Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:23 Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjetë vonesë! Erion Veliaj ka nisur sot një letër me sms gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS. Sulmon kryeministrin Rama, ngre edhe disa probleme për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Speciale/ Kushte dhe negociata, hijet e një procesi të gjatë, deri tek vota me kushte e Bundestagut për Shqipërinë

Magazinë E premte, 4 Tetor 2019 22:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luljeta Progni

Po apo jo? Cila është përgjigja që na vjen prej “Shtatë plus dy kushteve” të Bundestagut për hapje e negociatave të  Shqipërisë me Bashkimin Evropian?!  Grindjet e kryeministrit Rama me deputetët e Bundestagut, nga “fletërrufetë” e Gunther Krichbaum drejtuar qeverisë së kryeministrit Rama, deri në seancën ku u faktuan jo më gjashtë kushtet e fillimit lexuar nga Krichbaum, por “shtatë plus dy” të tilla.

Hijet e një procesi të gjatë deri tek vota me kushte e Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Tiranë-Berlin kushte dhe negociata në dy vjet, Prognozë në “BalkanWeb”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, i lëshoi dosjen me shtatë kushte në tavolinë, kryeministri Rama iu përgjigj me arrogancë, nervozizëm, ton të lartë, e urdhërues: “Ju nuk mund ta bëni këtë! Kjo është poshtërsi!”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I ngritur në këmbë me dosjen gjermane në dorë, ai bërtiste si të kishte përballë deputetët e tij Eduard Shalsin apo Besnik Baren, Elisa Spiropalin apo Blerina Gjylameti… Në fakt ishte një delegacion i nivelit të lartë gjerman, kryesuar nga Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Ishte nëntori i vitit 2017 dhe kryeministri Rama po përpiqej ta shiste procesin reformave në funksion të integrimit si një histori suksesi. Delegacioni gjerman kishte ardhur në Tiranë për të na treguar të vërtetën e gjendjes tonë. Për të treguar çfarë pret gjermania prej Shqipërisë që të vendosë për hapjen e negociatave. Me pak fjalë Gynter Krishbaum ishte në Tiranë  si i ngarkuar nga grupit parlamentar dhe qeveria gjermane për ta ulur Ramën me këmbë në tokë.

Ndërsa Gynter Krishbaum u kthye në Gjermani me shijen e një takimi impresionues me kryeministrin shqiptar, ky i fundit vazhdoi fluturimin e tij nëpër ëndrrat e reformave të arritura dhe gjithçka pasoi ishte sulmi i pandalur i tij dhe mediave që e mbështesin kundër deputetit gjerman.

Përgjatë shtatë muajve që pasuan, Rama foli për data konkrete dhe do të ishte sipas tij qershori 2018 që Bashkimi Evripoain do të hapte negociatat me Shqipërinë. Në fakt bëhej fjalë vetëm për një datë kur gjermania dhe vendet anëtarë të BE-së kishin përcaktuar si një moment ku të shihej në se Shqipëria do të përparonte me reformat e më vonë do të kishte një hap më tej në proces.

Entuziazmi i kryeministrit nisi të zbehej në maj 2019, kur deklaroi para deputetëve të tij se Bundestagu gjerman nuk do të autorizojë kancelaren Merkel të votojë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian në qershor 2019, duke lajmëruar një tjetër kohë si mundësi, shtatorin 2019.

Erdhi momenti kur fletërrufeja që lexoi dy vite më parë në zyrën e tij në kryeministri, iu përplas në sy si një paketë evropiane,  jo më me gjashtë kushte por me shtatë plus dy. U lexua në Bundestag një javë më parë, pikërisht nga Gynter Krishbaum, deputeti gjerman i skutave, që nuk përfaqësonte asgjë vetëm mendimin e tij,  siç pretendonte dikur kryeministri jonë.

