Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Microsoft eksperimenton javën e punës me 4 ditë. Produktiviteti rritet me 40 %

Magazinë E martë, 5 Nëntor 2019 22:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të punosh deri të enjten i bën punonjësit jo vetëm më të lumtur, por edhe më produktivë. Këtë e tregojnë rezultatet e një eksperimenti të kryer nga Microsoft në Japoni, të publikuara në faqen e shoqërisë, ku u pa se një javë pune me katër ditë rrit produktivitetin me 40 %.

Mjaftojnë 4 ditë pune, 3 ditë pushim dhe produktiviteti rritet me 40 %. Gjatë verës së këtij viti, Microsoft në Japoni eksperimentoi javën e shkurtër të punës, me rezultate mbresëlënëse si në sferën profesionale, si në kënaqësinë personale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 18 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 23 orësh
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

Eksperimenti u zhvillua në gusht te 2300 punonjës të Microsoft me seli në Tokio, të cilëve ju dha një ditë pushimi e paguar, çdo të premte. Produktiviteti gjatë kësaj periudhe, i cili u mat nëpërmjet shitjeve të çdo punonjësi, u rrit me 39,9 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kjo – shkruan shoqëria – vjen pjesërisht për shkak të reduktimit të takimeve në maksimumi 30 minuta dhe zhvillimit të takimeve kryesisht nëpërmjet videokonferencave”.

Kompania ndër të tjera, paguante shpenzimet për udhëtime dhe organizonte workshope për kohën e lirë. Për shumë njerëz, java e punës me katër ditë është një ëndërr. Shpesh jemi detyruar ta zgjasim javën e punës edhe të shtunën apo të dielën. Por rezultatet e eksperimentit të kryer nga Microsoft tregojnë se sa më pak të punoni, më i lartë është produktiviteti. Ose më mirë, barazimi është i mundur.

Rezultate të tjera

Kompania publikoi edhe shifra të tjera të këtij eksperimentimi – siç thamë produktiviteti i punonjësve u rrit me 40 %, kurse kënaqësia e tyre, me 92 %. Praktikisht të gjithë punonjësit thanë se një ditë pune më pak i bënte më të lumtur, dhe rrjedhimisht më produktivë nga e hëna në të enjte. Gjatë kësaj periudhe, konsumi i energjisë elektrike u ul me 23,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, fletët e printuara u reduktuan me 58 %, punonjësit kërkuan 25,4 % më pak ditë leje.

Rezultatet e eksperimentit duhet të shihen në perspektivë. Japonia është një ndër vendet ku punohet më shumë në botë. Një punonjës në katër arrin të punojë edhe 80 orë ekstra në muaj, 12 % e kompanive deklaron se punonjësit e tyre kanë punuar edhe 100 orë ekstra. Por zgjatja e orarit nuk do të thotë domosdoshmërisht të punosh më shumë. Siç dëshmohet në Compendium of Productivity Indicators nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, japonezët renditen në fund sa i përket produktivitetit, në mesin e ekonomive të G7. Siç u dëshmua nga Microsoft, me pak fjalë “less is more”. Më pak, ndonjëherë, është më shumë.

Sipas Universitetit të Ohios, për shembull, produktiviteti do të rritej edhe me një reduktim të orarit në 6 orë në ditë. Richard Branson, një ndër përkrahësit e këtyre nismave, ka theksuar disa herë se fleksibiliteti në punë është “çelësi i kreativitetit’ duke propozuar madje edhe një javë pune me tri ditë në javë.

Microsoft në Japoni do të zhvillojë një eksperiment të dytë në dimër dhe do të nxisë të punuarit fleksibël, por nuk do të përfshijë një javë më të shkurtër pune.

Shumë studime të mëparshme kanë treguar se fleksibiliteti në punë rrit produktivitetin. Një kompani në Zelandë të Re eksperimentoi vitin e kaluar javën e punës me katër ditë. Në fund, u pa se produktiviteti i punonjësve u rrit me 24 %. Sipas Harvard Business Review, një agjenci udhëtimesh në Kinë regjistroi një rritje të produktivitetit me 13 % kur u dha mundësinë punonjësve të Call Center të punonin nga shtëpia.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një studim i Universitetit të Stanford gjeti në 2017 që një punonjës është i gatshëm të heqë dorë nga 20 % e pagës për të shmangur orarin fiks dhe 8 % të pagës në këmbim të mundësisë për të punuar nga shtëpia.

Burimi: Monitor

Etiketat e lidhura

Microsoft
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 2 orësh

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.