Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:31 Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për grumbullimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rose Wander Lane dhe rrëfimi që nxiti Zogun të mendojë se është pasardhës i Lekës së Madh dhe ta përjetësojë atë në monedhën shqiptare

Kultura E enjte, 30 Shtator 2021 13:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqiptarët, dikur, nën sundimin osman përdornin monedhat turke, lira, aspra etj. Gjatë Luftës së Parë Botërore hynë monedha të tjera të huaja – austriake, italiane, greke dhe serbe. Ndërsa, në Korçë, në kohën e francezëve u bë një monedhë shqiptare që qarkullonte vetëm në këtë qytet. Këto monedha qarkullonin në treg të lirosrë dhe të pakontrolluar. Në mungesë të sistemit bankar, krediti ishte në dorë të fajdexhinjve, gjë që në një shkallë të konsiderueshme frenonte zhvillimin e ekonomisë.

Në këtë kohë kishte edhe monedha tjera lokale. P.sh. kartëmonedha e hedhur në qarkullim në Bashkinë e Vlorës në vlerën e 50 qind-karte kishte figurën e Ismail Qemalit; në shkallë vendi kishin edhe filluar prerjet 20 dhe 5 franga, si dhe monedha metalike prej nikeli me figura e simbole nga më të ndryshmet. Ekonomistë vendas dhe specialistë të huaj dhanë alarmin se nuk mund të ecej më me këtë gjendje. Në këto kushte, në Parlamentin shqiptar, në vitin 1923 u diskutua për një monedhë shqiptare, të emërtuar me një emër shqip. Propozimi erdhi nga vetë Ahmet Zogu, dhe po vetë ai tha edhe emrin që do të mbante monedha në të ardhmen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 17 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 21 orësh
Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37

“Do ta quajmë Lek”, tha ai, “në nder të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Propozimi u prit me duartrokitje dhe u miratua menjëherë, por puna vazhdoi gjatë, dhe tek në vitin 1926 filloi prerja e parë e lekut nga Banka Kombëtare Shqiptare: ishte 5-lekëshi i barabartë me 1 frangë ari të mëparshme. Në të shkruhej Shqipni -Albania. Por, kjo kartëmonedhë u hoq menjëherë nga qarkullimi, pasi u kritikua për shqiponjën që ishte e stilit romak.

Më pas u emetua një monedhë tjetër po me këtë vlerë. E, pas kësaj, vit pas viti u bënë përmirësime në emetimet e reja. Në faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e Aleksandrit, Pirros, Herkulit dhe e stergjyshit të tyre Akilit që jetoi 900 vjet përpara tyre. Pse propozoi Zogu që kartëmonedha jonë të mbante emrin e Aleksandrit të Madh? Të gjithë prijësit shqiptarë e kanë patur idhull Aleksandrin e Madh. Pirua i Epirit shkonte deri atje sa të thoshte se kishte lidhje gjaku me Lekën. Skënderbeu i mori emrin Iskander dhe simbolet – brirët e dhisë. Kur e bënë ata, pse të mos e bënte edhe Ahmet Zogu, apo nuk ishte mbret i gjithë shqiptarëve?

Ambicien ia rriti më tepër një bisedë me shkrimtaren e amerikane Rose Wander Lane, me të cilën kishte shumë afinitet. Gjatë udhëtimeve në Shqipërinë e veriut, në Mat, ajo kishte dëgjuar nga një plak se Aleksandri i Madh ka lindur në Mat, në Emadhi. “Ka pasur atë kohë dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar: ka qenë Pela mes Selanikut dhe Manastirit, dhe Emadhia – kryeqyteti i vjetër, që shtrihej në luginën që tani quhej Mati”, kishte thënë plaku.

“Leka i Madh u lind në Emadhia, ku jetoi derisa la djepin. Ai i hipi kalit për herë të parë kur vajti në Pela, kurse Filipi i Dytë doli nga Pela për ta pritur dhe ndodhi që pikërisht nga kali Leka i Madh e pa për herë të parë të atin. Fshatarët e anës së Matit bënin fjalë lirshëm për qytetin e moçëm të Emadhisë dhe vendlindjen e Lekës së Madh”, i kishte thënë Lane Zogut. “Si nuk e ditke ti”?

Kuptohet që kjo bisedë e çmendi fare Ahmet Zogun, të cilit i hipi në kokë se kishte lidhje me Aleksandrin e Madh. Ai e dinte se po ta deklaronte këtë, do të bënte ndonjë budallallëk që nuk e ngrinte dot kandari. Sidoqoftë një sedër e dhelur s’mund të rrinte pa matur pulsin se si do të pritej në rrethet shoqërore të oborrit. Por, sa herë që hidhte mufkën, të gjithë qeshnin. Ndaj, hoqi dorë një herë e mirë nga ideja e të qenit pasardhës i largët i Aleksandrit të Maqedonisë, duke bërë të dytën, duke e përjetësuar atë në monedhën shqiptare, që nuk ishte një shërbim i keq, në daç për shqiptarët, në daç edhe për Aleksandrin si “paraardhës” i tyre!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 7 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 52 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.