
Forcat RENEA kanë marrë pjesë në Dubai në “SWAT Challenge Dubai 2026”.
Kryeministri Edi Rama ndau momente nga pjesëmarrja e forcave shqiptare dhe shkruan:
“RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”🇦🇱
Në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale
Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”
Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota”.
