Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Basha: Marrëveshja me LSI është bashkim historik. Shqipëria, 8 vite në batak nga Rama

Basha: Marrëveshja me LSI është bashkim historik. Shqipëria, 8 vite në batak nga Rama

Intervista
E diel, 21 Mars 2021 13:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur rreth takimeve me qytetarët në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Në një intervistë të dhënë për “News24”, Basha thotë se qytetarët e kuptojnë që ajo që u ka ndodhur në këto 8 vite ka qenë një aksident, dhe se sipas tij, ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës më 25 prill. Sa i përket marrëveshjes me LSI-në, Basha tha se ky bashkim do të jetë historik.

Zoti Basha, keni zhvilluar një takim me qytetarë dhe mbështetës në qytetin e Beratit, por ndërkohë më herët këto javë keni zhvilluar edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Çfarë mund të na thoni diçka specifike nga komunikimi që keni patur me qytetarët që ju ka mbetur në mendje?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që mund t’ju them në këtë moment, meqë jemi edhe buzë Osumit dhe fryn era, era që ndjej kudo ku shkoj; është era e ndryshimit. Që shqiptarët e kuptojnë se ajo që u ka ndodhur në këto 8 vite, ka qenë një aksident. Dhe se ky aksident nuk mund të përcaktojë të ardhmen e tyre, se e ardhmja e tyre është ndryshim i dhe se jemi të gjithë të bashkuar për ta bërë ndryshimin të mundshëm. Ndryshimi fillon me largimin e Edi Ramës më 25 prill dhe me kthimin e institucioneve të shtetit dhe të politikave mbështetëse ndaj njerëzve në krye të politikës së qeverisë së re. Që do të thotë një politikë për njerëzit, një politikë me fytyrë njerëzore, institucionet të hapura që u shërbejnë njerëzve. Ajo që shoh është besimi që po u rikthehet fuqishëm se nuk ka asgjë mangut ky vend, nuk ka asgjë të keqe me Beratin, me Shqipërinë, por problemi ka qenë keqqeverisja dhe me 25 Prill shqiptarët janë tё vendosur t’i japin fund kësaj keqqeverisje pёr tё ndryshuar, nё mënyrë qё gjithsecili prej tyre tё rikthehet siç e meriton; aksioner i përbashkët i familjes tonё tё madhe dhe i vendit tonё tё mrekullueshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke parё pritjet qё ju janë bёrё nё qytetet e ndryshme tё vendit, kryeministri Edi Rama ёshtё shprehur se do marrё masa ndaj këtyre grumbullimeve qё sipas tij ju keni bёrё duke rrezikuar jetën e qytetarëve nga COVID-19.

Rreziku mё i madh pёr jetën nё këto 8 vite ka qenë vet Edi Rama. Ky rrezik ёshtё shumëfishuar nё mënyrën se si ai e keqmenaxhoi pandeminë. Mos harroni se qytetarët e Beratit na kujtuan sot, tё Gjirokastrës dje, nuk kanё dhёnё as ndihmën mё minimale pёr bizneset shumica prej tё cilëve janë shtyrë drejt falimentit apo kanё pezulluar aktivitetin. Nuk kanё dhёnё ndihmën minimale pёr familjet qё kanё humbur vendin e për shkak të pandemisë. Ndërkohë që flasim, ka mijëra familje shqiptare që dergjen me të sëmurë me COVID, të cilëve pas insistimit tonë të fuqishëm, ju premtua rimbursim, por nuk u jepet rimbursimi dhe harxhojnë kursimet apo të ardhurat e një viti për një pacient, por kur kanё 2, kur kanë 3 pacientë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

12 Nëntor 2026, 16:01
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03

Këto janë problemet e vërteta të shqiptarëve sot dhe përgjegjësi i vetëm për këtë situatë është Edi Rama, me politikën e tij të babëzisë, të gënjeshtrës, të hipokrizisë dhe të premtimeve boshe dhe është fare e qartë që është i trembur nga kjo që po vjen, sepse është me të vërtetë bashkimi më i madh i shqiptarëve, madje do të thoja përtej ndasive politike për të vendosur edhe njëherë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e përparimit dhe në rrugën e integrimit europian, që do të pamundësojë që Shqipëria të bjerë përsëri në një batak si ky i 8 viteve, ku fatet e çdo qytetari dhe familjeve mbetën në dorën e një njeriu dhe e pamë se çfarë bëri, ja dorëzoi Shqipërinë, ja dorëzoi Beratin një grupi oligarkësh, pasuroj një grusht njerëzish dhe varfërojë një popull të tërë duke çuar Beratin, Gjirokastrën, Shkodrën gjithë Shqipërinë drejt zbrazjes, drejt emigracionit.

