
Për herë të katërt, brenda pak minutave, deputetët demokratë ia dolën të mundësonin ndërprerjen e seancës. Në një moment, ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha u nxeh nga deklaratat e Bardhit dhe iu drejtua deputetit me fjalën turp. ”15 minuta pushim. Ftoj kryetarët e grupeve parlamentare të diskutojmë për të qetësuar situatën”, tha kryetari i parlamentit Niko Peleshi.