Lulzim Basha ka nisur mbledhjen me deputetët në selinë blu, në një kohë që situata brenda kampin blu nuk është aspak e qetë, pas akuzave të forta nga Sali Berisha se Basha ka marrëveshje me Ramën.
I pranishëm në mbledhje është edhe Tritan Shehu, i cili është pozicionuar hapur krah ish-kryeministrit Sali Berisha, pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD-së.
Gazetarët kanë zbuluar se Basha u ka dhënë porosi deputetëve që tu shmangen mediave lidhur me çështjen e përjashtimit të Berishës.
