
Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Japoni, ku është takuar me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë.
“Me mbështetjen e pakursyer të ministrit për Strategjinë e Rritjes të Japonisë, po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga ky takim.

