Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jo sistemi dhe Kodi, është fryma ajo që grabit ose ruan zgjedhjet!

Magazinë E enjte, 9 Janar 2020 21:08
Jo sistemi dhe Kodi, është fryma ajo që grabit ose ruan zgjedhjet!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ben Andoni

Sa herë janë bërë zgjedhje pas vitit 1991, aq herë Shqipëria ka marrë rekomandime dhe detyra për t’u përmbushur nga ana e OSBE/ODHIR-it. Duke iu shtuar dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias, çdo zgjedhje e realizuar në vendin tonë ka hyrë me kode të rishikuara dhe me reflektime të shumta. Disa herë dhe thjesht make-up. Në fakt, legjislacioni ndryshon ose kërkon të ndryshohet pasi duhet që partitë të jenë sa më të qarta dhe më të ndershme para votuesve të tyre. Veçse amendimet e Kodit Zgjedhor përpara çdo zgjedhje nuk është se rrëfejnë ndonjë sens pozitiv për ecurinë e zgjedhjeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 17 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 22 orësh
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

Edhe tani, nëse do të zbatohet Kodi, atëherë zgjedhjet bëhen të mira. Kemi dy dosje voluminoze për manipulimet në zgjedhjet tona, që priten të gjykohen, por që përcillen sa andej-këndej, ndërkohë që akuzat e palëve politike nuk rreshtin. Flitet për ndryshim sistemi së fundmi, por kjo u hodh poshtë nga PS dhe PD, dy partitë kryesore. Madje, së fundmi, edhe nga partitë e vogla opozitare, që shumë herë kanë kushtëzuar me të, janë tërhequr! Ndërkohë, Parlamenti shqiptar sot nuk e kryen dot si duhet Reformën Zgjedhore pasi Opozita reale nuk është në Parlament, kurse përfaqësuesit e saj, që kanë formuar opozitën tjetër ende nuk e kanë krijuar dot staturën e duhur për të përballur në Kuvend problematikën e rëndë që ka vendi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe, nuk mbaron këtu, pasi më e keqja akoma është se një pjesë e mish-mashit zgjedhor nuk njihet dhe bëhet e vështirë për zgjedhësit, me të cilët jo vetëm që nuk ka konsultime, por edhe në formën e votuesit të thjeshtë nuk trajtohet për t’i njohur me të rejat. Dhe, njësoj si ta dhe partitë e vogla as nuk merren në konsideratë, ndaj kuptohet pse këto për qëllime propagande kanë zgjedhur të jenë satelitë të pakushtëzuar të dy partive kryesore në vend. Partive u volisin më shumë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe ajo që flitet se mund të kapet në këtë moment teksa kuptohet se problemi i pazgjidhur mbetet shit-blerja e votave, lidhja e krimit me politikën, financimet e partive etj. Të gjitha këto mund të bëhen por ndreqja e Kodit elektoral zgjedhor duhet sërish të fillojë qysh nga fillimi, sepse mungon fryma.

Për fat të keq, e përsërisim se mungon fryma dhe sidomos demokracia e brendshme e partive që të realizojë pastërtinë e kërkesave por edhe vetëdijen morale. Në PS ka kohë pa zgjedhje të brendshme të strukturave dhe nuk është se ndryshon shumë PD-ja apo LSI-ja. Për partitë e vogla nuk po themi sepse përballemi me pothuaj të njëjtat fytyra të liderave të tyre, që bëjnë gjithçka vetëm të mbeten në politikë. Kjo e gjitha është e trishtueshme. Do flitet sërish dhe përsëri do fillojë nga fillimi, si me Pëlhurën e Penelopës. Do riparohen pak gjëra dhe sërish pala humbëse do të kërkojë nga fillimi zhbërjen e Kodit Zgjedhor. Dhe, filli që askush nuk do ta prekë është aty mes të gjithëve. Mungon dhe do të mungojë edhe për shumë kohë fryma në vendin tonë që të mos zhbëhet rezultati i mirë dhe njerëzit e votuar në zgjedhjet e shqiptarëve. (Javanews)

Etiketat e lidhura

Ben Andoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 24 minutash

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 30 minutash

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 34 minutash

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 19 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.