
Në një koment të bërë në rrjetin social “Facebook”, Adriana Kalaja hedh dyshime se Tabaku është suportuar nga vetë kryeministri Edi Rama për të grumbulluar numrin e votave preferenciale që do t’i siguronin një vend në sallën e Kuvendit për një tjetër mandat 4-vjeçar. Kalaja mbetet besnike e doktor Berishës.
“Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë. Qëllimi: Për të poshtëruar Berishën; Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile; Për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes. E do Rama në krye të PD,“-shkruan në komentin e saj Adriana Kalaja.
