Babua servilizmin nuk e do ashtu shqeto, sade, toptan e fshatçe, por të rafinuar me stil, ojna me metafora oksidentale! Po kjo nuk është e vërtetë, janë qiqra në hell. Babua e çmon shumë spontanitetin e tabanit popullor. Ai deshiron kënge e ligjerime!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ju e kujtoni kur Termeja i nxirrte grupin e Bënçës t’i këndonin thagma-zemra mal atij, kur i bënte muralen në Pallat të Sportit, Babua si basketbollist nuri në qiell; madje vetë Tezja, aso kohe kur Termeja ishte në zenit, i thoshte: “Terme bio, pa rabat-Tepelenë, ç’e pate fat”, kësisoj i servilosej edhe atij, edhe Babos!

Tani ka ndryshuar stina e moti! Tezja, ngaqë puna e ministresësh nuk i jep më frymëzim, kërkon ta gjejë ngazëllimin në rrugë të tjera, kryesisht kasnecore: shpie llafe sa te opozita, aq te mazhoranca, që qenkësh Termeja autori i gjëmës e thashethemnajës së Gjirokastrës, ku u fol që Kryetari i saj, qerratai, e ngjyeu në vend të helmuar!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Termeja nuk është heqim e laborant që bën analiza, por Tezja, bashkë me Gramon e Gardës, tanimë guvernator i Tepelenes , të bezdisur nga ndikimi i Termesë, duan ta shkulin me hilera nga zemra e stërmadhe e Babos!

Të enjten u pa Termeja që i thoshte ca fjalë të ndjera Tezes dhe ajo që dridhej e mrrylej, siç e ja zakon: pa protokoll. Përballë intrigave të Tezes dhe pafajësisë së Termesë, Kronika, që e njeh mirë Magna Kartën, beson tek pafajësia në këtë mesele dhe fton Babon për reflektim!

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 37 minutash
Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 1 ore
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 1 ore

Gjithashtu nxit Taon, këtë klerik të moralit dhe leninist të Librazhdit, Prrenjasit, Hotolishtit, Xhyrës dhe tërë asaj kazaje, të ndërtojë një komision bolshevikësh me në krye Buçkon për të monitoruar situatën, që të mos eskalojë!

Sekretariati t’i besohet Evis Kushit, si trockiste që është. Ervin Hoxha, si gjirokastrit bujar, t’u paguajë harxhet! Mushkat të blihen në Valare, patkonjtë në Hormovë, yzengjitë në Dropull, dhe tu prijë Erjo Mile!

Eh, kur mendon se Termeja dikur i piqte Tezes kukurec lëndinave dhe i mbushte putiret me raki ballë kazani, se Tezja e heq e tërheq nga ca, e pastaj ia merrte këngës e valles si virane, të zë trishtim i madh për këtë thyerje! Jeta i ka këto, nuk i besohet më as rrobave në trup; besëprerja të vjen kah nuk e pret, sidomos brenda partive ku militon, se shqipo jemi të gjithë: të vënë këmbën mbi krye që të ngjiten vetë me shpifje e gënjeshtra, vrapim për të spiunuar, servilosje e lepirje që s’ti merr mendja kurrë. Ndaj jemi afër Termesë në këto orë të vështira! Kronika, edhe pse produkt i djathtë e konservator, e ka zakon të bëhet mallëngjyeshëm me të majtët që u ikën fati!

Plot ngjarje pati seanca e fundit! Ne të Kronikës pimë një kafe që në sabah me Mamicen, duke i rrëfyer që Nallbaja, si Anteu, që forcën e merrte nga Dheu, krejt si Muji e Halili, të cilët fuqinë e kishin tek krahu, dhe kur doli pushka e plumbi menduan se ka ikur koha e tyre dhe u mbyllën përjetësisht në një shpellë; ashtu dhe ai beson se, derisa të vijë dekiku për t’u hakmarrë ndaj Babos për luftën që i ka shpallur Mamicushes, nuk ka më vend për kavaljeri të zakonshme, ndaj është shkrehur në heshtje e zali! Një psherëtimë e mbytur i doli nga xhani! Lëngon, i paudhi, lëngon…

Mamicushja me Babon si Davidi me Golinë! E gjerbëm atë kafe nën shikime të zgurdulluara, por pa shumë gajle! Kronika është indiferente ndaj zilive.

