Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE: Mbështesim median dhe gazetarët shqiptarë për të ushtruar detyrën e tyre të pavarur

Magazinë E enjte, 10 Qershor 2021 21:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shoqata e Gazetarëve Europian dega e Shqipërisë ka zhvilluar një takim me temë: “Roli i medias në proceset demokratike në Shqipëri dhe në Integrimin Europian”. Aktiviteti u zhvillua në “Europe House” me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Europian.

Fillimisht punimet u hapën me një mesazh urimi të dedikuar nga zonja Věra Jourová Zëvëndës Presidentja e Komisionit Europian për Vlerat dhe Transparencën. Zonja Jourova uroj punimet e konferencës dhe 23 anëtarësimet e reja në AEJ Shqipëri, duke u angazhuar për mbështetje direkte të medias dhe gazetarëve nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Ajo se media dhe gazetarët po kalojnë kohë të vështira kudo, prandaj kanë nevojë për mbështetje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 17 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 22 orësh
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

Në emër të AEJ Shqipëri foli kreu i saj Arbër Hitaj, i cili tha se edhe pse ka rreth 2 vite jetë AEJ ka ngritur disa shqetësime të rëndësishme për gazetarët gjatë pandemisë, si dhe organizoj një sesion trajnimesh me OBSH për Pandeminë. Megjithatë ai theksoj se ambicia e AEJ Shqipëri është që të shtrihet në gjithë territorin dhe të ndihmojë akoma më shumë gazetarët dhe median për të përballuar sfidat e kohës. Ai falenderoj Komisionin Europian, OSBE dhe Ambasadoren e Suedisë për mbështetjen e madhe që japin për median në mënyrë direkte.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej foli zëvendës Ambasadori i Delegacionit të BE, zoti Alexis Hupin i cili tha se delegacioni mbështet median dhe gazetarët për të ushtruar detyrën e tyre të pavarur, me trajnime dhe projekte konkrete.

E ftuar e nderit ishte Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, zonja Elsa Hastad, e cila potencoj rolin e jashtëzakonshëm që kanë gazetarët në ruajtjen e vlerave të demokracisë. Duke u ndalur në disa shembuj në Botë, ajo tha se pavarësisht se në vitet 90 perëndimi mendoj se orientimi ishte vetëm drejt demokracisë, koha tregoj se demokracia duhet ruajtur dhe nuk mund të merret si e mirë qenë. Nëpërmjet agjencisë SIDA, ambasadorja renditi mbështetjen direkte për median në Shqipëri, sidomos ndaj BIRN, apo zhvillimin e një sërë trajnimesh për gazetarët. “Unë e di sa e vështirë është të bësh gazetari në ditët e sotme, sidomos për femrat, megjithatë unë i inkurajoj gazetarët të bëjnë punën e tyre sipas parimeve të drejta”- u shpreh ambasadorja Suedeze.

E ngarkuara me punë për mediat në OSBE zonja Irina Radu, gjithashtu theksoj se zgjidhja e vetme për problemet që kanë gazetarët është bashkimi, solidarizimi dhe vetërregullimi. “Unë ju mbështes në të bërit gazetari, sidomos gazetarinë investigative, kam ndjekur hap pas hapi ngritjen tuaj të problemeve, por ajo që iu sugjeroj të bëni është mbledhja e sa më shumë fakteve të dokumentuara”- theksoi ajo.

Drejtuesi i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri Tobias Rüttershoff, tha se aktivitete si ky ku gazetarët flasin dhe japin dëshmitë e tyre për problemet që hasin janë shumë të rëndësishme për të njohur problemet dhe për të dhënë zgjidhje. Ai theksoj se në të ardhmen mund të ketë edhe aktivitet të përbashkëta mes KAS dhe AEJA, për të ndihmuar gazetarët, jo vetëm në Tiranë por edhe jashtë saj, për t’u aftësuar akoma dhe më shumë.

Të ftuar nga Partia Socialiste ishte zonja Mirela Kumbaro që për shkak të disa angazhimeve nuk mori dot pjesë. Ndërsa nga Partia Demokratike ishte zoti Genc Pollo, ish-kryetar i Komisionit Parlamentar të Medias, i cili theksoj se pavarësisht se ka diversitet në shoqatat që merren me mbrojtjen e gazetarëve dhe medias, duhet të ketë më shumë solidaritet. Ai renditi disa nisma të Qeverisë që synojnë kapjen e medias, që u duk qartazi me nismën e fundit për të mos lejuar gazetarët që të ndjekin seancat parlamentare, etj.

Zylyftar Bregu, si profesor në fakultetin e gazetarisë dhe si President i nderit i AEJ tha se media po përballet me sfida të mëdha dhe presione të dukshme të Qeverisë për ta kontrolluar. Nismat e fundit që bien në sy padyshim janë ajo për mos lejimin e gazetarëve në seancat parlamentare, hapja e garës për AMA-n, apo ligji për antishpifjen.

Në fund të aktivitetit ambasadorët shpërndanë edhe kartat për anëtarët e rinj të AEJ Dega Shqipëri. Disa nga anëtarët e rinj që i janë bashkuar AEJ Shqipëri janë: Kristaq Thano, Agron Llupi, Marsela Topi, Artan Mara, Ilmi Saliaj, Cuku Tafa, Ineida Vallja, Laureta Roshi, Bora Rrexhepi, Ervis Kuçi, Anxhelo Shyti, Xhemil Beharaj, Ervis Profka, Fatmira Bajrami, Besnik Sulejmani, Shpëtim Cane, Neritan Trifoni, Valbona Daci, Redon Laze, Gledian Hoxhallari, Mirseld Ylldesi, Musa Çeçalaj.

Etiketat e lidhura

bemediat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 24 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 30 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 33 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.