
Ambasada amerikanë në Tiranë uron Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, duke e vlerësuar si “një aleate dhe partnere të besueshme”.
“15 vite së bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n. Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm”, shkruan Ambasada në një postim në facebook shoqëruar dhe me një video të këtij momenti të rëndësishëm.