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag, Gynter Krishbaum, tha se ndiente sëkëlldi në stomak tek artikulonte një ‘PO’ edhe pse me kushte, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Kam akoma një sëkëlldisje në stomak sa i përket progresit të pamjaftueshëm të reformave, por tani kemi formuluar kushte të qarta të matshme për nisjen e bisedimeve, në mënyrë që të jetoj me miratimin që bëra”, tha ndër të tjera Gynter Krishbaum një javë më parë në Bundestag, kur po votohej për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më 26 shtator 2019, Bundestagu miratoi rezolutën sipas së cilës kërkohej që qeveria gjermane t’i miratonte negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian, më 17 dhe 18 Tetor 2019, vetëm me kusht që Konferenca e Parë e Pranimit të zhvillohet kur qeveria gjermane të ketë konstatuar plotësimin e dy kushteve:

1- funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe pajisja e tyre me numrin e duhur të gjyqtarëve dhe prokurorëve;

2- miratimi i ligjit të ri zgjedhor dhe garantimi i një financimi transparent të partive dhe fushatave elektorale.

Hapja e kapitullit të parë, mund të ndodhë vetëm kur të jenë plotësuar shtatë kushtet e tjera:

1) implementimi i reformës zgjedhore;

2) hapja e ndjekjeve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve që nga Vetting-u janë akuzuar për vepra të dënueshme penalisht;

3) çelja e procedimeve nga prokuroria, dhe eventualisht nga gjykatat, kundër personave që kanë pasur lidhje me shitblerjen e votave;

4) përparime solide në luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe zyrtarë dhe politikanë të lartë. Këtu hyjnë hetime proaktive gjegjësisht ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

5) Funksionimi i strukturës së posaçme antikorrupsion (SPAK)

6) Përparime në reformën zgjedhore, duke përfshirë edhe verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke pasur parasysh edhe akuzat për parregullsi.

7) Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019; në rast se zgjedhjet duhet të përsëriten, atëherë ato duhet të mbahen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor

E megjithatë, kryeministri Rama vazhdon e këmbëngul që kushtet e Gjermanisë janë çështje të politikës së brendshme të Gjermanisë dhe jo problematikë e Shqipërisë.

“Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte. I ka vënë për politikën e vet të brendshme, në funksion të politikës së vet të brendshme. Në grupin më të madh parlamentar në Gjermani bëhet një debat se çfarë po i japim Shqipërisë dhe ka vota e pro e kundër”, tha Rama në seancën parlamentare të 3 tetorit 2019, pak ditë pas vendimit të Bundestagut për 9 kushtet.

Se si mund të jetë çështje e brendshme e Bundestagut psh. çështja e dënimit të zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri, këtë e di vetëm kryeministri jonë. Ndërsa Peter Beyer përfaqësues i CDU/ CSU në është mjaft i qartë, ashtu si dhe deputetë të tjerë të Bundestagut gjerman

“Zonja dhe zotërinj, kritikëve të nisjes së negociatave iu duhet shtruar pyetja: nëse e besojnë seriozisht se bashkëpunimi mes autoriteteve të sigurisë të shteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me autoritetet e sigurisë të shteteve anëtare të BE do jetë më i lehtë nëse Maqedonia dhe Shqipëria qëndrojnë jashtë, apo është më e zgjuar që t’i ftojmë në një proces të kontrolluar të afrimit me standardet tona?

Ne nuk do i mbyllim natyrisht sytë përpara krimit të organizuar, veçanërisht në Shqipëri, përpara tregtisë së drogës, deri në nivelet më të larta të shtetit. Prandaj dua të them nga kjo foltore edhe njëherë, se kemi marrë informacione që një ish-anëtar i lartë i qeverisë shqiptare, ish-ministri i Brendshëm, është dënuar, por shumë larg kërkesës prej 12 vitesh me burg për tregti drogë në administratën shtetërore, tek një dënim me shpërdorim detyre që nuk parashikon burg. Nuk gënjehemi me këto dhe kërkojmë sërish dënime zyrtarësh të lartë”, tha deputeti gjerman Peter Beyer.

