Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:59 PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në ambientet e një resorti në Gjirin e Lalëzit, ku në orën 10:30 pritet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë V./ Aleanca për Shqiptarët e Alternativa shkojnë në koalicion

Magazinë E enjte, 6 Shkurt 2020 21:10
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë V./ Aleanca për Shqiptarët e Alternativa shkojnë në koalicion
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë rënë dakord që të formojnë një koalicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet e parkohëshme parlamentare të 12 prillit. Këtë e bëri të ditur kryetari i Aleancës, Ziadin Sela përmes një video prezantimi në Facebook të enjten, duke konfirmuar se kishte marrë një pëlqim me shkrim nga ana e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi për koaicionin.

Bisedimet ndërmjet partive opozitare shqiptare, përkatësisht Aleancës për Shqiptarët si nismëtare dhe Alternativës e Lëvizjes Besa ka disa javë që janë zhvilluar por pa hollësi për publikun, gjersa zyrtarë të Lëvizjes Besa nxorën para pak ditësh dilemat se partia e tyre po lihej jashta këtij koalicioni.

Por, zoti Sela thekson se dyert janë të hapura për zgjerimin e koalicionit. Ai tha se “mbetet i hapur për të gjitha palët e interesuara për ta forcuar dhe bashkuar zërin shqiptar dhe për ta bërë maksimale ofertën shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit, por edhe në periudhën më pas”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ziadin Sela qe shprehur të marten se u linte një afat prej 48 orësh dy partive opozitare, por pa përmendur emrat e tyre, që të merrnin një vendim lidhur me ofertën për koalicionimin parazgjedhor. Alternativa e ka konfirmuar njoftimin, ndërsa Lëvizja Besa ende nuk ka bërë komente për vendimin e fundit të drejtuesit të Aleancës për Shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aleanca ka tre deputetë në parlament, njëri nga ta vetë z. Sela. Po kaq ka dhe Alternativa ndërsa Lëvizja Besa ka dy ligjvënës. Në sondazhet e publikuara muajt e fundit Aleanca për Shqiptarët qëndron më mirë nga partitë tjera shqiptare të opozitës, madje jo shumë larg Bashkimit Demokratik për Inegrim.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Zgjedhjet e 12 prillit duhet të shpallen më 12 shkurt, siç ka paralajmëruar kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Megjithëse të gjitha partitë në vend e kanë mbështetur këtë datë dhe Lidhja Social Demokrate në pushtet vendosi të shkohet në zgjedhje të parakohshme si rezultat i zhgënjimit nga mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në në tetorin e kaluar, tash drejtuesi i saj Zoran Zaev është shprehur me tone pesimiste duke e kushtëzuar datën e zgjedhjeve me miratimin Ligjit për Prokurorinë dhe ushtrinë e vendit. Për këtë nevojiten dy të tretat e votave në parlamentin prej 120 vendesh. Bashkimi Demokratik për Integrim, si partner i koalicionit qeverisës në disa raste nuk i ka qëndruar pranë LSDM-së, teksa ka zgjedhur të heshtë kur bëhet fjalë për çështje të debatueshme midis dy partive rivale maqedonase. BDI-ja nuk zgjedh se cilën parti maqedonase mund ta ketë për partnere qeverisëse pas zgjedhjeve, por ajo thekson kushtin se secila parti duhet ta mbështesë Marrëveshjen e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjeve rreth emrit të Maqedonisë me Greqinë fqinje.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja u ka premtuar votuesve të saj se “kur ta marrë pushtetin pas 12 prillit do ta rikthejë emrin e mëparshëm kushtetues – Republika e Maqedonisë”. Por, kjo qasje është kundërshtuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë rënë dakord që të formojnë një koalicion të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet e parkohëshme parlamentare të 12 prillit. Këtë e bëri të ditur kryetari i Aleancës, Ziadin Sela përmes një video prezantimi në Facebook të enjten, duke konfirmuar se kishte marrë një pëlqim me shkrim nga ana e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi për koaicionin.

Bisedimet ndërmjet partive opozitare shqiptare, përkatësisht Aleancës për Shqiptarët si nismëtare dhe Alternativës e Lëvizjes Besa ka disa javë që janë zhvilluar por pa hollësi për publikun, gjersa zyrtarë të Lëvizjes Besa nxorën para pak ditësh dilemat se partia e tyre po lihej jashta këtij koalicioni.

Por, zoti Sela thekson se dyert janë të hapura për zgjerimin e koalicionit. Ai tha se “mbetet i hapur për të gjitha palët e interesuara për ta forcuar dhe bashkuar zërin shqiptar dhe për ta bërë maksimale ofertën shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit, por edhe në periudhën më pas”. Ziadin Sela qe shprehur të marten se u linte një afat prej 48 orësh dy partive opozitare, por pa përmendur emrat e tyre, që të merrnin një vendim lidhur me ofertën për koalicionimin parazgjedhor. Alternativa e ka konfirmuar njoftimin, ndërsa Lëvizja Besa ende nuk ka bërë komente për vendimin e fundit të drejtuesit të Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca ka tre deputetë në parlament, njëri nga ta vetë z. Sela. Po kaq ka dhe Alternativa ndërsa Lëvizja Besa ka dy ligjvënës. Në sondazhet e publikuara muajt e fundit Aleanca për Shqiptarët qëndron më mirë nga partitë tjera shqiptare të opozitës, madje jo shumë larg Bashkimit Demokratik për Inegrim.

Zgjedhjet e 12 prillit duhet të shpallen më 12 shkurt, siç ka paralajmëruar kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Megjithëse të gjitha partitë në vend e kanë mbështetur këtë datë dhe Lidhja Social Demokrate në pushtet vendosi të shkohet në zgjedhje të parakohshme si rezultat i zhgënjimit nga mosmarrja e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në në tetorin e kaluar, tash drejtuesi i saj Zoran Zaev është shprehur me tone pesimiste duke e kushtëzuar datën e zgjedhjeve me miratimin Ligjit për Prokurorinë dhe ushtrinë e vendit. Për këtë nevojiten dy të tretat e votave në parlamentin prej 120 vendesh. Bashkimi Demokratik për Integrim, si partner i koalicionit qeverisës në disa raste nuk i ka qëndruar pranë LSDM-së, teksa ka zgjedhur të heshtë kur bëhet fjalë për çështje të debatueshme midis dy partive rivale maqedonase. BDI-ja nuk zgjedh se cilën parti maqedonase mund ta ketë për partnere qeverisëse pas zgjedhjeve, por ajo thekson kushtin se secila parti duhet ta mbështesë Marrëveshjen e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjeve rreth emrit të Maqedonisë me Greqinë fqinje.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja u ka premtuar votuesve të saj se “kur ta marrë pushtetin pas 12 prillit do ta rikthejë emrin e mëparshëm kushtetues – Republika e Maqedonisë”. Por, kjo qasje është kundërshtuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar. /Voa/

Etiketat e lidhura

Ziadin Sela
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 15 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 34 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 49 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 1 ore

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.