Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 15:03 Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani Në librin e tij të ri "Premto Me, America", Joe Biden shkruan se kishte besim të kufizuar te Benjamin Netanyahu dhe mbron tërheqjen e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Begaj në diplomimin e studentëve të Mjekësisë: Zgjidhni Shqipërinë! Vendi ynë ka nevojë për ju

Lajme E martë, 30 Shtator 2025 14:12
Presidenti Begaj në diplomimin e studentëve të Mjekësisë: Zgjidhni Shqipërinë! Vendi ynë ka nevojë për ju
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.

Kreu i Shtetit i përgëzoi studentët për misionin fisnik që kanë zgjedhur, atë të shpëtimit të jetëve, duke i ftuar të qëndrojnë në Shqipëri për shkak të nevojës që vendi ynë ka për ta.

“Sot keni përpara një horizont të gjerë mundësish, me shtigje të hapura si brenda vendit, edhe jashtë tij. Por unë ju ftoj me gjithë zemër: zgjidhni Shqipërinë. Vendi ynë ka nevojë për ju. Pranojeni këtë si mision dhe sfidë, si dhe ndërtoni këtu jetën tuaj profesionale, pranë njerëzve tuaj. Ndihmoni të forcojmë së bashku një sistem shëndetësor edhe më të mirë, edhe më modern, duke garantuar një të ardhme më të shëndetshme për qytetarët tanë”, deklaroi Presidenti i Republikës duke ju drejtuar të sapodiplomuarve në mjekësi, të cilët i vlerësoi si e ardhmja e kujdesit shëndetësor në vend.

Të njëjtën thirrje Presidenti Begaj drejtoi edhe ndaj mjekëve profesionistë, të cilëve u shprehu falënderim të veçantë që e kryejnë misionin e tyre me pasion e përkushtim ndërsa përballen me sfidën e ripërtëritjes së një stafi cilësor mjekësor.

“Të gjithë profesionistëve të mjekësisë dua t’ju them se ju jeni shtylla kryesore e sistemit shëndetësor, që me përkushtim dhe sakrifica mbani gjallë besimin e qytetarëve te mjekësia. Ne mund të ndërtojmë spitale të reja dhe të blejmë aparatura moderne, por pa mjekë të mirë, pa dijen dhe përkushtimin tuaj, sistemi shëndetësor nuk ka jetë. Prandaj, investimi më i madh që mund të bëjmë është te ju, te formimi, te kërkimi shkencor dhe te mbështetja e vazhdueshme e profesionit tuaj fisnik. Ne ju kemi detyrim standardet evropiane të sistemit shëndetësor. Ne kemi detyrim t’ju krijojmë kushtet të qëndroni në Shqipëri, të trajtoheni me dinjitet, duke ju dhënë mundësinë edhe të eksperiencave jashtë vendit, gjithashtu”, deklaroi Kreu i Shtetit gjatë fjalës së tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me emocionet e një mjeku në profesion, Begaj shprehu falënderim që u bë pjesë e kësaj dite të shënuar për universitetin, për të diplomuarit dhe familjet e tyre, ndërsa përgëzoi në veçanti kolegët e tij pedagogë të këtij universiteti për kontributin e dhënë në mjekësi.
Presidenti Begaj vlerësoi se Universiteti i Mjekësisë së Tiranës, me një traditë dhe cilësi në mësimdhënie e kërkim shkencor, ka përgatitur breza profesionistësh të mjekësisë, të cilët kanë mundur të ruajnë cilësinë e shërbimit shëndetësor në vendin tonë përkundër një sistemi shëndetësor që kërkon reformim të spitaleve dhe që ka nevojë për më shumë mbështetje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kreu i Shtetit këshilloi, gjithashtu, mjekët e rinj që të përballen me dinjitet përballë vështirësive dhe sfidave, duke u shprehur se “asgjë nuk është më shpërblyese se të dish që ke ndihmuar dikë të jetojë e të shërohet.

“Ky është çmimi i fisnikërisë së profesionit”, – vlerësoi Presidenti Begaj, i cili i inkurajoi të sapodiplomuarit që të mos reshtin së mësuari për të qenë të denjë në këtë profesion, sidomos sot në epokën e digjitalizimit dhe të inteligjencës artificiale: “Mjeku duhet të mbetet gjithmonë student. Vetëm etja për dije do t’ju mbajë të denjë për misionin tuaj”.

Mund t'ju interesojë

Perla e natyrës shqiptare, lumi i Shalës (video)

Perla e natyrës shqiptare, lumi i Shalës (video)

Para 3 orësh
Protesta në Tiranë/ 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar, Policia vendos 44 gjoba

Protesta në Tiranë/ 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar, Policia vendos 44 gjoba

Para 4 orësh
Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5800 vrapues në garë, ja rrugët që bllokohen

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5800 vrapues në garë, ja rrugët që bllokohen

Para 6 orësh

“Ju diplomoheni nga një universitet që njihet dhe jashtë vendit tonë, falë kolegëve tuaj, kolegëve tanë që kanë lënë gjurmë me punën e tyre në Shqipëri apo në vende të tjera. Ndaj, bashkë me diplomën, juve ju përket nderi, dedikimi dhe përkushtimi i mjekut shqiptar të respektuar në vend e të kërkuar kudo në botë. Do t’ju duhet t’i mbroni e t’i çoni përpara këto arritje, që janë sa personale e profesionale, aq edhe të të gjithë profesionistëve të mjekësisë”, u shpreh Begaj.

Etiketat e lidhura

#mjekesibegajdiplomimpresidentstudent
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 40 minutash

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 41 minutash

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 42 minutash

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Para 1 ore

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 18 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 22 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 9 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.