Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:40 Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste Qyteti i Milanos në Itali pret me ankth të shtunën. Shqetësimi për përplasje të reja vjen ndërsa raportimet flasin për anulim marshimesh, thirrje në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritja pagave për Policinë, Lamallari takim me studentë e Akademisë së Sigurisë: Po hyni në një sistem që po ndryshon

Lajme E enjte, 9 Prill 2026 16:44
Rritja pagave për Policinë, Lamallari takim me studentë e Akademisë së Sigurisë: Po hyni në një sistem që po ndryshon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari zhvilloi këtë të enjte një takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë, me fokus trajtimin financiar, vlerësimin profesional dhe mbështetjen institucionale për këtë trupë të rëndësishme të sigurisë. Gjatë bashkëbisedimit, ministri Lamallari vuri theksin te rritja progresive e pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht për gradat më të ulëta, duke e cilësuar këtë rritje si të pakrahasueshme me situatën e trashëguar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Fakt është se prej kur ne nisëm të qeverisim Shqipërinë, pagat për Policinë e Shtetit kanë njohur një rritje progresive në çdo nivel, me përmirësime të ndjeshme, veçanërisht në vitet e fundit. Kjo nuk është thjesht statistikë, por më shumë motivim për efektivët, më shumë siguri për familjet e tyre dhe më shumë cilësi në shërbim ndaj qytetarëve. Vetëm duke marrë për referencë nivelet më të ulëta të pagës: në vitin 2014, një inspektor i Policisë së Shtetit paguhej 44.500 lekë. Sot, një inspektor merr 65% më shumë, ose 73.500 lekë. Nga ana tjetër, një nënkomisar nga 65.500 lekë në vitin 2018, ka përfituar një rritje prej 34%, duke arritur sot në 88.000 lekë, ndërsa paga e një komisari është rritur nga 72.000 lekë në 97.385 lekë”,-tha ministri Lamallari.

Mund t'ju interesojë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën ...

Para 30 minutash
Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 2...

Para 1 ore
Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 3 orësh

Ai theksoi se megjithëse ky përmirësim përfaqëson një trajtim më dinjitoz krahasuar me të kaluarën, ai nuk është i mjaftueshëm dhe kërkon vijimësi të reformave dhe investimeve. Përveç indeksimit të pagave, Lamallari nënvizoi se është bërë realitet edhe trajtimi i ushqimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, një detyrim ligjor i mbetur i pazbatuar për shumë vite, i cili tashmë garanton një mbështetje konkrete për çdo efektiv.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Kjo do të thotë më shumë dinjitet, më shumë motivim, më shumë stabilitet për familjet tuaja dhe më shumë arsye për ta ushtruar këtë profesion sfidues me krenari dhe përkushtim. Gjenerata juaj, si efektivë të ardhshëm, po hyn në një sistem që po ndryshon, që po përmirësohet dhe që po vlerësohet më shumë se kurrë më parë. Shqipëria ka nevojë për këtë brez të ri profesionistësh, që do ta çojnë përpara sigurinë dhe besimin te shteti”,-tha ministri Lamallari.

Ai shtoi se investimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk kufizohen vetëm te aspekti financiar, por shtrihen edhe në rritjen e statusit profesional, përmirësimin e kushteve të punës dhe përdorimin e teknologjisë moderne në shërbim të sigurisë. ”Nuk mund të pretendojmë të ecim përpara në procesin e integrimit europian dhe të mbyllim kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian, pa vlerësuar dhe mbështetur siç duhet edhe punonjësit e sigurisë”.

Etiketat e lidhura

Besfort LamallariMinistri i Punëve të Brendshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste
Para 4 minutash

Milano nën frikën e djegies dhe shkaterrimit këtë të shtunë prej grupeve anarkiste

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa
Para 4 minutash

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!
Para 13 minutash

Kane me mendjen te Topi i Artë: Familja mezi po e pret rezultatin, janë nervozë!

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 21 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 13 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.