Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E pabesueshme/Maldivet, parajsa në tokë që eksporton terroristë islamikë

Forum E premte, 10 Shtator 2021 12:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shumica e vizitorëve në ishujt maldive priten shumë ngrohtë. Jo vetëm nga uji kristal i kaltër, shkëmbinjtë koralorë e rëra e artë, por edhe nga buzëqeshjet e stafit të resorteve, të cilët i shoqërojnë në dhoma ku dyshemetë janë shtruar me petale e ku ofrohen lloje të ndryshme masazhesh.

Në fund të fundit, nuk kushton lirë. Maldivet pritën rreth 1.3 milionë turistë vitin e shkuar, 100 mijë prej tyre  britanikë, të cilët kanë paguar mesatarish nga 5000 euro nata për privilegjin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 11 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 17 orësh
Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 23 orësh

Megjithatë, 11 vite më parë, personat që zbritën në ishull nuk ishin turistë të huaj, por ushtarë të armatosur të njësive speciale. Ata u pritën nga dhjetëra burra të maskuar, të armatosur me tuba hekuri, me gurë e me thika. Një oficer humbi njërën dorë gjatë përleshjeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazetarja Francesca Borri, e cila e ka vizituar ishullin Himandu së fundmi, për librin “Destinacioni Parajdë: Mes Xhihadistëve të Maldiveve”, kujton se si degët e pemëve në ishull dikur mbanin flamurin e Al Kaedës.

Forca speciale kishin zbarkuar për të kërkuar terroristët që ishin përgjegjës për një bombë që kishte plagosur 12 turistë në Male, 2 javë më përpara. Por sado keq që ishin gjërat në vitin 2007, më pas u bënë më keq. Ndërkohë që Maldivet prisnin me miliona të huaj, banorët vendas nisën të udhëtojnë jashtë ishullit. Ata shkonin në një vend tjetër, ku po ashtu premtohej “parajsa”, por në një kuptim krejtësisht ndryshe. Banorët e Maldiveve po shkonin për të luftuar në Siri, duke u bërë vendi i dytë në botë për numrin më të madh të luftëtarëve të huaj për kokë (për shkak të popullsisë së vogël).

Në 10 vitet që pasuan bombën, Maldivet kanë përjetuar trazira nga më të ndryshmet, që bëjnë jashtëzakonisht shumë kontrast ndaj restorteve të qeta. Ka qenë një dhjetëvjeçar me luftë për pushtet, beteja midis demokracisë e autokracisë, grushte shteti e luftë bandash, të gjitha të drejtuara nga ushtarë të strategjive të mëdha të Indisë dhe Kinës, ndërkohë që ekstremizmi islamik vazhdonte të rritej.

Banorët e Maldiveve e kanë të ndaluar të konsumojnë alkool, islamizmi është i detyrueshëm, mosbesimi në fè ndëshkohet me kamxhik. Megjithatë, resortet janë plot me kokteje alkooli, rrobat e banjës janë të vogla dhe sigurisht që çiftet që vijnë në këtë vend të njohur si ideal për muaj mjalti, nuk janë të gjitha të martuara.

Maldivet tani janë si dy vende shumë të ndryshme që i vijnë rrotull njëri-tjetrit në një territor të vetëm, por që nuk bashkohen kurrë. Presidenti që pritet të japë betimin muajin tjetër ka ardhur në pushtet me zgjedhje që e lanë komunitetin ndërkombëtar pa fjalë. Presidenti i mëparshëm po bën gjithçka që të qëndrojë në pushtet. Por pyetja më e madhe mbetet ekstremizmi islamik. Presidenti i zgjedhur ka një koalicion të fortë që lidhet rrotull islamizmit, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar i bën presion që të kthejnë luftëtarët e huaj në Siri.

Himandu dhe Raka mund të jenë dy vende të binjakëzuara, por shumë ndryshe. Raka ka qenë fortesa e ISIL në Siri, ndërsa Himandy është një ishull i vogël në mes të oqeanit, plot me peshkatarë, palma dhe dyqane të vegjël që shesin gjithçka.

Hasan Shifazi dhe Abu Sulejman al-Australi janë dy prej luftëtarëve të ISIS nga ishujt Maldive, që bënin thirrje për luftë nëpër rrjete shoqërore e që lëvdoheshin për trimëri nga terroristët e tjerë, para se të vriteshin. Mbetet e çuditshme që edhe pas rënies së të ashtuquajturës kalifatë, dhe pas humbjeve të mëdha të ISIS në Siri, të rinjtë në Maldive duken ende të prirur të ndjekin Shifazin e të luftojnë në Siri.

