Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti i PL, Ilir Meta letër gazetarëve: Ju pres në qeli, ka vend për panel

Lajme E enjte, 16 Prill 2026 18:01
Presidenti i PL, Ilir Meta letër gazetarëve: Ju pres në qeli, ka vend për panel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi pasi një natë më parë në emisionin “Off The Record” në A2 CNN ku u trajtuan raportet mes drejtësisë dhe politikës si dhe 100 ditët e Klodian Brahos në krye të SPAK. Meta i është drejtuar gazetarëve, duke kërkuar publikisht transparencë për vendimin e Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, për të cilin pretendon se nuk i është vënë në dispozicion.

Meta ngriti gjithashtu edhe çështjen e lejimit të intervistave në ambientet e paraburgimit, duke shtuar me ironi se në qelinë e tij ka kushte për të pritur jo vetëm një gazetar, por edhe një panel analistësh.

Ish-presidenti u ndal edhe te kushtet në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke theksuar problematikat që, sipas tij, prekin si të paraburgosurit ashtu edhe punonjësit e sistemit, si dhe shpreh kritika më të gjera ndaj reformës në drejtësi dhe standardeve të shtetit ligjor në vend.

Postimi i plotë 

I nderuar drejtues i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP), Z. Gerti Shella, Duke ju përgëzuar për qëndrimet tuaja parimore për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, për më shumë se një dekadë, por edhe si monitorues i paanshëm, që keni qenë, i funksionimit të institucioneve të drejtësisë, dhe meqënëse dje ishit te emisioni “Off The Record” në A2 CNN, të gazetarit, Z. Andrea Danglli, kam këto lutje për ju:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mos e ngrini më çështjen e lirimit tim nga paraburgimi, se kjo nuk vlen për Reformën e “Plepave 2”, të cilën ju e dini që unë e kam paralajmëruar prej kohës se çfarë pasojash do të sillte për shqiptarët. Së dyti, po ta kisha kaq të domosdoshme lirimin nga burgu do e kisha futur emrin tim në listat e sigurta për deputetë. Por ju e dini, që kam qenë kundër këtij sistemi të listave të mbyllura, që në vitin 2008, kur u bënë ndryshimet katastrofike kushtetuese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju lutem juve, Z. Lavdrim Lita, që ishte me ju e të tjerëve, të kërkoni publikisht të më jepet vendimi zyrtar i Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, marrë në 2 korrik 2025, se për çfarë shkeljesh jam dënuar unë. A është normale që një qytetari të mos i dorëzohet edhe pas 10 muajsh vendimi i dënimit? Po kështu, a është normale që ky qytetar të mos ushtrojë të drejtën e ankimit? Por a mund të ushtrohet kjo e drejtë kushtetuese nëse nuk ke në dorë një vendim zyrtar? Ju lutem i nderuar Z. Shella, Z. Lita dhe gjithë të tjerëve, që të kërkoni publikisht që Z. Andrea Danglli dhe kolegët e tjerë si ai që kanë marrë edhe leje nga SPAK-u, për të më intervistuar mua këtu, të mos pengohen më në mënyrë arbitrare dhe me justifikime skandaloze, se gjoja nuk paskan kushte këtu për të realizuar një intervistë.

Mund t'ju interesojë

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filo...

Para 3 orësh
Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Para 4 orësh
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 4 orësh

Nëse nuk kanë ata kushte, ju siguroj se mund ta bëjmë te qelia ime se është shumë komode për të pritur jo një gazetar me kameraman, por edhe një panel analistësh. Paska kushte Rusia, që i lejoi mediat ndërkombëtare të intervistojnë kundërshtarët e Putinit në burgjet e Siberisë dhe nuk paska kushte Shqipëria që ka hapur gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian për të realizuar një intervistë në mes të Tiranës!!! Ndërsa për sa i takon standardeve të paraburgimit me të cilat ju si përfaqësues i shoqërisë civile jeni marrë seriozisht, nëse gjeni kohën dhe merrni lejen, unë ju pres në çdo moment që të diskutoj me ju.

Kuptohet, jo për mua, por për qindra të pafajshëm që janë harruar këtu për vite të tëra. Po kështu, të flasim edhe për kushtet e gardianëve dhe punonjësve në burgje, që janë tejet problematike. Pastaj përsa i takon justifikimit të dështimeve dhe standardeve antieuropiane se ja Reformën e kemi bërë me “aleatët”, të mos harrojmë se edhe Reformën “Plepat 1” me “aleatët” e bëmë.Problemi është se edhe për shkak të pasigurisë juridike në këto 10 vite janë larguar 1 milion shqiptarë e jo 1 milion “aleatë”. Rreziku i këtij vendi është të mos mbetet pa shqiptarë se “aleatë” ka patur përherë. Ndaj për të patur shtet ligjor të drejtë dhe funksional na duhet të mbrojmë Kushtetutën tonë si gjënë më të çmuar se Kim Filbët dhe McGonigalët kanë ekzistuar në çdo kohë i nderuar Z. Shella.

Etiketat e lidhura

meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 3 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 4 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 7 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 4 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 3 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 6 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.