Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qeveria premton internet falas – Brenda vitit 2023, në gjysmën e hapësirave publike

Magazinë E premte, 17 Prill 2020 14:41
Qeveria premton internet falas – Brenda vitit 2023, në gjysmën e hapësirave publike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Brenda tre viteve, në gjysmën e hapësirave publike në Shqipëri duhet të ofrohet shërbim interneti falas për qytetarët. Në planin kombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastukturës broadband, Ministria e Infrastukturës nuk është kursyer me objektivat ambiciozë. Deri në fund të vitit 2023, lidhjet WiFi duhet të jenë të disponueshme dhe falas në parqe, sheshe e biblioteka, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale të vendit. Në plan nuk është shumë e qartë se si do të realizohet dhe financohet ky objektiv. As sot, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, qeveria nuk gjeti dot ndonjë mekanizëm për të ofruar internet falas, qoftë edhe në segmente të veçanta të popullsisë. Lehtësimi maksimal që u arrit ishte shtimi i sasisë së internetit në paketat e operatorëve celularë, duke paguar të njëjtin çmim.

Në disa vende, internet me brez të gjerë është përfshirë në shërbimin universal, çka do të thotë se çdo qytetar duhet të ketë akses në të kundrejt një çmimi të arsyeshëm dhe të rregulluar nga autoritetet publike. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri e ka trajtuar këtë çështje për herë të fundit në vitin 2017, kur vendosi që përfshirja e internetit në shërbimin universal ishte e parakohshme. Rrjedhismisht, Shqipëria sot nuk ka ende ofrues të shërbimit universal dhe as fond të shërbimit universal, që do të financonte kostot e subvencionimit të këtyre shërbimeve për qytetarët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë, në planin e prezantuar së fundmi për konsultim publik, Ministria e Infrastrukturës shprehet se do të bëhen rishikime të kuadrit ligjor dhe rregullator për shërbimin universal. Çështja e përfshirjes së broadband në shërbimin universal pritet të adresohet në Kodin e ri të Komunikimeve Elektronike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke qenë se vendosja objektivave nuk kushton asgjë, nuk është e rrallë që institucionet shqiptare të lëshojnë dorën në planet dhe strategjitë që hartojnë. Por, fakti është që Shqipëria është ndër vendet më të prapambetura në Europë, sidomos për infrastukturën e rrjeteve fikse të internetit me brez të gjerë. Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar 15.5% e familjeve ose 58% e popullsisë zotëronin një lidhje internet fikse. Kjo normë është më e ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve fqinje./ SCAN

Mund t'ju interesojë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02
Pse AI po nxit biznesin e reklamave të Meta-s ndërsa dëmton kërkimin e Google

Pse AI po nxit biznesin e reklamave të Meta-s ndërsa dëmton kërkimin e Google

1 Nëntor 2026, 15:46

Etiketat e lidhura

internet falas
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 3 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 3 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 3 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 10 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 7 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

3 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

4 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 6 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.