Një prej tyre është Ali, 25 vjeç, i heshtur dhe i ndrojtur, me mjekër të shkurtër e flokë modestë, që s’të jep përshtypjen si një njeri i etur për luftë. Por ai është gati të niset. Udhëtimi kushton 3000 dollarë dhe ai ka mbledhur 2730 deri tani: “Po të blej një çantë, do të kem 2700. Ndoshta do të më duhet një xhaketë. Bën ftohtë atje? Ta zëmë 2600”, thotë ai.

Ai s’ka dalë kurrë nga Maldivet por në telefon ka harta të Turqisë dhe lajme për betejat, të cilat i ndjek me zell të madh. Ai di gjithçka për frontin, për rebelët, për regjimin, se kush po përparon ushtarakisht e se kush po tërhiqet. Kush po fiton e kush po humbet, kush di shumë për Sirinë e kush di më pak. “Por këto s’kanë rënëdsi”, thotë ai. “Unë do të shkoj në parajsë. Do të jem në një shoqëri ku ka njerëz, jo grabitqarë si këtu.”

Banorët e maldiveve janë tërhequr edhe më parë për të luftuar, që me pushtimin sovjetik të Afganistanit, në vitin 1979. Ata luftëtarë që u kthyen e gjetën vendin e tyre në bandat e Malesë, një prej të cilave quhet “Bosnja”, dhe që bëhet shpesh grup paraushtarak për grupime politike. Ata veprojnë pa u ndëshkuar nga ligji, kur u shërbejnë pushtetarëve në fuqi. Dhe ky shërbim përfshin frikësim dhe vrasje të kundërshtarëve.

Kryeqyteti Male është ishulli më i populluar, aq i dendur sa qiratë e dhomave janë rreth 1200 euro, ndërkohë që rrogat janë 500 euro.  “Jeta këtu është e tmerrshme”, thotë Aishta Ali nAz, kryetari i Institutit për Shërbime Psikologjike në Maldive. “Vërtet oqeani është i bukur, por vetëm për një ditë. Ndoshta për një javë. Pastaj ngec këtu. Pa kinema, pa parqe apo koncerte, çdo ditë pastaj është si të tjerat.”

Dhe vendi nuk ka as stinë. Moti është i ngrohtë gjatë gjithë vitit, edhe gjatë stinës së shirave. “Maldivet janë shumë të bukura, por njeriu nuk jeton me bukuri”, shton Naaz. “Për shumë prej njerëzve, të shkojnë në Siri do të thotë që do të kenë shtëpi, një rrogë, miq. Dhe një identitet, një rol. Diçka kuptimplotë.”

Tre vëllezër të tjerë që kanë shkuar, kanë marrë edhe gratë me fëmijët. Babai i tyre thotë se ata ikën ngaqë edhe pse u martuan, secili me gra e fëmijë, të gjithë duhej të jetonin në të njëjtën dhomë.”Mundësitë e vetme të banorëve janë ose të ikin te ajo që ofron ISIL, ose të punojnë në resorte.

Megjithatë, në resorte sheh që shërbyesit që të mirëpresin janë  nga Sri Lanka; pilotët janë nga Kanadaja; kopshtarët nga Bangladeshi; truprojat nga Nepali. Gjatë vizitave, turistët mund të mos takojnë as edhe një banor të vetëm nga Maldivet.

Edhe për ata që mund të gjejnë punë në resorte, jeta nuk do të jetë e lehtë. Vërtet do të marrin rroga, por do të qëndrojnë të mbyllur aty për muaj të tërë. Dita do të përfshijë që ose t’u shërbejnë klientëve, ose të mbyllen në dhomat e veta kur mbaron turni. Nuk u lejohet të dalin nëpër ishull, dhe kjo i bën të ndihen të pavlerë. Dhe kontratat e punës bëjnë që të largohen për tetë ose nëntë muaj. Kjo bën që të shkatërrohen familje, dhe prapë, me rrogat mund të paguash vetëm qiratë.