Në të vërtetë, paketa 7 (shtatë) plus 2 (dy) e Gjermanisë, na tregon se cili është niveli jonë i demokracisë ku vota është cenuar nga pushteti, ku ka krim të organizuar e bashkëpunim të tij me politikën, ku ka korrupsion dhe mungesë të institucioneve të drejtësisë.

Por çfarë e ka shtyrë Gjermaninë të ecë gjysmë hapi para në interes të shqiptarëve?? Kur po diskutohej në Bundestag për Shqipërinë, shefi i grupit parlamentar të CSU, Alexander Dobrindt, u kujdes mirë të sqaronte se ky vendim me një “PO’ me kushte, ishte marrë vetëm për shkaqe gjeopolitike.

PO apo JO
Ndërsa politika dhe media vazhdon debatin në se është një “Po” apo “Jo” nga ana e Gjermanisë, ende nuk kemi një vendim nga Franca. Ata nuk kanë pranuar asnjë kontakt me palën shqiptare duke refuzuar çdo mundësi lobimi. Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, konfirmon se Franca ka refuzuar çdo takim me autoritet shqiptare.

Nëntë kushtet e Gjermanisë nuk janë të panjohura për shqiptarët e as elitën politike. Thelbi i tyre është në axhendën e integrimit prej 20 vitesh. Tre kryeministra, Fatos Nano, Sali Berisha dhe Edi Rama, me nga dy mandate në qeverisje, kanë premtuar pa pushim plotësimin  tyre por asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi ka vetëm përkeqësim. Çfarë na bën të besojmë se nuk do të jetë më si më parë.  Për analistin Afrim Krasniqi, plotësimi i nëntë kushteve gjermane është një sfidë e madhe sepse sipas tij, elita politika është kundër plotësimit të këtyre kushteve.

Në se gjithçka shkon mire, në se Franca e vende të tjera të BE-së i bashkohen qëndrimit gjerman, ka shumë stacione në rrugën nëpër të cilën do të ecë procesi e çeljes së negociatave. Mund të ndodhë të qëndrojmë gjatë tek stacioni i parë.

Në se gjithçka shkon mirë, Shqipërinë e pret me të vërtetë një e ardhme e ndritur. Kështu artikuloi pak ditë më parë zëvendës ambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski.

“Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme.

Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju”, tha pak ditë më parë zëvendës ambasadori i SHBA në Tiranë, Dan Koski.

Kushtet parashikojnë që, më parë do të duhet të shohim se si shkojnë para drejtësisë të gjithë ata që shitën e blenë vota në bashkëpunim me krimin, të gjithë ata që drejtuan vendin përmes krimit e korrupsionit, që nëpërkëmbën institucionet e shtetit të së drejtës në funksion të pushteti të tyre personal. Të gjithë ata që qeverisën Shqipërinë duke e lënë vendin më të varfër në Evropë për 30 vjet.

Do të duhet të shohim një pjesë të rëndësishme të elitës politike të këtyre viteve të shkojë para drejtësisë.

Në se plotësohen 9 kushtet gjermane që me siguri janë të njëjta edhe për vendet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe për SHBA-në, atëherë Shqipërinë e pret me të vërtetë një e ardhme e ndritur. Në se ndodh, do të shohim se si ne shqiptarët shkojmë të qetë para kutive të votimit, të bindur se vota nuk preket, nuk blihet e as nuk shitet. Do të shohim se si rezultatet dalin brenda një afati normal e liderët i pranojnë ato, shoqëruar me mesazhet e urimit për fituesin. Do të shohim se si mbi votën e lirë, ngrihen institucionet e shtetit të së drejtës… këto nuk kanë ndodhur kurrë në Shqipëri.

Duket kaq e vështirë që këto reforma të kryhen nga kjo klasë politike…sepse është e vështirë të besojmë se elita është gati të vulosë fundin e saj politik.

/BalkanWeb

Etiketat e lidhura

BundestagukushteNegociata
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjetë vonesë!
Para 6 minutash

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjetë vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 8 minutash

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 13 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 29 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.