Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Kronikë lufte, me në krye zëvendës liderin Muli (Flamur Nokën)

Aktualitet E mërkurë, 21 Dhjetor 2022 20:23
Agron Gjekmarkaj: Kronikë lufte, me në krye zëvendës liderin Muli (Flamur Nokën)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot pa menduar dy herë mund të thuhet që Zevendes Lideri Muli arriti apogjeun e tij. As në Grykë të Mezhgoranit dhe në Tenden e Qypit nuk është konsumuar një e tillë zulmë. Mbase heret fort nder mote në Termopile, po. Me tragjizem të dukshëm i kalitur me ide të medha, me trimeri epike i priu pjesës që nuk është shitur as blerë të PD-së drejt betejës.

Jorida tendosej në pikëllim por nuk qau siç ajo di ku shpirti i gjithëkujt këputet. Madje me një vështrim të kreshperuar dhe fjalë të dlira qetësoi Luan Baçin e ndezur flakë nga padrejtesitë e epokës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gaz Bardhi si klerik i lartë i paqes jepte e merrte që konflikti mes stoikëve dhe të tulaturve, të futej në hullinë e paqes. Zëvëndës Lideri me retorikë të hijshme ku e vërteta dhe e lavdishmja shkëlqënin si gjerdan fishekesh në brezin heroik luftoi derisa ra dëshmor. Në fund e përjashtuan. Jeta e Linditës pas këtij akti nuk do jetë më e njëjta. Ata e larguan nga salla, po Muli është në zemrat tona qelibar i rrethuar me dashuri që s’ka vendim që i çan muret e saj si bedena. Por ato bëma dhanë efektet e veta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ulsiu u fut nën tavolinë dhe herë pas here pyeste a mbaroi? Jooo, i gjegjej Bela dhe i fap përmbysej në çast. Niko i bërë sa një grusht vuri një helmete në krye nga ato të ushtrisë qe të mbrohej nga ndonje kopaçe që mund ti vinte nga Albana. E hoqi vetem kur ja behu Margeriti e cila e këshilloi të pinte pak ujë. Pas dy gllënkave sikur u ndie më mirë. Elva pyeste veten me mermerime pse është bërë sa një grusht Niko trimi dhe nuk gjente xhevap!

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 4 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 5 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 41 minutash

Çuçi në fillim u pa ulur në karrige, po më pas su vu më re, kishte dalë jashtë barkaz. Karrikja e Babos kurrë nuk kishte qënë në rrezik kesodore. Bela mbante me gajret ministreshat e frigura. Të ikim tha Ibrahimi, të shpetojë kush të mundet nga ky gazep. Ajo i tha jeta jepet po karrigia e Babos kurrë. Toni i lutej Zotit nga poshtë me psalmet e Davidit. Veshtrimi i Mulit binte mbi salle si mynxyrë. I madh e i vogel dridhej.

Etilda me tis merzie mbuluar pyeste Majkon a mos ky është fundi i Botes apo një termet i rradhes? Eh Eh koken plot thinja tundte ish Kryeministri dhe renkonte ky eshtë fundi i tmerrshem dhe jo tmerri pa fund. Çyrbja erdhi vonë pasi lufta kishte mbaruar por ndihej ende athetira e barutit. Një ofshamë leshoi “Ah per nur të Allahut, ç’ti bëj Babos se e ka shpirtin det po kesaj binaje i dilte tymi me kohë”!

Braçe i cili ka një vit që thotë me mbani se do hidhem nga ballkoni u madhengjye dhe vendosi të mos hidhet. As Mimi di Puccini me berreten e saj dimerore nuk qe per fat të keq duke lë një bosh që kerkon të mbushet. Bora erdhi nga e vona dhe e kuptoi që ky është momenti i duhur për tu hutuar.

Teta Gerta pasi u shua zjarr i luftes nuk kishte asgje per te djegur po pyeste Ikonomin se çfarë do gatuaj per festa?! Kur ajo i tha gjel deti me pershesh një hukame gezimi ktheu jeten mes nesh!! Atehere kur nuk pritej Babo erdhi i perzhitur nga plaget që të vetet kishin marrë. Xhelali ngrohej nga flaket që na perpinë. Kollarja dhe shamiza e re e Dash Sules nuk ranë në sy dhe estetika mori plaget e veta. Lufta e kesaj dite na ka ndryshuar pergjithmonë. Salianji erdhi me vonese. I thashë historia të kaloi pranë po ti mungove atë çast!! Tao po bërë asgjë mbet deshmitar i saj.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 4 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 5 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 6 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 17 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.