“Hanim ushqime që mbeteshin nga pjatat në dhomë. Dhe të betohem që ka qenë ushqimi më i mirë që kam ngrënë. Jeta jonë është aq e shpifur sa plehrat e të tjerëve janë opsioni më i mirë”, thotë njëri prej tyre për shkrimtaren Borri.

Sipas saj, pakënaqësi të tilla i shtyjnë njerëzit drejt radikalizmit. Në ishull, heroina kushton më lirë se vodka. Banorët që arrestohen nuk mbahen të ndarë nga ekstremistët islamikë, kur futen nëpër qeli. Dhe me të rinjtë që e nisin drogën që 12 vjeç, mundësitë që të përfundojnë në burg një ditë janë të mëdha. Kur futen në qeli, rekrutuesit e ISIL u afrohen, u mësojnë për islamin dhe u tregojnë për fëmijët e Sirisë. Ideja që përçojnë më shumë nuk është krijimi i një kalifate, por rrëzimi i Asadit në mënyrë që të shpëtojnë fëmijët sirianë. Por problemi i vërtetë mes tyre, thotë Borri, është heroina. Jo Islami.

Megjithatë, kjo kundërshtohet nga shumë vëzhgues të tjerë. Ata thonë që gjyshet që s’kanë mbajtur ndonjëherë shami, po mësohen nga mbesat që të mbulohen. Radiot japin fjalime të ashpra fetare.

Të tjerë fajësojnë cunamin e vitit 2004. Arabia Saudite u afrua të ndihmonte, duke krijuar lidhje të forta e duke marrë shumë studentë nëpër medrese. Po ashtu dhe Pakistani. Studentët ktheheshin nga shkollat me ide ekstremistësh. Kjo shpjegon dhe se pse Siria është aq tërheqëse.

Rreth 200 banorë të maldiveve kanë shkuar për të luftuar në Siri, por më e frikshme është situata e atyre që mbetën pas, të cilët i ndjekin zhvillimet e luftimeve sikur po shohin botërorin e futbollit. Dhe shumica dërrmuese janë tifozë të islamikëve.

Laicizmi shihet si një shkelje shumë e rëndë. Një punonjës aeroporti që u tha kolegëve se ishte ateist, u gjet i varur nga kulla e kontrollit.

Kjo do të jetë dhe sfida më e madhe e presidentit të ri, sidomos për faktin që për një vend që mbahet nga turizmi, sulmet e mundshme në resorte do të ishin katastrofike. Politikanët në Maldive reaguan shumë keq kur qeveria britanike ndryshoi njoftimin për udhëtarët e vet, dhe u tha se në Maldive ka rrezik që të sulmohen nga terroristët. Rojat nëpër resorte thonë që askush këtu nuk do të ishte gati të përballej me ndonjë sulm të ngjashëm si ai në Suz të Tunizisë. Në fakt, kjo bëri që qeveria të kryente disa arrestime ekstremistësh, por asgjë domethënëse.

Shpresa e banorëve është që Soli, presidenti i ri, të realizojë mrekullinë e të lejojë që fitimet e mëdha që bëjnë ishujt Maldive, të ndahen midis popullsisë: të rriten rrogat, të mbajë larg ekstremistët fetarë që e sollën në pushtet dhe të reformojë sistemin gjyqësor. Tingëllon e pamundur. Dhe, në fakt, kur një reformues erdhi në pushtet me ide të tilla, ai zgjati vetëm tre vite para se të largohej me një grusht shteti, në vitin 2012.

Që nga viti 2014 Maldivet janë drejtuar nga autokrati Abdulla Jamin, gjysmë-vëlla in Momun Abdul Gajumit, që e ka udhëhequr ish-koloninë britanike për 30 vite deri në vitin 2008. Beteja e tanishme është ajo klasikja, midis reformuesve dhe diktatorëve. Kjo ka për t’i ndikuar dhe turistët.

“Turistët janë të padukshëm, dhe do të vazhdojnë të jenë kështu derisa njëri prej ekstremistëve të hedhë veten në erë bashkë me 30 turistë të tjerë. Pastaj bota do ta kuptojë se ç’do të thotë të jetosh këtu. Pastaj këtu s’do të shkelë më asnjeri dhe ekonomia do të shkatërrohej. Qeveria do të arrestonte këdo. Do të ishte tragjedi, shumë më keq se tani”, shton autorja Borri.

Francesca Borri, The Telegraph

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 8 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 10 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 13 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 27 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.