Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Berisha mbyll fjalimin, flakë dhe tym tek Kryeministria

Lajme E hënë, 22 Dhjetor 2025 19:47
VIDEO/ Berisha mbyll fjalimin, flakë dhe tym tek Kryeministria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sapo Sali Berisha mbylli fjalimin në protestën Kombëtare të PD, drejt Kryeministrisë u hodhën flakadanë dhe situata shihet e tensionuar. Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha

Miq, këto dy javë në Shqipëri është zhvilluar një betejë e pashembullt. Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren, njeriun më hajdut pas Edi Ramës në tërë historinë e kombit. Një gjykatë turpi u ble, një gjykatë supreme e kombit i hoqi jashtë çdo rregulli, masën e pezullimit, e ktheu Lubinë në detyrë që të vjedhë ditë e natë. E ktheu Lubinë në detyrë që të prishë çdo provë. E ktheu Lubinë në detyrë që si bandite të kërcënojë çdo dëshmitar. Edi Rama me këtë akt, me këtë vendim që i diktoi Gjykatës Kushtetuese, na tha shqiptarëve se unë u kam vjedhur dhe do u vjedh pa kufi, pandalshëm, sepse jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi gjykatat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Reagimi tjetër i tij, i pashembullt në tërë ekzistencën e pluralizmit. Miq, kërkesës për arrestimin e zëvendëskryeministres, pasi u shtrua në afera që provojnë se ajo dhe Edi Rama së bashku kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhe dëmtuar shqiptarët, vetëm me ato afera, 1.2 miliardë euro, Edi Rama përsëri mori pushtetin e parlamentit, bllokoi parlamentin, bllokoi heqjen e imunitetit, kreu grushtin e shtetit për të shpëtuar lëkurën e tij. Po miq, Edi Rama nuk lejoi dhe nuk mund të lejonte kurrë të arrestohej Lubia sepse e dinte mirë se i dyti do jetë ai. Në fakt duhej të ishte i pari.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edi Rama është autori i vjedhjeve të përmasave të paimagjinueshme nga ne. Çfarë mësuam ne këto ditë? Ne mësuam se zëvendëskryeministrja në ato deftere që janë gjetur gjer sot, ka mbi 300 apartamente, ka edhe dy jahte luksoze, ka 15 supermarkete, ka me qindra prona të tjera. Por mos harroni se nëse ajo ka këto prona, Edi Rama hyri në këtë ndërtesë pasi kishte depozituar në bankat offshore 200 milionë euro, që të kthyera në apartamente, ato janë baraz me 1800 apartamente. Dhe të gjitha këto, para vitit 2014. Miqtë e mi, Edi Rama nuk do pranojë kurrë të heqë imunitete.

Mund t'ju interesojë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa ka...

Para 4 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 5 orësh
Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qytetarëve

Adriatik Lapaj: Do ta çojnë vendin në konflikt social nëse nuk adresojnë kërkesat e qyt...

Para 5 orësh

Edi Rama nuk do pranojë kurrë të shkarkojë Lubi Ballukun apo të japë dorëheqje. Nuk duhet të gabohemi. Jo, Edi Ramën do ta heqim ne. Do ta heqim ne, populli opozitar. Do ta heqim ne, populli opozitar. Askush të mos ketë iluzion se Edi Rama ikën me votë. Jo, kurrë. Por sot nuk ka shqiptar që beson më se Edi Rama ikën me votë. Mund të ketë tek tuk njerëz që besojnë se mund të ikën me drejtësi. Naivitet. Jo, kurrë. Ai është i gatshëm ato 84 mandate t’i përdorë si bajoneta krimi kundër drejtësisë, kundër qytetarëve, kundër drejtësisë, kundër ligjeve. Atëherë vota jo, drejtësia jo, do jenë qytetarët, do jenë idealistët, do jenë guximtarët ata të cilët do hedhin në banesën e turpit të historisë. Do të jenë ata që do i rezervojnë Edi Ramës atë që i kanë rezervuar popujt e shtypur Idi Aminit, Gadafit, Mobutusë. Apo atë që i rezervuan kombet e largëta, Nepali, Bangladeshi, Sri Lanka, diktatorëve autoritarë si Edi Rama.



Etiketat e lidhura

BerishaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 4 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 4 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 5 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 5 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 7 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 13 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 7 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 4 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.