Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha-Ramës: Të gjitha raportet ndërkombëtare i ke kundër. Jeni regjimi që s’ndryshon dot fytyrën

Politikë E enjte, 16 Shtator 2021 19:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Duke renditur të gjitha raportet ndërkombëtare që tregojnë se kryeministri Edi Rama ka rrënjosur Shqipërinë, ka varfëruar qytetarët dhe ka fuqizuar oligarkët, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Edi Rama është e keqja e këtij vendi. Sipas Bashës, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan, e ndërsa citon OKB-në, ai shprehet se vendi ynë është po ashtu edhe prodhuesi kryesor i hashashit në Europë. Ai shtoi se qeveria është shfaqja e një regjimi që nuk e ndryshon dot fytyrën e vet e as efektet negative që ka në jetën e çdo shqiptari.

“Sipas Eurostat, eksodi masiv i shqiptarëve ka konkurruar denjësisht me Asadin e Sirisë për azilkërkuesit që janë shfaqur dyerve të Europës nga keqqeverisja jote. Në vend të ulni kokën e të kërkoni ndjesë, keni pacipësinë të rrihni gjoksin. Mburrjet janë për qytetarët njësoj si t’i rrotullosh thikën në plagën që i ke hapur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 23 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Sipas DASH Shqipëria cilësohet si vendi më i korruptuar i Ballkanit. Korrupsioni ka shkuar në nivelin e kapjes së shtetit. Për klimën e biznesit, Shqipëria renditet e fundit në Europë. Për OKB je prodhuesi kryesor i hashashit në Europë si i vetmi produkt me të cilin njihet qeverisja jote, ndërsa fermerët janë lënë pa mbështetje. Sipas UNESCO je në vendet më të ulëta për financimet për arsimin, më i ulëti për Shqipërinë në 20 vite.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria është e fundit në Europë sa i përket shpenzimeve për mjekësinë. Kur pandemia trokiti në derë, qytetarët hynë në borxhe për të shpëtuar jetët e tyre. Borxhi publik ka dalë nga binarët, premtove se do ta ulje dhe e çove mbi 80%, më të lartin në Rajon, pa futur këtu PPP që nuk i konsideron si borxh dhe vetëm këto kanë kapur vlerën e 2 miliard eurove. Ti ke mashtruar. E sëmura e madhe Reforma në Drejtësi që mbahet e intubuar nga partnerët, por e goditur nga korrupsioni i kësaj pakice. Pyetja që ngrihet është ku i gjetët votat? Dhe përgjigjja vjen nga OSBE që konfirmon masakrën zgjedhore. Aty thuhet se ka patur vjedhje masive të votave dhe presion.

Edhe fondet e rindërtimit janë përdorur në këmbim të votës. Keni përdorur grupet më të zeza kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Ndryshuat fletën e votimit që sollën një numër rekord votash të pavlefshme. Ata që kanë prodhuar këtë gjendje ekonomike, politike e sociale, ndalën dhunshëm ndryshimin. Kështu vdesin demokracitë, fiton autoritarizmi. Përbërja e kësaj pakice reale që hiqet si shumicë fiktive, është shfaqja e një regjimi që nuk e ndryshon dot fytyrën e vet e as efektet negative që ka në jetën e çdo shqiptari”, tha Basha.

Etiketat e lidhura

edi ramaLulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 33 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 47 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 54 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.