“Rama nuk ka belbëzuar asnjë fjale per shpalljen non grata te Vangjush Dakos nga SHBA”. Kështu shkruan sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa akuzon sërish kryeministrin për aferën e 6 kullave, 200 milionë euro.
Në një video të postuar në faqen e tij në Facebook, nënvizohet se kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë pas vendimit të DASH që i ndalon ish-kryebashkiakut të Durrësit, Dako dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.
Lulzim Basha: Afera e 6 kullave 200 milionë euro e treshes Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës është obsesioni dhe makthi i hajdutit psiqik që akoma nuk ka belbëzuar asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako:
