Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tedi Blushi: Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat

Lajme E hënë, 13 Korrik 2026 14:56
Tedi Blushi: Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon kryeministrin Edi Rama për shpërdorim të fondeve publike, duke pretenduar se 4.2 milionë euro nga taksat e qytetarëve janë përdorur për financimin e një koncerti, në vend që të shkonin për nevoja jetike të shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se Shqipëria është në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare jo për ndonjë arritje, por për atë që ai e cilësoi si shpërdorim të 4.2 milionë eurove nga fondi i emergjencave. Sipas tij, këto para duhej të ishin përdorur për pensionistët, familjet në nevojë, spitalet, barnat, pajisjet mjekësore dhe arsimin, ndërsa akuzoi qeverinë se i ka devijuar për të financuar një aktivitet privat.

Deklrata e plotë

Shqipëria është sot në qendër të mediave ndërkombëtare jo për ndonjë arritje, por për skandalin e radhës që ka turpëruar vendin dhe ka tronditur opinionin publik, shpërdorimin e 4.2 milionë eurove të taksave të shqiptarëve për financimin e një koncerti privat, në një kohë kur qytetarët jetojnë nën peshën e rëndë të varfërisë ekstreme dhe keqqeverisjes dhe kur shërbimet publike janë në kolaps total. Në vend që këto 4.2 milionë euro t’u shkonin pensionistëve që nuk përballojnë dot jetesës, familjeve në nevojë, fermerëve që po falimentojnë, spitaleve që vuajnë mungesën e barnave dhe pajisjeve që shpëtojnë jetë, shkollave që mbyllen njëra pas tjetrës apo të rinjve që largohen çdo ditë nga Shqipëria, ato u hodhën për financimin e një eventi privat, pa asnjë lidhje me interesin publik dhe pa asnjë justifikim moral apo ligjor.
Edhe më tronditës është fakti se këto miliona euro janë marrë nga Fondi i Emergjencave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky fond nuk ekziston për luksin dhe propagandën e Kryeministrit. Ai ekziston për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh apo fatkeqësish të tjera natyrore. Por për Edi Ramën emergjencë nuk kanë qenë kurrë hallet e shqiptarëve. Emergjencë është vetëm rënia e propagandës së tij. Emergjencë është fakti se po digjet fasada e mashtrimit, po shembet miti i gjoja paprekshmërisë dhe mos cënimit të një qeverisjeje kriminale që ka prodhuar vetëm korrupsion, varfëri, dhunë dhe shpopullim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Emergjencë është revolta qytetare që po fundos çdo ditë e më shumë narkoregjimin dhe po nxjerr në dritë grabitjen sistematike të parave publike. Dhe pikërisht në emër të kësaj “emergjence” politike, Edi Rama vendosi të grabisë edhe 4.2 milionë euro nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës për të financuar një spektakël privat.
Ky është promovimi më i shëmtuar i modelit të keqqeverisjes, arbitraritetit dhe papërgjegjshmërisë që ka shndërruar shtetin në pronë personale të Edi Ramës. Nëse ky skandal ka shokuar median ndërkombëtare dhe opinionin publik brenda e jashtë vendit, ekziston vetëm një institucion që vazhdon të sillet sikur nuk ka ndodhur absolutisht asgjë, SPAK-u.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 9 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 10 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 11 orësh

Përballë një transaksioni prej 4.2 milionë eurosh nga fondi i emergjencave, përballë përdorimit të parave publike për një aktivitet privat dhe përballë dyshimeve të rënda për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet shtetërore, SPAK vazhdon të heshtë. Kur bëhet fjalë për opozitën, mjaftojnë thashethemet, indiciet apo kallëzimet më absurde për të ngritur procese spektakolare, për të organizuar konferenca shtypi dhe për të prodhuar shoë mediatik. Kur bëhet fjalë për Edi Ramën, nuk mjaftojnë as 4.2 milionë euro të taksave të shqiptarëve. Hetuesit do të duhet ishin dje dhe jo sot në Kryeministri dhe në çdo institucion që ka autorizuar, miratuar, firmosur apo ekzekutuar këtë pagesë, duke sekuestruar çdo dokument dhe duke marrë në përgjegjësi çdo zyrtar të përfshirë.

Sepse përballë 4.2 milionë eurove të parave të shqiptarëve nuk ka vend për heshtje, justifikime por ka vetëm një detyrim, zbatimin pa hezitimit të ligjit. Por, pavarësisht heshtjes së SPAK-ut, një gjë është e sigurt. Edi Rama nuk do t’i shpëtojë kurrë llogaridhënies për barbarinë që ka ushtruar ndaj financave publike. Historia e keqqeverisjes së tij është historia e një narkopushteti që ka trajtuar taksat e shqiptarëve si pronë personale, që ka grabitur fondet, tokat dhe pasuritë publike për propagandë, luks dhe interesa klienteliste, ndërsa qytetarëve u ka lënë varfërinë, dëbimin nëpërmjet axhendës antikombëtare të shpopullimit dhe shkatërrimin e shërbimeve më jetike.

Asnjë propagandë, asnjë koncert, asnjë spektakël i paguar me paratë e shqiptarëve nuk mund ta fshehë këtë realitet. Asnjë mekanizëm politik dhe asnjë mburojë institucionale nuk mund ta mbrojë përgjithmonë nga përgjegjësia. Sepse paratë publike nuk janë pronë e Kryeministrit ato u përkasin qytetarëve shqiptarë. Dhe për çdo cent të shpërdoruar, për çdo fond të grabitur dhe për çdo vendim që ka cenuar interesin publik, Edi Rama do të japë llogari para ligjit dhe para qytetarëve të Shqipërisë. Llogaridhënia mund të vonohet, por nuk mund të shmanget.

Etiketat e lidhura

Kanye WestramaTedi Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 31 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 32 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.