Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 10:39 Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e punimeve në Lotin 2 të rrugës Papër–Ura e Grykshit, në qarkun e Elbasanit. Përmes një postimi në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Opozita kundër Ramës
  • Derbi i Madonninës
  • Çështja Veliaj
  • Kurti për protestat
  • Rikandidimi në bashki
  • Viktimë në Itali
  • Blendi Fevziu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Xhixha dhe Milot, dy shqiptarë që çojnë ngjyra dhe dritë në Muzeun e Artit të Guandongut në Guangzhou, Kinë

Kultura E enjte, 16 Tetor 2025 20:08
Xhixha dhe Milot, dy shqiptarë që çojnë ngjyra dhe dritë në Muzeun e Artit të Guandongut në Guangzhou, Kinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Në një nga tempullat më prestigjioze të artit botëror, dy shqiptarë po marrin vëmendjen dhe duartrokitjet që u takojnë. Të formuar me kulturën e rrënjës dhe përkushtimin e shpirtit krijues, ata po dëshmojnë se arti nuk njeh kufij kombëtarë, por vetëm përmasa të talentit dhe pasionit. E habitshme dhe frymëzuese njëkohësisht, mënyra se si emrat shqiptarë po rreshtohen përkrah artistëve më të njohur në skenën ndërkombëtare, duke sjellë në dritë një imazh të ri të shqiptarëve — të arsimuar, të aftë, të ndritur. Dhe kjo ndodh në një nga qendrat më të larta të formimit estetik e profesional, ku suksesi nuk dhurohet, por fitohet me punë dhe dinjitet.
Më 10 tetor 2025, në Muzeun e Artit të Guandongut (GDMOA) në Guangzhou, Kinë u çel me solemnitet ekspozita dypolare “Rifrazioni e Dritës – Yan Laichao & Milot”, një ngjarje artistike e organizuar nga vetë institucioni dhe kuruar nga Ji Shaofeng, që solli përballë dy univers artistikë të ndryshëm, por të ndërlidhur nga e njëjta filozofi drite.

Alfred Mirashi – Milot: Çelësat që hapin botën
Në ekspozitën e madhe ndërkombëtare ku arti takohet me mendimin, Alfred Mirashi, Milot vjen me një univers simbolik që e ka ndërtuar gjatë gjithë jetës së tij: çelësat. Këta çelësa të deformuar, të derdhur në metal apo të përjetësuar në tablo, janë më shumë se objekte artistike, janë metafora të një bote që kërkon të çlirohet nga kufijtë, të dalë jashtë burgjeve të përditshmërisë, të paragjykimit dhe të frikës nga tjetri.

Në duart e Milotit, çelësi nuk hap më vetëm një derë. Ai hap kuptime, ndërgjegje, ndjesi. Çdo formë e përkulur, çdo strukturë e çrregullt është një akt rebelimi ndaj uniformitetit. Arti i tij kërkon të prishë kodet e privatësisë, të thyejë ndalimet, duke propozuar një botë ku hapja është shenjë e emancipimit, jo e rrezikut.

Në këtë galeri prestigjioze, çelësat e Milotit u ngjajnë portave të imagjinatës që çojnë drejt një dimensioni të ri kulturor, ku përplasja e traditave e shndërrohet në ndeshje të frymëzimit, dhe diversiteti bëhet gjuha e përbashkët e shpirtit krijues. Këto vepra nuk flasin vetëm për artistin shqiptar, por për njeriun bashkëkohor që kërkon të kuptojë veten përmes tjetrit, që kërkon dritë përtej pragut.
Çelësat e Milotit janë të deformuar, po ashtu si bota që ai do të rregullojë përmes tyre, një botë që ende mëson si të hapet pa u frikësuar, si të shohë përtej vetes, si të pranojë se çdo derë që hapim është një ftesë për të njohur lirinë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një dialog midis racionales dhe emocionales
Me temën udhëheqëse “Rifrazioni e Dritës”, ekspozita vë në dialog dy artistë që ndajnë formimin italian, por që kanë zhvilluar gjuhë shprehëse të kundërta dhe plotësuese.
Artisti shqiptar Milot i njohur për kërkimin e tij mbi strukturën dhe energjinë e dritës, eksploron dimensionin racional dhe arkitektonik të formës, ku drita bëhet element ndërtues i hapësirës dhe ekuilibrit.
Në krahun tjetër, Yan Laichao përqafon forcën emocionale të ngjyrës dhe gjestit piktorik, duke e përjetuar dritën si ndjenjë, si drithërimë shpirtërore dhe lëvizje e brendshme.
Takimi mes këtyre dy botëve krijon një tension poetik mes rendit dhe shpërthimit krijues, mes arsyes që strukturon dhe emocioneve që shpërbëjnë, duke e kthyer ekspozitën në një meditim mbi raportin midis dritës dhe shpirtit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Obelisku i Dritës” i Helidon Xhixhës, një simbol i energjisë dhe transcendencës
Në përkim me hapjen e ekspozitës, u inaugurua edhe skulptura monumentale “Obelisku i Dritës”, vepër e artistit të njohur shqiptar Helidon Xhixha.
Kjo instalacion madhështor prej çeliku të lëmuar pasqyrë ngrihet në hyrje të galerisë si një aks vertikal dritë-materie, që reflekton dhe shumëfishon dritën përreth, duke u bërë simbol vizual i ekspozitës dhe urë midis energjisë, materies dhe spiritualitetit.
Me pasqyrimet e saj që ndryshojnë sipas këndit të dritës, “Obelisku i Dritës” dialogon me arkitekturën bashkëkohore të muzeut, duke mishëruar vlerat e ekuilibrit, fuqisë dhe transformimit që karakterizojnë artin e Xhixhës.


