Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lënia e duhanit, 8 mënyra që t’i rezistoni dëshirës për të pirë cigare

Magazinë E shtunë, 11 Janar 2020 11:05
Lënia e duhanit, 8 mënyra që t’i rezistoni dëshirës për të pirë cigare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për shumicën e duhanpirësve, dëshira për të tymosur një cigare mund të jetë shumë e fuqishme. Por duhet të keni parasysh, kur ju vjen një dëshirë e madhe për të pirë duhan, ajo do të kalojë për 5-10 minuta, edhe nëse nuk ndizni asnjë cigare.
8 mënyra që mund t’ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur ta lini atë janë:

1. Përtypni diçka
Jepini gojës diçka për të bërë në mënyrë që të luftoni dëshirën për të pirë duhan. Përtypni çamçakëz apo karamele të forta, ose hani karrota, arra apo fara luledielli, diçka të vogël dhe të kënaqshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2. Shtyni dhe vononi
Nëse ndjeni një dëshirë për të ndezur një cigare, kujtohuni se ju duhet të prisni vetëm 10 minuta, e më pas bëni diçka në mënyrë që t’ia largoni mendjen vetes gjatë kësaj periudhe kohe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

3. Mos mendoni “do të ndez vetëm një”
Mund të tundoheni të pini vetëm një cigare në mënyrë që të kënaqni dëshirën për të pirë duhan. Por mos e gënjeni veten se mund të ndaloni aty. Shpesh, një cigare çon në një tjetër, dhe ju mund të përfundoni duke e nisur përsëri duhanpirjen shkruan Gazeta Shëndeti.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 15 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

4. Kërkoni përforcime
Kërko ndihmë nga një familjar, shok apo dikush tjetër, që t’ju ndihmojnë t’i rezistoni dëshirës për të pirë duhan. Flisni në telefon, dilni për ecje bashkë, ose takohuni për të bërë muhabet.

5. Praktikoni teknika relaksimi
Duhanpirja mund të jetë mënyra juaj për të përballuar stresin. Rezistenca ndaj dëshirës për të pirë duhan mund të jetë stresuese në vetvete. Uleni stresin duke praktikuar teknika relaksimi, si ushtrime të frymëmarrjes, relaksim të muskujve, joga, masazh apo duke dëgjuar muzikë qetësuese.

6. Bëni aktivitet fizik
Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë për t’jua larguar mendjen nga dëshira për të pirë duhan dhe të ulë intensitetin e saj. Edhe ushtrime të shkurtra e të lehta si vrapi lart e poshtë shkallëve apo një ecje mund të ndihmojë për këtë.

7. Shmangni vende apo situata që ju kujtojnë duhanpirjen
Mundohuni të identifikoni situatat apo vendet se ku dhe kur ju shfaqet apo shtohet dëshira për të pirë duahn. Mund të jetë një lokal apo bar i caktur, një festë me miqtë apo diçka tjetër. Pasi ta keni bërë këtë do të jetë më e lehtë që t’i shmangni këto situata apo ta përgatisni më mirë veten para se të duhet t’i përjetoni.

8. Kujtojini vetes përfitimet që do keni
Shkruani diku apo thoni me zë të lartë arsyet se pse doni ta lini duhanin dhe t’i rezistoni dëshirës për ta pirë atë. Ato mund të përfshijnë:
· Do të ndiheni më mirë.
· Do të jeni më të shëndetshëm.
· Do të kurseni para.
· Do t’i mbroni të afërmit tuaj nga duhanpirja e dorës së dytë.
Mos harroni, çdo herë që i rezistoni dëshirës për të pirë duhan, jeni një hap më afër lënies së duhanit një herë e mirë.

Etiketat e lidhura

cigareDuhan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 3 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 4 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 5 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 5 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 3 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 18 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 5 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 8 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.