Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza nga VOA: Pas gati dy vitesh konflikti, deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha bëhen bashkë

Politikë E martë, 5 Shtator 2023 19:10
Analiza nga VOA: Pas gati dy vitesh konflikti, deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha bëhen bashkë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zëri i Amerikës

Në Tiranë, shumica dërrmuese e deputetëve demokratë u bënë sot bashkë, për të unifikuar siç u deklarua, qëndrimet e tyre në parlament kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama. Në takim, pas gati dy vjetësh konflikti të hapur, u ulën rreth së njejtës tavolinë deputetët që përkrahin Gazmend Bardhin dhe ata që mbështesin ish Kryeministrin Sali Berisha. Takimi duket se ishte një kundërpërgjigje ndaj kuvendit të thirrur fundjavën e shkuar nga kryetari demokrat Lulzim Basha dhe vendimit për t’i hequr zotit Bardhi drejtimin e grupit parlamentar.

Pasi deri dje ishin përplasur mes tyre, kishin treguar me gisht njëri tjetrin se kush ishte përgjegjës për përçarjen e opozitës, se cili ishte më shumë i korruptuar apo i blerë nga Kryeministri Edi Rama, sot shumica dërrmuese e deputetëve të dalë nga lista e Partisë Demokratike në zgjedhjet e prillit të vitit 2021, u ulën së bashku.

Në njërën anë të tavolinës ishin ata që përkrahin zotin Gazmend Bardhi, i cili vitin e fundit kishte mbajtur kreun e grupit parlamentar. Përballë, mbështetësit e zotit Berisha, të cilët nuk ja kishin njohur këtë rol zotit Bardhi, përsa kohë ai shihej si pjesë e trashëgimisë së zotit Lulzim Basha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në të kaluarën, disa përpjekje afrimi mes palëve kishin dështuar mëse një herë. Por krisja mes zotit Bardhi dhe zotit Basha, që kulmoi me rikthimin e këtij të fundit në krye të Partisë, duket se lehtësoi paqen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fillim të takimit zoti Bardhi u kujdes të vinte në dukje se “duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimin individual të secilit prej kolegëve për zhvillimet apo debatet e brendshme në kampin opozitar, ndaj bindjen besoj me shumicën prej jush që kjo nuk do të na pengojë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës duke e nisur me një agjendë të përbashkët parlamentare”.

Veçanërisht i kënaqur me takimin e sotëm u duk ish Kryeministri Sali Berisha. Gjatë sesionit të shkuar parlamentar, ai nuk arriti të kishte kontrollin e grupit, dhe mbështetësit e tij ishin përjashtuar nga Partia Demokratike. Tani ai i gëzohet faktit se zoti Basha ka mbetur me një numër të reduktuar deputetësh, ndërkohë që duket se tek takimi i sotëm, sheh diçka përtej dhe vetëm unifikim të qëndrimit kundër qeverisë socialiste.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 16 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 16 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

“Mendoj se ky ishte një hap i parë shumë i rëndësishëm në një proces të pandalshëm, i cili do të ju japë përgjigje të gjitha problemeve të cilat janë të pamohueshme që u krijuan, por që marrin në këtë frymë, zgjidhjen më të mirë”, deklaroi zoti Berisha pas mbledhjes.

Për zotin Basha, cilido që ka vendosur t’i bashkohet ish Kryeministrit Berisha nuk mund të flasë në emër të Partisë Demokratike: “Dua ta them fare hapur, unë nuk do të lejoj askënd, të luajë me interesat politike te Partisë Demokratike, që kërkon të çojë demokratët symbyllurazi në hullitë e non-gratave sepse ne hymë në këtë betejë për të mbrojtur interesat e Partisë Demokratike si interesat euro-atlantike jo thjeshtë të demokratëve por të shqiptarëve. Për ata që kanë vendosur t’i trafikojnë këto vlera në këmbim të komoditetit të rremë politik apo personal; udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan. Partinë Demokratike nuk e dëmtojnë më”, u shpreh ai gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike.

Të dyja palët sot u angazhuan për të kërkuar ngritjen e Komisioneve të ndryshme hetimore që lidhem me afera sipas tyre korruptive të qeverisë, ndërkohë që mbetet ende e hapur çështje e drejtimit të grupit parlamentar demokrat. Kuvendi i thirrur nga zoti Basha ia la këtë të drejtë atij. Por sipas zotit Bardhi, rregullorja e parlamentit, ia njeh këtë atribut vetë deputetëve, të cilët, janë më të shumtë, në krah të tij.

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 6 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 9 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.