Me 25 prill kjo do të ndryshojë, sepse me 25 prill do ta kenë shqiptarët në dorë dhe me votën e tyre masive do të vendosin për të ardhmen e tyre. Ne kemi për detyrë t’ju japim planet, zgjidhjet për të cilat ata do të votojnë. Detyra ime, detyra e ekipit tonë është t’ju tregojmë se si këto potenciale të jashtëzakonshme të popullit tonë dhe të vendit tonë do ta bëjnë të mundur daljen nga kriza. Ndërsa detyra e çdo qytetari që e do familjen e vet, fëmijët e vet, prindërit e vet është të dalë më 25 prill dhe ti japi zë, ti japi forcë dëshirës për ndryshim me votë, me votën e tij, me votën e familjarëve të tij me 25 prill.

Zoti Basha ju keni firmosur një marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim për bashkëqeverisje pas 25 Prillit, por fushatat tuaja do të zhvillohen të ndara? Dhe për sa i përket programeve tuaja sepse ka disa pika në programet respektive ku ndryshojnë. A do të ketë njehsim?

Nuk ka asgjë që na ndan, as ne dhe as shqiptarët. Ne na bashkon dëshira për ndryshim, dëshirë që e prek kudo. Në fakt nëse mund ta them për shumë njerëz ndryshimi ka filluar prandaj i shikoni me sytë e mbushur me shpresë. Me këtë lëvizje që ndiej kudo jam i bindur se ky bashkim do të jetë historik, në kuptimin do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve dhe do të jetë një mësim i mirë për këdo që mos ta provojnë më kurrë që një njeri i vetëm apo një grusht njerëzish të monopolizojnë pushtetin, ekonominë, të varfërojnë njerëzit. Ajo që na bashkon është dëshira për ndryshim, si parti politike dhe si shqiptarë. 25 Prilli është dita e ndryshimit me votë.

Partia Socialiste ditët e fundit ka hedhur akuza ndaj njërit prej kandidatëve tuaj në Shijak, kandidatëve për deputet, si me rekorde kriminale. A dini diçka më shumë rreth kësaj situate dhe a ka kryer Partia Demokratike atë procesin le të themi e vetëfiltrimit përpara se të listojë këta emra kandidatësh në listën e kandidatëve për deputetë në 25 prill ?

Lulzim Basha: Shiko, duhet të jemi fare të qartë, Partia Demokratike është hartuesja e ligjit për dekriminalizimin. Unë personalisht kam zhvendosur nga listat tona persona për shkak të indicieve në të kaluarën dhe do ta bëj këtë sa herë që të jetë e nevojshme dhe kjo është arsyeja se pse rast pas rasti kam kërkuar unë vetë verifikim nga autoritetet. Pra, është hipokrizi e madhe të presësh moralizim nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politike. Sot, problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi që Edi Rama i ka bërë pushtetit dhe forcës së tij politike. Fakti që poshtë një boje të hollë emrash kryesisht anonim vazhdojmë të kemi persona me rekorde kriminale, aleatë dhe anëtarë të listës së Partisë Socialiste. Në Durrës, vetëm në Durrës tre emra përfaqësues të bandave të Durrësit. Në Elbasan po kështu e kudo ju e patë në ditën e verës që j’ua prishi qytetarëve të Elbasanit sepse ndonëse kontrollon gjithçka e ndjen humben që e pret dhe mendon se mund të fshihet apo mund të trimërohet vetëm në praninë e bandave, e ka shumë gabim. Qeverisja jonë do të jetë një qeveri e njerëzve me integritet, një qeveri e njerëzve që do të përkushtohen vetëm për t’ju shërbyer qytetarëve të tyre.

