Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:52 Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akuzat e Bashës për Dritan Dajtin dhe heshtja e Ramës

Editorial E martë, 21 Shtator 2021 08:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Qamil Xhani

Vendimi i Gjykatës së Apelit që uli dënimin për Dritan Dajtin, të akuzuar për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në detyrë, ka vënë në pikëpyetje jo vetëm reformën në drejtësi, por edhe rolin e politikës dhe qeverisë në këtë vendim. Në vitin 2009, Dritan Dajti i shpallur në kërkim për një vrasje të kryer më parë dhe gjatë aksionit të policisë për arrestimin e tij në Durrës, vrau katër agjentë policie. Ngjarje, me të drejtë, u cilësua në atë kohë si më e rënda për forcat e rendit, pasi në një ditë Policia e Shtetit pati 4 “Dëshmor të Atdheut”. Duke llogaritur veprat e mëparshme penale dhe vrasjen e policëve, dënimi me burgim të përjetshëm shihej si i vendim i logjikshëm i çdo gjykate. Por me vendimin që së fundi nga Gjykata e Apelit të Krimëve të Rënda, duke llogaritur dhe 10 vitet në paraburgim, Dritan Dajti duhet të dalë pas pak vitesh. Shoqatat e policëve reaguan të parat duke e cilësuar këtë vendim “si vrasje të dytë për 4 Dëshmorët e Atdheut”. Në çdo vend normal, vrasja e punonjësit të rendit cilësohet si krimi më i rëndë që merr dënim maksimal. Ndërsa gjykata me vendimin e fundit ka vendosur precedentin e rrezikshëm duke mos u dhënë asnjë garanci punonjësve të rendit që përballen çdo ditë me krimin. Ky vendim, pavarësisht argumentimit të avokatëve, ngre pikëpyetjet mbi reformën në drejtësi pasi edhe pse gjyqtarët që dhanë vendimin nuk e kanë kaluar Vettingun, ekzistojnë mekanizma të institucioneve të reja që mund të kishin ndërhyrë. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokuroria, kishin të gjitha mundësitë që nëse shihnin shkelje ligjore gjatë këtij vendimi të reagonin në kohë dhe të merrnin masa. Nuk e bën në kohën kur duhej dhe deri dje nuk kanë pasur asnjë vendim për këtë trup gjykuese dhe kjo shton edhe me tepër dyshimet mbi reagimin e institucioneve të reja. Por pikëpyetja më e madhe në këtë vendim është reagimi i vonuar i Qeverisë dhe institucioneve të saj. Gjykata u shpreh për uljen e dënimit ditën e premte. Vetëm të dielën ministrat e kabinetit “Rama”, u kujtuan se ishin para një skandali që ka krijuar pakënaqësi jo vetëm te qytetarët, por më së shumti te trupa e rreth 12 mijë policëve që u ndjenë të tradhtuar nga shteti. Kur nuk dënohet vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës, çfarë shembulli tjetër duhet për parë dorëzimin e shtetit. Edhe ai reagim që u bë nga ministri i Brendshëm dhe ministrja e Drejtësisë, dukej si i sforcuar dhe nga halli. Para se të fliste qeveria, ambasadori i BE në Tiranë, Luci Soreca bëri një apel të fortë ku i kërkoi qeverisë marrjen e masave. Gjithashtu dhe Ambasada Amerikane indirekt duket se çoi mesazhet e duhura. Gjon Juncaj, ekspert i drejtësisë pranë Ambasadës së SHBA, në rrjetet sociale shtron pyetjen: “25 vjet ndarë me 4 = 6.5 vjet për jetën e secilit polic të vrarë. Cili nga gjyqtarët apo avokatët e Dajtit do ta shpjegojë këtë matematikë familjes së çdo viktime?”. Pas këtyre reagimeve të forta Qeveria u detyrua të dalë në deklarata ku kundërshtonte vendimin. Dje ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni në një deklaratë për mediat njoftoi se ka kërkuar hetim disiplinorë për tre gjyqtarët që hoqën dënimin me burgim të përjetshëm.

Por sipas opozitës edhe kjo lëvizje e Ministrisë së Drejtësisë është tallje me qytetarët. Sipas PD, një vendim i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2017 i ka shfuqizuar nenet e ligjit që parashikojnë hetim dhe masa për shkelje disiplinore ndaj statusit të gjyqtarit. Praktikisht, padia e bërë dje nga Ministria e Drejtësisë nuk ka bazë ligjore dhe qeveria vetëm ka bërë sikur e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës për Dritan Dajtin. Pas kësaj loje, Partia Demokratike thotë se fshihet bashkëpunimi i qeverisë Rama me të akuzuarin për vrasjen e policëve dhe dhënie garancie për lirimin e tij. “Në vend të propagandës së neveritshme dhe mashtrimit të pacipë të opinionit publik, Ministrja e Drejtësisë ka për detyrë të mos heshtë, por t’u thotë shqiptarëve: Me kë komunikon nga burgu Dritan Dajti?  Kë shantazhon nga burgu vrasësi i 4 policëve në krye të detyrës? ush i ka dalë Dritan Dajtit garant për lirimin e tij të shpejtë?”,- thuhet në reagimin e PD dhe në pyetjet drejtuar Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, dje nga qyteti i Lushnjes, Lulzim Basha shkoi dhe më tej në akuzat e tij, duke sulmuar direkt Edi Ramën si njeriun që po bashkëqeverisë me krimin dhe bandat. “Kemi në krye një kryeministër, një qeveri e një parlament që nuk përfaqëson votën e shqiptarëve të ndershëm, nuk përfaqëson votën e lushnjarëve, nuk përfaqëson as votën e socialistëve. Këta kanë ardhur në pushtet me bandat, prandaj qeverisin me bandat, këta e lidhën fatin e tyre politik me krimin, prandaj kanë harruar qytetarët. Ky është modeli i Edi Ramës, i cili akoma nuk ka gjetur kohën të shqiptojë dy fjalë: Dritan Dajtin dhe 4 policët e rënë në krye të detyrës”,- deklaroi dje kreu i PD-së.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky vendim i gjykatës ka poshtëruar krejt shoqërinë ndaj reagimi duhet me vepra ku ata gjyqtarë që firmosin uljen e dënimit për rastin në fjalë, jo vetëm duhen shkarkuar por edhe duhet t’ju kontrollohen pasuritë e penalizuar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 6 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 12 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 28 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 29 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.