Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha për aferat korruptive: Nuk janë koncesione as PPP, por hajdutëri që do ta godasim

Politikë E enjte, 14 Nëntor 2019 16:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lulzim Basha mbetet i vendosur që me të marrë pushtetin do të anulojë të gjitha projektet PPP të denoncuar në vijimësi nga opozita si afera korruptive.

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Basha thotë se këto afera nuk janë as koncesione as PPP por hajdutëri.

Gazetari: Zoti Basha, keni premtuar dëmshpërblim për disa akte paligjshmërie që ju i keni cilësuar, këtu i referohem Unazës së Re dhe anulimit të disa koncesioneve që ju i keni cilësuar korruptive apo kontratat të PPP. A ngjajnë këto deklarata klishe, sepse kemi dëgjuar nga opozita të tjera, por në fakt vazhdimësia e të gjitha koncesioneve apo kontratave publike ka qenë e njëjtë pa ndryshuar asgjë. 

Lulzim Basha: Ka një dallim të madh, asnjë prej atyre që ne i targetojmë si afera korruptive nuk janë as koncesione as PPP, quhen të tilla për ti hedhur hi syve shqiptarëve. Quhen të tilla për ti shënuar të tilla në libër. Edhe FMN edhe BB ka konfirmuar atë që kemi konfirmuar ne, këto nuk janë as koncesione, as PPP, por janë hajdutëri. Ndaj gjëja më minimale që opozita mund të zotohet sot dhe që nesër si qeveri do ta bëjë realitet është goditja e ashpër përmes ligjit e këtyre aferave hajdutërore, me dy qëllime: Vënien e përgjegjësve para ligjit, qeveritarë apo agjentë privatë dhe e dyta ndjekja e këtyre kudo që kanë shkuar në çdo formë për t’ia rikthyer shqiptarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zotimet për ekonominë, të realizueshme

Kreu i PD-së foli edhe rreth turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, i nisur prej tij dy javë më parë dhe premtimeve nga ana e tij rreth taksave, tarifave për studentët, pagën minimale etj.

Zoti Basha, prej më shumë se dy javë keni nisur një tur që e keni titulluar “Rrugëtimi për Shqipërinë”, çfarë do të thotë konkretisht kjo?

Lulzim Basha: Rrugëtimi për Shqipërinë është në radhë të parë bashkëbisedim, është një tur dëgjimi që ka nisur me rininë. Këtë javë vazhdon me biznesin e vogël, do të vazhdojë me fermerët dhe do ti rikthehet sërish ekonomisë, punësimit, nivelit të pagave dhe kushteve për mirëqenie, kushteve të kostos së jetës. Pra është një mundësi për ti dëgjuar qytetarët, për të kuptuar nga ta shqetësimet e tyre, por edhe shpresat, aspiratat dhe çfarë presin nga një qeveri e nesërme e dalë nga një votë e qytetarëve, çfarë kërkojnë dhe si mund të realizojmë zgjidhjet e përbashkëta për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë që ka pllakosur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazetari: Zoti Basha, ju keni premtuar ulje tarifa për studentët, keni premtuar paketë të plotë sa i përket ekonomisë, ku kryesorja është ulja e taksave. A ka një përllogaritje PD nëse buxheti mund të përformojë me këtë që ju propozoni?

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Lulzim Basha: Buxheti do të mbiperformojë me paketën që propozojmë ne. Ekonomia nuk është numratore, por është një dinamikë e cila përcakohet nga mënyra si sillet qeveria me buxhetin. Nëse kemi një qeveri që rrit taksat, rrit represionin dhe paratë ia jep një grushti oligarkësh, ekonomia do të bjerë në gropë siç ka rënë. Nëse kemi një qeveri që ul taksat, ul koston e prodhimit, ekonomia do të rritet, kontributet e faktorëve ekonomikë do të rriten dhe nëse këto taksa shpenzon në mënyrë të zgjuar me ato prioritete që ka vendi siç është arsimimi i të rinjve, pajisja e tyre me profesione që zgjerojnë ekonominë, veçanërisht në ato degë ku ka kërkesë të madhe edhe nga investimet e huaja siç janë degët e teknologjisë të informacionit apo të inxhinierive, kjo do të jetë një kurbë rritëse, ku kontributet do të jenë transparente, të ulëta ku të gjithë do të kontribuojnë dhe të ardhurat nuk do të shpenzohen për ta pasuruar një grup oligarkësh dhe pushtetarët e lidhur me ta, por do të shpenzohen për ti ardhur në ndihmë investimeve publike, investimeve në arsim dhe investimeve në shëndetësi që do të sjellin një zinxhir pozitiv për ekonominë apo investimeve në rrafshin social, ku rroga minimale 300 euro nuk është një domosdoshmëri jetike, njerëzore, por është edhe një mënyrë për të fuqizuar konsumin e brendshëm me pasoja pozitive, për biznesin dhe mirëqënien në terësi.

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 36 minutash

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 38 minutash

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 40 minutash

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 59 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 19 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 22 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 23 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.