Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në këtë fillimpranverë, shuhet bilbili i fundit i ahengut shkodran, Shyqyri Alushi

Kultura E enjte, 23 Shtator 2021 17:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Ndërron jetë, Shyqyri Alushi. Shkodra, muzika, kënga, shpirti ynë që ju blatua këtij virtuoziteti, ndahen duke pranuar me dhimbje ligjësinë e natyrës, por duke mos lejuar që ai, me të cilin u rritëm të largohet pa përshpirtje dhe përulje nderi dhe respekti. Ndarja me Shyqyri Alushin është nënshtrim përballë atij fakti, me të cilin ndonse nuk u pajtum kurrë, mbetet pragu ku ne bashkë me lulet vendosim edhe një prehje mirënjohjeje, si shenj respekti për kontributin dhe pasionin që mëkoi ai me këngën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 15 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 20 orësh
Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26

Shyqyri Alushi mbushi me zë kumbues salla koncertesh e gazmimesh, kredhi në ovacione një publik që diti t’i japë dashuri të pafundme, ta mbajë në adhurim dhe nostalgji, ta rrethojë me përkujdesje dhe përjetim, ta ngre lart me më të epërmin ndjenjë, besimin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ju dha pafundësisë një njeri i mirë dhe qytetar model, duke lënë pas pikëllim dhe mall, lot dhe trishtim. Iku për të mbetur i përgjithmonshëm në dëshirimin tonë për këngën, ahengun, muzikën, vetë magjinë e atij komunikimi etern që arriti të mbushte ai vokal, sa i veçantë aq dhe përfaqësues.

Ikën Shyqyri Alushi!

Një tjetër emër i madh i muzikës shuhet, për të lënë pas një mungim të thellë, i cili sa vjen dhe e gërryen hendekun që na ndan me madhështinë e një gjenerate që ndërtoi të lartë bedenat e qëndresës dhe krenarisë.

Një tjetër bilbil ndal këngën në këtë fillimpranverë. Një tjetër zë i zëshëm i këngës qytetare shkodrane, i vlerave dhe traditave të këtij qyteti, ndalon për të marrë udhën e amashimit.

Këngëtari i shquar këngës popullore dhe i ahengut qytetar shkodran, Shyqyri Alushi u lind në Shkodër më 10 Maj 1934. Trashëgon pasionin për muzikën popullore nga babai i tij Alushi, i cili ishte gjithashtu këngëtar dhe muzikant, spikat në instrumentat, fyell dhe zumare. Si dhe këngëtarët e brezit të tij, dhe jo vetëm, edhe Shyqyri Alushiu hedh hapat fillues në artin e këngës duke debutuar në ambjentet muzikore të shtëpive dhe lagjeve të Shkodrës. Inspirim për ëndrrën e tij do të ishin mjeshtrat e ahengut, Shuk Prifti, Sadik Spahija, Marku i Kranjanes, Sait Hoxha, Hasan Prezën etj.

Më 1956 këndon këngët e para popullore në koncertin e organizuar me rastin e inagurimit të “Kinema Republika” në Shkodër. Për një kohë të gjatë këndon si këngëtar nëpër dasma në Shkodër dhe fshatrat përreth, lokale të ndryshme si dhe në shtëpinë e oficerave. Në “Lulishte 1 Maji”, Shyqyriu shoqërohej nga orkestra popullore e Adil Ujkashit. Në vitin 1974-1986 këndon si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Ka marrë pjesë gjithashtu në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.

Shyqyri Alushi mbahet si këngëtari i fundit i ahengut shkodran. Në Shkodër të gjithë i thërrasin “Mjeshtri i ahengut shkodran”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë “Radio Tirana” dhe “Radio Shkodra”. Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”, “Larg të pash e mirë të njofta”, “Sa e bukur je natyr” etj.

Në karrierën e tij pati edhe vlerësime, nga të cilat mund të përmendim; në vitin 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, më 1996 në Festivalin e Këngës Popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karrierës”, më 1999 me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”.

Shyqyri Alushi ishte dhe mbeti pjesë e rëndësishme e atij ansmbli vlerash, traditash dhe trashëgimie të qytetit të Shkodrës, qytetit i cili e deshi me adhurim, e vlerësoi me dashuri dhe sot vendos të ndahet me të me pikëllim.

Burri shtatshkurtër me kasketë do t’i mungojë rrugëve të Shkodrës. Hapi i tij i lehtë dhe zëri ende kumbues prej shpirtit, ndalojnë së frymuari pikërisht tani në këto ditë kur natyra rrok me afshin e vet gjallërinë e bulimin, këndimin e zogjve dhe mbërritjen e shtetgtarëve prej visesh të largëta. Ai, që këndoi si bilbil vendosi të marrë tjetër rrugë, ngase natyra kumton shtegtarëve krahëlehtë e sqepmprehtë që ndoshta do të vajtojnë në ndonjë degë të mbetur ende zhveshur në panoramën e kohës.

Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë, padyshim dhe admiruesit që i pati të shumë, ndahen pikëllueshëm me Shyqyri Alushin, si me të fundit bilbil të ahengut shkodran, kësaj pasurie që ndezi gazmimet familjare dhe begatoi jetën dhe shyqyret e shkodranve. Ikja e tij në moshën 85-vjeçare është një lamtumirë që lë pas jo vetëm ikjen e Shyqyri Alushit por shuarjen e një brezi.

Do të na mungojnë Shyqyri Alushi, do të na mungojë të gjallët e tyre, por zëri, virtuoziteti, pasioni dhe përkushtimi me gjithë shpirtë, do të na ndezin gjithnjë e fuqishëm dëshirimin tonë për t’i kujtuar dhe për t’i mbajtur si thesare të atij shpirti që e lartësoi ëndrra.

I përgjithmonshëm qoftë kujtimi juaj, Shyqyri Alushi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 17 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 29 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 48 minutash

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.