Prania e skulpturës “Mr. Duck – Spick Stars”
Në kuadër të ekspozitës, u prezantua gjithashtu skulptura “Mr. Duck – Spick Stars” e artistit Junjie Lai, e realizuar në çelik inox të lëmuar si pasqyrë.
Vepra, me ironinë dhe energjinë e saj vizuale, i shton ekspozitës një frymë lozonjare dhe pop, duke vendosur në dialog dritën me reflektimin, formën me perceptimin.

Fjalimet dhe prania e personaliteteve
Ceremonia e hapjes u shënua nga një atmosferë solemniteti dhe bashkëpunimi ndërkulturor.
Ndër folësit kryesorë ishin Drejtori i Muzeut Wang Shaoqiang, Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, S.E. Riza Poda, kruatori Ji Shaofeng, profesorët Jiang Shuzhuo dhe Milot, si dhe vetë artistët Yan Laichao dhe Helidon Xhixha.
Milot udhëhoqi gjithashtu një vizitë për publikun, duke i ftuar të pranishmit në një përvojë të thellë ndijore, ku drita, struktura dhe perceptimi bashkëveprojnë në mënyrë poetike.
Në ceremoni morën pjesë personalitete të botës diplomatike, akademike dhe artistike, ndër të cilët spikasnin Znj. Ilda Poda, bashkëshortja e ambasadorit, Ministri Këshilltar i Ambasadës Novruz Çeta, si dhe përfaqësues nga universitete dhe institucione të rëndësishme kulturore kineze.

Mund t'ju interesojë

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Para 30 minutash
Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Para 2 orësh
Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë, s’ka represion që i ndal të rinjtë

Erald Kapri: Ndryshimi po vjen i plotë, s’ka represion që i ndal të rinjtë

Para 13 orësh


Një reflektim mbi dritën si gjuhë universale
Përmes ndërthurjes së pikturës dhe skulpturës, racionalitetit dhe emocioneve, “Rifrazioni e Dritës” shtrihet përtej estetikës së zakonshme, duke u bërë një hulumtim mbi rolin e dritës si gjuhë universale e artit bashkëkohor.
Ekspozita fton publikun të meditojë mbi dritën si vetëdije, si materie, si frymë që bashkon kulturat dhe krijon ura mes Lindjes dhe Perëndimit.
Kjo ngjarje e jashtëzakonshme konfirmon edhe një herë praninë e fuqishme të artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare, ku krijimtaria e tyre jo vetëm që përfaqëson, por edhe bashkëbisedon me botën në nivelin më të lartë estetik dhe filozofik.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 26 nëntor 2025.

Etiketat e lidhura

albert vatajAlfred Mirashi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit
Para 30 minutash

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar
Para 45 minutash

Tritol në një dyqan lulesh në Tiranë, Policia identifikon autorin e dyshuar

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon
Para 1 ore

Dasmë në horizont? Selin Bollati zbulon çfarë po ndodh mes saj dhe DJ Gimbon

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”
Para 1 ore

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 13 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 13 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

4 Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!
Para 12 orësh

Opozita kërkon të rrëzojë Ramën, por me shumë lufton me veten!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.