
Pas 23 orë me debate, me 75 vota pro është votuar në Kuvend buxheti për vitin 2025, në një kohë që opozita mbajti jashtë një protestë e cila nuk asnjë efekt. Në seancë në momentin e votimit nuk ishte kryeministri Edi Rama.
Për disa minuta pati tensione pak para kalimit për votim të projektbuxhetit të vitit 2025. Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka shkuar te foltorja pa i dhënë fjalën kryetarja e Kuvendit, ku më pas janë afruar punonjësit e Gardës.
Diskutimet brenda në Kuvend për pr/buxhetin vijonë prej 2 ditësh. Seanca e mbyllur mbrëmë u nis sot nga ora 10:00 e paradites së sotme dhe gjatë kësaj kohe ka pasur dhe momente me akuza e tensione në sallë nga ana e opozitës.
Vota pro: 75
Vota kundër: 40
Abstenim:0
Të pranishëm: 116