Na këputi shpirtin Qefserja, ministrja e re; na u dhimbs, mallkuam veten! Dy pyetje bëri Isuf Çela, që njihet për zotnillëkun e vet, dhe e zeza Qefsere u mbyll, u llangos, nuk dinte çfarë thoshte; desh ta ndihmonte për të kopjuar Delina, po iu hakërrye xhebraili Gaz Bardhi! Të gjorës Qefsere i lidhej gjuha nëpër dhëmbë, mbllaçitej sikur hante mjaltë, skuqej, djersitej dhe pastaj iku me vrap në hamamin e Tabirit! Atje ia dha të qarës me “oiiii”! Shyqyr që u gjend Elda Hoti për ta ndihmuar të ngrihej. “Ç’kini me mua?”, ankohej. “Ç’ju kam bërë? Pse pyetje më bëni? Mua gjetët? Pse më tallni?”, dhe qaj e qaj!

Ashtu u mbyll në banjo edhe Beqir Valteri kur bëri atentat ndaj Ahmet Zogut, po ai këndonte këngë patriotike që t’i dilte frika, ndërsa Qefserja, e shkreta, të këpuste shpirtin se u shkreh në vaj! Kronika ndan dhimbjen me Qefseren, se e di që ajo s’ka faj! Eh, Qefsere, Qefsere, na ike për dere…

Sypetrit Malaj doli i lehtësuar në kafe, i thoshte Blendi Klosit: “Shyqyr më shkoi mbarë sot, askush nuk më tha budalla.” “Mos u ngut”, i tha ai, “se s’e di kurrë nga të vjen. Ja shiko mua: goxha burrë, thonë që nuk jam askush, nuk bëj asgjë, e prapë nuk më lënë rehat!”.

Pirro Dengu vërtitej si një gjeneral pa spaleta dhe mallkonte Nufin që i ka zënë vendin! Nufi nuk bëzante. Enea Laraska nuk kuptohet në ka frikë apo zët të rrijë në Kuvend !

Niko bëri sevap të madh: më në fund, aty kur njerëzia flinte dhe salla ishte bosh, ia la drejtimin e seancës autorit të Kronikës, i cili u ngjit atje sipër rëndë-rëndë si bimbash dhe iu nxirrte gjuhën ca pizevengjërve! Kostaqi u përlot nga llozha!

Jorushi i Tabakëve, pasi e detyroi Parlamenti Europian të bënte një raport qymyr të zi për qeverinë, mejtoi t’i zografiste dy gisht kartë Mekalisterit, e cili u përgjigj hazër xhevap i uruari! Duket sikur është Jorushi ministre e Jashtme, jo Festimi!

Sa herë fliste një ministër, dëgjohej vetëm një fjali nga Saimir Koreshi: “Lëri more dokrrat e fjalët e mëdha!”

Ulësia na madhëngjeu të gjithëve! Ai tha: “Unë si deputet i Fierit”, pra i foli Frojdi; ai gjithë jetën ka dëshiruar të jetë deputet i Belës dhe ajo duhet t’i hedhë pas krahëve fjalët se Ulsushi nuk i ka ndenjur besnik; atij i gjëmoi shpirti!

Kah mesnata erdhi Babua i murrëtyer, i përtuar, kruante mjekrën, mbante sytë herë në tavan e herë përdhe. Mamicushja i kaloi para syve me një ecje të shpenguar; një brengë e mall iu shfaq në ballë e sytë e tij ! Olta Xhaçka mermeriste “ …dhe lis bota kish nderruar”!

Antoneta Dhima u përlot! Dilua sokelliu “ tëmen e sëmes , ngrihet e bija i prish midenë të atit “! Gaz Bardhi, që mos bëftë hajër, i prishte terezinë me fjalë qoftëlargu, se ç’thoshte: jo aksh, jo burg, sa Kostaqi ishte gati t’i lëshohej me bumje nga lart, po edhe unë jo më pak, se boll u perveluam qëkur na larguan Etilden lere më kjo gjëmë do të ishte atentat edhe ndaj “Kronikës”, ymri i së cilës na mbulon të gjithëve e na jep aromë si në bahçen e Pejgamberit! Aferim, lexuesve të “Kronikës”, bekuar qofshi për frymëzimin me të cilin na ushqeni!

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.