Partnerët tanë ndërkombëtarë veçanërisht ambasada Amerikane ka bërë thirrje disa herë që për elementë të caktuar të cilët nuk duhen të marrin pjesë në zgjedhje, a besoni se komisioni qendror i zgjedhjeve do të bëjë një punë të duhur duke eliminuar, duke i nxjerrë jashtë gare këta elementë që ambasada Amerikane i ka thënë edhe me emra?

Tani është fare e qartë se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin ligji i dekriminalizimit nuk po funksionon dhe ju e dini fare mirë që ai refuzoi edhe vetingun e politikanëve. Garancia që shqiptarët kanë është që me votën e tyre me 25 prill do të votojnë për një kryeministër dhe për një qeveri që do të bëjë vetingun e politikanëve dhe do të zbatojë ligjin për dekriminalizimin. Pa e luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk mund të ecë përpara. Nuk mund të ketë fytyrë njerëzore as kryeministri i ardhshëm, as qeveria e ardhshme nëse është peng i krimit. Prandaj është e domosdoshme të ndahemi nga Edi Rama dhe nga aleanca e tij me krimin, të votojmë për ndryshimin dhe pa diskutim Partia Demokratike dhe unë qëndrojmë garant për të bërë realitet zotimet tona dhe propozimet tona duke përfshirë vetingun e politikanëve në mënyrë që t’ia kthejmë politikën njerëzve, të kthejmë një politikë me fytyrë njerëzorë e cila ka preokupim kryesor t’ju shërbejë njerëzve dhe jo ta shkatërrojë e ta zhvat vendin siç ka ndodhur në këto 8 vite.

Ministrat në kabinetin tuaj, a do të heqin dorë nga mandatet?

Këto janë çështje të cilat nuk i takojnë momentit ku ndodhemi. Sot e rëndësishme është që të jemi të gjithë bashkë dhe unë ju garantoj se do të marr çdo vendim dhe do të ndërmarr çdo hap që garanton transparencë, garanton llogaridhënie të çdo deputeti apo ministri të ardhshëm në qeverinë time para qytetarëve shqiptarë. Ky është modeli europian dhe ne nuk kemi rrugë tjetër përveç rrugës europiane, të cilën unë e njoh shumë mirë. Dhe në fund të fundit zgjedhja nuk është dhe nuk bëhet, lufta, beteja nuk bëhet midis dy individëve, beteja bëhet për fëmijët e Shqipërisë, bëhet për familjet shqiptare, bëhet për ekonominë shqiptare, të cilët do të përfitojnë nga afrimi me Europën.

Si do të përfitojnë? Studentët do të përfitojnë bursa për të studiuar në Europ, pedagogët do të përfitojnë mbështetje, universitetet po kështu, fermerët do të përfitojnë para nga fondet e Bashkimit Europian që prodhimi i tyre mos të kalbet por të sjellë mirëqenie për xhepat e tyre, biznesi i vogël do të përfitoj, biznesi prodhues dhe eksportues do të përfitoj, turizmi do të përfitoj, në tërësi rinia do të përfitojë nga investimet europiane. Dhe që të ndodhë kjo Shqipëria duhet të përparojë drejt Europës.

Ndaj pyetja e vërtetë është kush e garanton këtë? Një njëri si Edi Rama që e la Shqipërinë, 8 vjet në vend numëro dhe nuk bëri asnjë hap drejt integrimit europiane apo një qeveri dhe një kryeministër që ka dhënë prova, siç kam dhënë provat me heqjen e vizave, siç kam dhënë provat me rolin tim në futjen, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe po kështu jam i vendosur sepse kam përvojën, kam kontaktet dhe kam vendosmërinë për ta çuar Shqipërinë përpara drejt integrimit europian. Futja e Shqipërisë në Europë, është garancia përfundimtare që asnjë politikan nuk do të luajë më rolin e një sundimtari të çartur, të një aventurieri që merr nëpër këmbë burrat dhe gratë, fëmijët, të rinjtë dhe të rejat e vendit për hir të pushtetit të tij.

Etiketat e lidhura

25 prillLulzim BashaMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 9 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 23 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 32 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.