Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:55 Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta, profesori Edvin Cami: Keqqeverisja po rëndon jetën e qytetarëve, Shqipëria nuk është pronë e tyre

Lajme E premte, 17 Prill 2026 20:15
Protesta, profesori Edvin Cami: Keqqeverisja po rëndon jetën e qytetarëve, Shqipëria nuk është pronë e tyre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Profesori dhe përkthyesi Edvin Cami gjatë protestës së PD-së përballë Kryeministrisë iu drejtua qytetarëve, duke u shprehur se situata në vend është përkeqësuar si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe mungesës së kontrollit institucional. Ai tha se këto problematika kanë ndikuar në ekonominë e qytetarëve dhe në funksionimin e shtetit ligjor. ”Shqipëria nuk është pronë e tyre dhe e partisë së tyre 85-vjeçare, e as dekor për pushtetarë paturp si ata. Shqipëria është e shqiptarëve dhe shqiptarët nuk dorëzohen kurrë. Fitore”,-tha Cami.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Mund t'ju interesojë

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Para 3 minutash
Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Para 46 minutash
Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Para 1 ore

Zonja dhe zotërinj, të nderuar qytetarë, të dashur miq, mirëmbrëma. Ja ku jemi sot sërish këtu përballë zyrës së një pushteti që nuk njeh turp dhe, si i paturp, bën gjithçka. Një pushtet që, edhe pse i zhytur në skandale, ka pafytyrësinë të vazhdojë të qeverisë, madje të shpallë se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë në të gjitha bashkitë. Si në kohën e sloganeve “i gjithë pushteti i sovjetëve” apo “të gjitha votat për frontin”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse përballë kësaj gjendjeje, çdo njeri i arsyeshëm e i kthjellët mund të ndihet i tronditur dhe të pyesë veten: “Ç’mall janë këta, nga ç’planet na kanë rënë për pjesë?”. Duhet pohuar se kjo sjellje është më se e kuptueshme për një pushtet si ky. Partia tashmë 85-vjeçare Socialiste, e lindur në ilegalitet si parti komuniste, nuk ka ditur kurrë të qeverisë ndryshe. Në mendësinë e saj, pushteti nuk mund të jetë kurrsesi shërbim, por vetëm sundim. Ndaj edhe sot vazhdojnë t’u premtojnë shqiptarëve lugën e floririt, si 85 vjet më parë.

Premtuan shtet, mirëqenie, premtuan integrim në Bashkimin Evropian, premtuan drejtësi të re dhe të reformuar, ndërsa ajo që çdo qytetar sot sheh janë çmimet dhe korrupsioni që rriten; drejtësia që përndjek, si dikur, vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të partisë e të udhëheqësit, ndërsa ndalet dhe stepet përballë pushtetit të udhëheqësit.

Por unë e di, dhe ju e dini, dhe ata e dinë, se sundimi nuk zgjat kurrë përgjithmonë. Ata e dinë se, ashtu sikurse ata vetë janë trashëgimtarë të etërve dhe të pushtetit të vjetër, edhe ne jemi trashëgimtarë të qëndresës së atyre shqiptarëve që ushtruan opozitë të heshtur në dekadat e regjimit komunist, derisa erdhi dita dhe e rrëzuan atë regjim. Dhe ata e dinë se korrupsioni dhe ofertat e pushtetit mund t’u mjaftojnë për të blerë disa karrieristë, por kurrsesi për të na blerë të gjithëve, sepse trashëgimia jonë morale nuk është në shitje. Shumëkush e mban mend se deri para një viti, pushteti kishte nisur të ushtronte trysni nëpërmjet analistëve të vet për nevojën e shpërndarjes së Partisë Demokratike dhe për ribërjen e opozitës sipas modelit të “opozitës që duan”.

Por sot, edhe njerëz dikur pranë tyre kanë shprehur publikisht domosdoshmërinë e marrjes së nismës për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Socialiste. Ndaj, mirë është ta kuptojnë se fundi i tyre është afër. Le ta dinë se Shqipëria nuk është pronë e tyre dhe e partisë së tyre 85-vjeçare, e as dekor për pushtetarë paturp si ata. Shqipëria është e shqiptarëve dhe shqiptarët nuk dorëzohen kurrë. Fitore!

Etiketat e lidhura

Edvin Cami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 3 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 6 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 46 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 54 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.